Qytetarët e Mitrovicës në pritje të fjalimit nga presidenti serb

Lajme

Qytetarët e Mitrovicës në pritje të fjalimit nga presidenti serb

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Mitrovica

Në këto orë të mbrëmjes një turmë e vogël serbësh janë grumbulluar në sheshin “Car Lazari”, në Veri të Mitrovicës, për të ndjekur deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ..

Pas pak minutash ai pritet të flasë rreth miratimit të sotëm ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.

Njësitë speciale të policisë të rajonit të vëriut, janë duke i kontrolluar të gjitha rrugët që qojnë në drejtim të Mitrovicës.

Patrulla të tilla janë parë afër urës së lumit iber në Lagjen e Boshnjakëve në rrugën e cila lidh këtë lagje me Mitrovicen, rruga qq lidh Leposaviqin me Zveqanin.

Në anën tjetër patrullat e KFOR-it janë larguar nga veriu ndersa në pjesën jugore nuk është lajmëruar për ndonjë incident.

Ekipi I KALLXO.com do të vazhdoj të ju mbaj të informuar në lidhje me zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat