Vuçiq flet për dorëheqjen e ministrit Stefanoviq

Lajme

Vuçiq flet për dorëheqjen e ministrit Stefanoviq

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 22:39
Nebojsha Stefanoviq dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq komentoi në konferencën për shtyp dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, por nuk bëri të ditur nëse do të pranojë atë.

"Nuk ishte në një formë të tillë ... Nebojsha do të flasë për këtë nesër. Ai kishte një ditë të vështirë, shumë akuza penale ... Në asnjë në këto veprime të dhunshme nuk morën pjesë askush nga SNS, përveç qytetarëve të mundshëm që do të votonin për SNS-në, të cilët u sulmuan ", tha Vuçiq.

Ai shtoi se përkrahësit e Djilas dhe Obradoviq  kishin hyrë në stacionin e policisë në Guca.

"Stefanoviq më thirri në ankth dhe tha se askush nuk ka të drejtë të poshtërojë policinë. Unë i thashë atij se ndërsa ata të mos fillojnë të kërcënojnë me dhunë,  tërhiqi, të bëjnë atë që donë. Ishte shumë e vështirë për të. Unë nuk dua të flas për këtë”, tha Vuçiq.

Mediat serbe më herët raportuan se Stefanoviq i ka ofruar dorëheqjen e tij kryeministres Ana Brnabiq dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, "pasi i ishte thënë  të mos arrestojë përkrahësit” e Dragan Djilas, lider i Aleancës për Serbinë dhe Boshko Obradoviq, kryetar i Dverit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat