Reagon ashpër Rusia për formimin e Ushtrisë, e jep këtë urdhër

Lajme

Reagon ashpër Rusia për formimin e Ushtrisë, e jep këtë urdhër

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:24
Reagon ashpër Rusia për formimin e Ushtrisë, e jep këtë urdhër

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dënuar lëvizjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe përmes një deklarate thotë se ajo duhet të shpërbëhet.

Në këtë deklaratë të lëshuar sonte mbrëma, thuhet se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO’ja në Kosovë, duhet të marrin masa të menjëhershme për të, siç thuhet aty, çmilitarizuar dhe shpërbërë çdo formacion të armatosur kosovarë-shqiptarë.

Rusia, që është aleate e Serbisë, ka mbështetur Beogradin qysh kur kjo e fundit ka refuzuar pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu dënon deklaratat e disa zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ushtria e Kosovës do të jetë njëjtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat