Kush aspiron për paqe, duhet të përgatitet për luftë

Lajme

Kush aspiron për paqe, duhet të përgatitet për luftë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 21:26
Ish ministri I Brendshëm, Dritan Demiraj

Ish ministri I Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës së krijimit të ushtrisë.

Kolonel Demiraj e vlerëson se krijimi, forcimi dhe modernizimi i kësaj ushtrie do t’i shërbej forcimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend, rajon dhe në botë,

Ja postimi i plotë:

Të dashur miq!

I nderuar popull i Kosovës, të nderuar bashkëkombas!

I nderuar Kryeministri i Kosovës, Gjeneral Ramush Haradinaj!

I nderuar Kryeparlamentari z. Kadri Veseli!

Urime!

Sot Parlamenti i Republikës së Kosovës pas miratimit me 107 vota, në një akt historik për konsolidimin e pavarësisë të saj, votoi për krijimin e Forcave të Armatosura të RK.

Krijimi, forcimi dhe modernizimi i kësaj ushtrie do t’i shërbej forcimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend, rajon dhe në botë.

Duke përshëndetur përzemërsisht këtë votim historik, uroj me zemër që FA të Kosovës me mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-ve të shndërrohen në një partner të suksesshëm dhe qëndrueshëm të NATOs.

Besoj që nga dita e nesërme të gjithë institucioneve të qeverisë së Kosovës, parlamentit, iu del si detyrë mbështetja për planifikimin dhe miratimin e rritjes së buxhetit, për procesin e tranformimit të forcave të sigurisë në forca të armatosura.

Shpreh angazhimin edhe personal, por jo vetëm që të gjithë ekspertët e mbrojtjes dhe të sigurisë kudo që janë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes së saj dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA, të kontribojmë në krijimin e një force sa më profesionale, të mirëpajisur dhe strukturuar, me kapacitete të larta, në mënyrë që dhe flamuri i RK të valëvitet me krenari në komandant operacionale të NATOs në Afganistan, Irak, etj kudo ku kërcënohet paqja dhe liria për të kontribuar në misionet paqeruajtëse dhe luftën kundër terrorizmit për një paqe në botë.

Urime bashkëkombas, ta gëzojmë ushtrinë e Kosovës.

Suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat