Apel mërgimtarëve të Kosovës: Mos ejani nepër Serbi për festat e fundvitit - Bota Sot
Apel mërgimtarëve të Kosovës: Mos ejani nepër Serbi për festat e fundvitit

Lajme

Apel mërgimtarëve të Kosovës: Mos ejani nepër Serbi për festat e fundvitit

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe pak ditë kur edhe hyjmë në vitin e ri 2019-të. Tanimë shumë mërgimtarë ia mësyjnë vendlindjes së tyre, për festat e fundvitit.

Shumica e tyre për të ardhur në Kosovë kalojnë nepër Serbi, por kjo nuk është shumë e dëshirueshme të ndodh edhe kësaj here.

Mërgimtarët e Kosovës, do të bënin mirë të vinin në ndonjë rrugë alternative pa kaluar nepër Serbi, sepse kështu do të dobësohej edhe më shumë Serbia.

Image

Sipas kësaj harte që po e shihni më lartë, nëse bojkotni rrugët e Serbisë për të ardhur në Kosovë dhe zgjidhni rrugën për Mal të Zi e Shqipëri, distancak kohore do të jetë rreth 50 minuta më shumë. Këta minuta nuk janë shumë që të bojkotohet Serbia.

Duke injoruar kufinjtë serbë, qytetarët e Kosovës nuk do të blenin naftë, ose gjëra tjera brenda territorit të Serbisë, gjë që do ta ulte edhe më shumë ekonominë e Serbisë, pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...