‘Së shpejti nuk do të ketë më mallra serbe në Kosovë’

Lajme

‘Së shpejti nuk do të ketë më mallra serbe në Kosovë’

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:14
Rasim Lajiq

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq, deklaroi sot se nga data 21 nëntor deri më 11 dhjetor, janë plasuar 30 milionë euro më pak mallra serbe në Kosovë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Ky dëm është i madh dhe nëse vazhdon, kjo praktikisht do të thotë se tregtia është ndërprerë plotësisht, me përjashtim të markave ndërkombëtare sporadike që ende shesin mallra", tha Lajiq për TV Prva.

Ai shtoi se mallrat me origjinë serbe në Kosovë nuk do të ketë më pothuajse nëse mbetet në fuqi taksa prej 100 për qind.

Lajiq thotë se heqja e taksës ndaj mallrave serbe është kusht i palës serbe për vazhdimin e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat