Vuçiq kërkon ndihmën e OKB-së rreth çështjes së Kosovës

Lajme

Vuçiq kërkon ndihmën e OKB-së rreth çështjes së Kosovës

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçq dhe Antonio Guterres

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Neë Jork, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për përfshirje më të madhe të OKB-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kreu i shtetit serb falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për siç tha shprehjen e shqetësimit të tij lidhur me vendimin e Kosovës për formimin e Ushtrisë dhe  theksoi se Prishtina rrezikoi stabilitetin rajonal me lëvizjet e saj.

Vuçiq mbrëmë në Neë York në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është përballuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me krijimin e Ushtrisë së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat