Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për vrasjen e Ivanoviq

Lajme

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për vrasjen e Ivanoviq

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve N.S., D.M. dhe M.R. për shkak të veprës penale vrasje dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit  kanë kryer veprat penale në bazë të provave.

Ndryshe, të pandehurit N.S., M.R. dhe D.M. dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e O.I.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat