Detaji shumë i dhimbshëm nga jeta e James Mattis, njeriut që dha ‘leje’ për ushtrinë e Kosovës

Lajme

Detaji shumë i dhimbshëm nga jeta e James Mattis, njeriut që dha ‘leje’ për ushtrinë e Kosovës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 00:55
James Mattis

Kosova sot arriti ta bëjë të mundur ushtrinë, duke votuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Por, ashtu si për çlirim dhe pavarësim, Republika jonë kurrë nuk do të mund ta kishte bërë këtë po të mos ishte mbështetja e aleatit tonë më të madh dhe me të fuqishëm; SHBA-në.

E njeriu i cili dha fjalën e fundit për këtë, ishte James Mattis, i cili shërben si Sekretar i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Po cila është jeta e James Mattis?

Përderisa ai njihet për karrierën e tij ushtarake dhe për reputacionin e madh për shkak të formimit të tij të madh intelektual duke arritur edhe gradën e gjeneralit, ekziston edhe një detaj i dhimbshëm i jetës së tij.

James Mattis nuk u martua kurrë dhe nuk ka fëmijë. Gjatë rinisë së tij ai i kishte propozuar një gruaje me emrin Alice Gillis, e cila e kishte refuzuar vetëm disa ditë para martesës me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat