O Hashim, pse bre burrë Preshevën së përmende në OKB, bilë një herë

Lajme

O Hashim, pse bre burrë Preshevën së përmende në OKB, bilë një herë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 00:01
Hashim Thaçi

Thaçi, që nuk përmendi Preshevën në OKB, s’ja vuri pikën i-ës.

Kur nuk është një punë e kryetar si duhet apo i diçka është mangët, në Zvicër përdorët një thënie “nuk ja vure pikën shkronjës i” që donë të thotë krejt në rregull, veç ajo po i mungon.

Edhe të diskutimi i djeshëm i Hashim Thaçit në KS të OKB-së diçka i mungonte, i mungonte diçka sikur gjellës kripa, pra ajo ë Luginës së Preshevës i cili ditëve të fundit në Prishtinë ju kishte bërë ky refren si kafja e regjësit i cili s’mund ta fillonte ditën pa të, shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, në komentin e saj redaksional.

Dhe çuditërisht Thaçi sikur herën ë fundit në BE në takimin më Zvicër as tash në OKB nuk përmendi Luginën Preshevës. Madje gazetari i Presheva Jonë në samitin ë fundit të Forumit Ndërkombëtar të Crans Montana në Gjenevë pesë minuat para fjalimit të tij ë kishte sugjeruar të flas diç për Luginën ë Preshevës por edhe këtu e kishte injoruar.

Nëse një lider kosovar nuk përmend Preshevën në konferencën ndërkombëtarë atëherë kush apo ku duhet të përmendi?! A mjafton vetëm në Prishtinë para kamerave (kupto fushatë) apo dukë ftuar liderët e Preshevës për kafe, të cilët liderë para katër vitesh i kishte fyer dhe akuzuar si argat të Serbisë pas rrënimit të lapidarit të UÇPMB-së.

Paraqitja e presidentit në seancën ë fundit të KS të OKB-së u prezantua në mënyra të ndryshme nga analistë shqiptarë. Sidoqoftë për qytetarët e Preshevës Hashim Thaçi në OKB nuk tha asgjë të re, përveç do shifrave të njohur jo vetëm për Serbinë por edhe për komunitetin ndërkombëtar.

Nga Thaci ishte pritur më shumë. Ai dukët së harroi akuzat ndaj Vucicit apo Serbisë për gjenocid, që nuk i tha dje në OKB, apo harroi ti drejtohet kolegut të tij Vucic, që t’i kërkoi popullit të Kosovës falje për krimë, masakra ë dhunimin ë 20.000 kosovarëve dhe për gjitha ato të zezë që ja ka bërë Serbia?!

Sikur t’ia kishte përmendur këto Thaçi homologut të tij serbë, ndoshta qetarët ë Luginës së Preshevës për cilët ai kohëve të fundit është kah “preokupohet” apo edhe t’ia “bashkoj” Kosovës më deklarata,  do t’ia kishin falur presidentit kosovar pse ai nuk e përmendi bilë njëherë Preshevën ë KS të OKB-së, përderisa Vucici përmendi Veriun së paku 30 herë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat