Simiq tregon pse Lista serbe nuk mori pjesë në votimet për FSK-në

Lajme

Simiq tregon pse Lista serbe nuk mori pjesë në votimet për FSK-në

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:50
Igor Simiq

Igor Simiq, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe nënkryetar i Listës serbe ditën kur u votua për transformimin e FSK-së në Ushtri ka treguar pse deputetët e kësaj partie kanë munguar në seancën sotme plenare.

“Situata është e jashtëzakonshme dhe ne nuk mund të parashohim aktivitete në Prishtinë. Ne nuk ishim në Kuvend, sepse kundërshtojmë këtë veprim qe shkel të gjitha aktet ndërkombëtare”, ka thënë Simiq.

Ai ka shtuar “se nuk deshëm t’i japim legjitimitet këtij veprimi të Kuvendit” .

Ka deklaruar se “ne do të mbetem këtu për të drejtën tonë dhe për mbetje në Serbi” .

Simiq, sikur dhe Rakiq, është kërcënuar se nuk do lejohet që pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës të shkojnë në veri:

“Nëse ndonjë force e armatosur niset këndej, ne do të mbrojmë popullin tonë para atyre forcave. Serbia është me ne”.

Në fund Simiq ka paralajmëruar se për votimin sotëm L:ista serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Do të ankohemi në Kushtetuese, edhe pse nuk presim ndonjë vendim spektakular nga kjo Gjykatë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat