Gani Geci: Nëse deri dje patriotizëm ishte lufta për liri, sot patriotizëm është...

Lajme

Gani Geci: Nëse deri dje patriotizëm ishte lufta për liri, sot patriotizëm është...

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:34
Gani Geci

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për patriotizmin e sotëm të shqiptarëve.

Ai thotë se, nëse dikur ishte patriotizëm lufta për liri, sot është konsumimi i produkteve vendore dhe bojkotimi i produkteve serbe.

Geci thotë se, vetëm kështu e forcojmë ekonominë dhe e dëmtojmë armikun shekullor.

Image

 

“Nëse deri dje patriotizëm ishte lufta për liri, sot patriotizëm është konsumimi i produkteve vendore dhe BOJKOTOMI i PRODUKTVE SERRRBE.

Kështu e forcojmë ekonominë ton dhe në anën tjetër e dëmtojmë armikun shekullor”, shkruan Geci, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat