Brnabiq për Ushtrinë e Kosovës: Sot është një ditë e vështirë

Lajme

Brnabiq për Ushtrinë e Kosovës: Sot është një ditë e vështirë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:10

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar për votimin e ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot nuk është dita kur kontribuohet për stabilitetin e rajonit”, ka thënë Brnabiq.

Ajo e ka përshkruar ditën e sotme si një ditë të vështirë.

“Sot është një ditë e vështirë për mua dhe besoj se pa një rajon stabil. As Serbia nuk është stabile apo as edhe ndonjë shtet tjetër”, shtoi ajo.

“Është më mirë të flasim për bashkëpunim se sa të krijojmë barriera”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat