Mediat serbe: Vuçiq pranoi nga Trump letër të ngjashme me Thaçin

Lajme

Mediat serbe: Vuçiq pranoi nga Trump letër të ngjashme me Thaçin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:00
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje homologut të tij kosovar,  Hashim Thaçi të përdorë shansin dhe të ndërtojë një marrëveshje të qëndrueshme paqësore me Serbinë në një ndërhyrje të habitshme në negociatat e ngadalta midis dy palëve.

Kështu shkruan media serbe për letrën e kreut të shtetit amerikan drejtuar atij kosovar, e që  kjo media serbe  iu referuar këshilltarëve për media të presidentit serb, raporton se edhe Aleksandar Vuçiq mori një letër të ngjashme nga Trump,

Mediat serbe njëherit transmeton tekstin e letrës së Trump drejtuar , në të cilën ai u kërkon krerëve të Kosovës të flasin me një zë unik gjatë bisedimeve të paqes dhe të përmbahen nga veprimet që do ta vështirësonin arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas kësaj gazete, këto fjalë lidhen me Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri  Ramush Haradinaj, i cili kritikoi qasjen e Thaçit në negociata dhe ndërmorri një kurs më të ashpër ndaj Serbisë, duke futur tatimin prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia,

Më poshtë jua sjellim lajmin bashkë me letrën që Trump i dërgoi Thaçit rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat