Vuçiq i kënaqur me rezultatet e seancës së Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq i kënaqur me rezultatet e seancës së Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:37
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ishte i kënaqur me rezultatet e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai për Zërin e Amerikës tha se Serbia pati mundësinë të informojë publikun ndërkombëtar mbi situatën në Kosovë në një sesion të hapur pas futjes së taksës për mallrat serbe dhe vendimet mbi transformimin forcat e sigurisë së Kosovës në Ushtri”.

“Ne iu kemi treguar atyre që avokojnë për pavarësinë e Kosovës se çka kanë krijuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat