Ukraina e dëshpëruar me Serbinë: Ne votojmë kundër Kosovës, ju kundër nesh

Lajme

Ukraina e dëshpëruar me Serbinë: Ne votojmë kundër Kosovës, ju kundër nesh

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:50
Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovich

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovich, ka thënë se nuk ishte një veprim i mirë që Republika e Kosovës mori vendim për transformimin e FSK-së në Ushtri. Por ai gjithashtu ka kritikuar edhe Serbinë, e cila dje në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara votoi kundër Ukrainës.

“Ne themi që nuk është mirë, dhe që ne nuk e mbështesim krijimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Rezoluta e 1244 e Këshillit të Sigurimit duhet të respektohet”, ka thënë ambasadori ukrainas.

Ai ka thënë se ky është një pozicion i qartë i Ukrainës, dhe se “do të vazhdojnë ta konsiderojnë shpalljen e pavarësisë si një veprim të një anshëm, dhe Kosovën e shohin si pjesë sovrane e Serbisë”, shkruan media serbe.

Në të njëjtën kohë në një konferencë për media, ai ka kritikuar Serbinë që ka votuar kundër Ukraniës, në Asamblenë Gjenerale.

“Me të vërtetë nuk e kuptojmë këtë lëvizje të Serbisë. Ne votuam kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Ne po e dëshmojmë me hapa konkret që nuk do të pranojmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Aleksandrovich.

Ai ka kujtuar se përgjatë vizitës së korrikut  që presidenti i Ukrainës, Petar Poroshenko , pati në Beograd, palët ishin marrë vesh që të mos votonin kundër njëra tjetrës. Megjithatë ai thotë se Serbia ishte një nga 19 shtete që votuan kundër rezolutës së Ukrainës, kundër prezencës ushtarake të Rusisë në Krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat