Ish-anëtari i SHIK-ut tregon pazarin e rrezikshëm të Thaçit për Kosovën

Lajme

Ish-anëtari i SHIK-ut tregon pazarin e rrezikshëm të Thaçit për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:20
Hashim Thaçi

Ish-anëtari i SHIK-ut, dhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se, për të shpëtuar nga burgu Hashim Thaçi po bëhet Pazar për faljen e gjysmës së Kosovës.

Përveç kësaj, Miftari thotë se gjithashtu po bëhet Pazar edhe për faljen e të gjitha krimeve dhe masakrave të Serbisë të bëra me shekuj kundër nesh.

Ai pyet se çka na duhet ushtria e Kosovës, nëse ndodh kjo tradhti.

“B*** e shenjt e 'presidentit ton'

Për shpëtimin nga burgu të një b*** të Hashim Thaçit po bëhet pazar për faljen e gjysmës të Kosovës, dhe falja e të gjitha krimeve dhe masakrave të Serbisë të bëra me shekuj kundër nesh.

Bahet pyetja çka po na duhet atëherë ushtria jonë nëse ndodh kjo tradhti e kulluar”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat