“Pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” – Eskalon përplasja mes Dardan Sejdiut dhe Kujtim Shalës

Lajme

“Pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” – Eskalon përplasja mes Dardan Sejdiut dhe Kujtim Shalës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
“Pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” – Eskalon përplasja mes Dardan Sejdiut dhe Kujtim Shalës

Një përplasje me të shara, që ka rrezikuar të eskalojë në përleshje fizike ka ndodhur në mes të deputetëve Dardan Sejdiu e Kujtim Shala.

I pari është shef i deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu e i dyti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Përplasja ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku po caktohej seanca për votimin e rezolutës dhe krijimit të ekipit për dialogun e Kosovës me Serbinë. Burimet mediave brenda mbledhjes së Kryesisë raportojnë për tensione mes dy deputetëve. Fjalët “pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” kanë qenë disa prej atyre që raportohet të jenë përdorur në këtë përplasje.

“Besoj që për këtë duhet ta pyesni z. Shala, mendoj që ka të bëjë me çështje procedurale të cilat z. Shala deshi t’i ngre. Normalisht që ekzistojnë mekanizmat institucional për me trajtu problemin të cilin z. Shala e ka… ose mund ta ketë”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat