Vuçiq i ankohet Britanisë për Gjuriqin: E rrahen atë në Kosovë

Lajme

Vuçiq i ankohet Britanisë për Gjuriqin: E rrahen atë në Kosovë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 07:34
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka folur pësëri në mbledhjen e urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Vucic këtë herë ka thënë se deklaratat për spastrim entik po vrasin gjasat e mirëfillta për arritjen e një kompromisi mes dy palëve, sipas tij pas luftës edhe Kosova kishte bërë spastrim duke larguar serbët nga Kosova.

“ Prishtina tha se ka ndodhë spastrim i tmerrshëm etnik nga serbët, po vret të vërtetën, po vret gjasat e mirëfillta për arritjen e kompromisit mes dy palëve, po ashtu kam dëgjuar diçka që nuk kam mundur ta kuptojë, në lidhje planin e Ahtisarit, nga kush është formuar ai plan, nga cila organizatë, kur nuk keni fakte ju flisni për atë plan që nuk ka hyrë kurrë në fuqi”, tha Vucic.

Vucic duke ju përgjigjur përfaqësuesi të Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB’së,  ka thënë se Serbia nuk ka përdorë dhunë, është Kosova ajo që po e bënë një gjë të tillë, duke aluduar kështu për arrestimin e Marko Djuricit në Kosovë.

“Dikush përdori forcën, ne nuk kemi përdor forcën ndaj askujt, por Kosova ka rrahur kryenogaciatorin, është e lehtë nga disa vende ta fajësojnë Serbinë, ne nuk kemi futur taksa kundër tyre, ne nuk kemi krijuar ushtri në veri, ne nuk kemi bërë asgjë, por ne duhet të fajësohemi sepse dikush duhet ta justifikojë politikën e tyre të gabuar”, tha Vucic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat