Dramë me dialog të rimuar - Bota Sot
Dramë me dialog të rimuar

Libra

Dramë me dialog të rimuar

Nga: Kaltërina Meka Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:00
Kopertina e librit

Drama “Aurora” e autorit të shquar Nexhat Halimi ( publicist, prozator, poet e dramaturg), në mënyrë shumë origjinale-dramatike, shtjellon një ngjarje nga lufta e fundit atdhetare në Kosovë. Në qendër të veprimit është një çift bashkëshortorë me kombësi serbe, pra grua e re e martuar për një burrë i cili me çdo kusht dëshiron të ketë një fëmijë. Fëmija i cili lind është fryt i një dashurie të një të riut me kombësi shqiptare. Vitet ikin dhe fëmija rritët me një baba me botëkuptime  të një njeriu plot urrejtje. Kjo gjë sa vjen e shndërrohet në mos durim të hapur përballë fqinjëve, ndonëse ai është kolon i hershëm dhe jeton në tokën e huaj. Fqinjët, të përballur me një rrethanë të tillë, të varfër dhe tejet veçantë, sillen mirë me gruan e tij të re. Njëri nga ta dashurohet në gruan e re dhe  nga ajo dashuri u lind një djalë. Burri serb i bindur në shterpësinë e tij e hesht shtazanin e gruas, të cilën e ka blerë për një lopë. Ikin në këtë mënyrë vitet dhe djali rritet. Shpërthen lufta dhe nëna nuk i tregon djalin për të vërtetën e ktë gjë nuk e bën as shqiptari, ndonëse serbi vdes. Gruaja largohet nga Kosova dhe ikën në Serbi me të vërtetën e heshtur se djali i tij është i fqinjit shqiptar. Gjatë luftës së fundit në Kosovë babë e bir hasen përballë njëri tjetrit. I biri i armatosur nën uniformën serbe, ndërsa babai shqiptar-i varfër, i sjellshëm dhe duar thatë. E vetmja që mund ta shpëtoi të birin që mos ta vret të atin e vet legjitim është Mara-nëna, e cila tashmë është larg që t`ia thotë të vërtetën.

Ndërkohë, fshatari i varfër shqiptar gjendet para vdekjes. E lut djalin, ushtarin serb t`i kujtoj fjalët e mira të nënës për të dhe me këtë rast i tregon për të vërtetën. Këtë gjë ia dëshmon dhe fshatari tjetër, në të njëjtin rresht për t`u vrarë. Kjo ndopak ia thyen mendjen ushtarit serb dhe i falë të ikin, mirëpo ai nuk mund të lirohet me barrën shpirtërore që i ngarkohet papritur. I kujton rastet e bisedës me nënën, me babanë serb të egërsuar dhe në këtë mënyrë bindet se në tërë këtë rrjedhë diçka nuk ecën mirë. Situata sa vjen e ashpërsohet. Ikje nga kjo nuk ka dhe djali provon të vetëvritet.

Afër e ndjek babai i vet legjitim dhe bën përpjekje ta shpëtojë nga ky akt i rëndë. Ai është i ri dhe vetëm uniforma e huaj e bën njeri të huaj!

Teksti, për të cilin po shkruaj është një ndërthurje  psikologjike, me domethënie të rëndë, me skena nga më të ndryshmet, të cilat i sjell lufta. Ka ndjekje e ikje, Ka dhunime, maltretime e vrasje të atyre, të cilët kaq të pafajshëm jetojnë në tokën e tyre dhe ndiqen gjithnjë nga thika e përbetuar serbe.

Personazhet janë:  Unë,  joUnë, i Treti, Mara, Mirko, Hija, Plaka, Ushtari, Ushtari I, Gruaja, Oficeri, Ushtarë e Qytetarë me të gjithë së bashku  autori ka realizuar një dramë unike.

Drama është shkruar me një stil të rrjedhshëm, të qartë e të afërt, e cila gjë bën që lexuesit ta përjetonin deri në fund, e sidomos kjo do të ndodhte me shikuesit – dashamirë të tetarit, sikur drama të inskenohej, me ç`rast drama do të merrte dimension të ri, do të merrte shpirt, jetë në skenë para shikuesit...

Shkrimi fund e krye përshkohet me pamje, fjalë e veprime shumë të përshtatshme për skenë, por në të njëjtën kohë është mjaftë i afërte edhe për lexim. Në të shumtën e rasteve dialogët kanë rima.   

 Ky tekst i realizuar me shumë përkushtim - do ta mbante kujtimin gjallë të popullit për katrahurat që përjetoi nga policia dhe ushtria, e sidomos nga paramilitarët serbë, duke mos i harruar për asnjë çast masakrat e papara. Lufta këtu e shtrin vetëm hijen e vet të rëndë, ndërsa përplasjet ndodhin  brenda personazheve, të cilët pësojnë. Drama nuk thërret për hakmarrje, por është zë kundër harrimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...