Lajiq: Që nga 21 nëntori, asnjë mall i Serbisë nuk ka hyrë në Kosovë

Lajme

Lajiq: Që nga 21 nëntori, asnjë mall i Serbisë nuk ka hyrë në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 11:22
Ministri i Tregtisë dhe i Telekomunikacionit i Serbisë Rasim Lajiq

Ministri i Tregtisë dhe i Telekomunikacionit i Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se që kur Qeveria e Kosovës ka vënë taksën 100 % për mallrat e Serbisë, ekonomia serbe ka pasur plasman më të vogël mallrash për 30 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar.

Ai për TV Përva ka thënë se që nga 21 nëntori kur janë vënë masat e deri më 11 dhjetor kur për herë të fundit është bërë bilanci, është ndaluar në tërësi eksportimi mallrave nga Serbia në Kosovë, me përjashtim të disa brendeve ndërkombëtare që nuk janë futur në këto masa.

Duke folur për takimin sotëm të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini, ka thënë se së pari duhet zgjidhur kriza e krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat