Vuçiq komenton letrën e presidentit Trump

Lajme

Vuçiq komenton letrën e presidentit Trump

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar edhe letrën që i ka dërguar presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ai tha se duhet të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje për Kosovën, “përndryshe, zgjidhjet e këqija do të na gjejnë dhe do të na kthejnë mbrapa”.

Vuçiq tha se letra e Donald Trump në lidhje me Kosovën flet tre gjëra, dhe një prej tyre është se SHBA është e interesuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës me kompromis.

“Letra gjithashtu tregon se në të gjithë procesin, presidenti amerikan është përfshirë për herë të parë në mënyrë të hapur, që do të thotë se ‘makina’ e madhe do të mbështesë ardhjen e një zgjidhjeje të tillë”, u tha gazetarëve në Bruksel presidenti Vuçiq.

Duke vënë në dukje se ai e kishte lexuar tekstin në letrën, Vuçiq tha se nuk ishte dakord me vlerësimin e Trump se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishin në fazën përfundimtare:

"Fakti që Trump thotë se kemi hyrë në fazën përfundimtare, nuk mund të pajtohem plotësisht me këtë, nuk mendoj se jemi afër zgjidhjes," tha Vuçiq dhe shtoi se letra e Trump tregon se sa e interesuar është SHBA për të ardhur deri te zgjidhja.

Sipas tij, arritja e një zgjidhje përfundimtare, kreu i shtetit serb tha se nuk mendon se kjo do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë.

"Por nuk mendoj se kemi alternativa, por të vazhdojmë të flasim, sepse nëse nuk vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje, zgjidhjet e këqija do të na kthejnë mbrapa", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat