Librat me të cilët e filluan vitin 2019 lexuesit shqiptarë

Libra

Librat me të cilët e filluan vitin 2019 lexuesit shqiptarë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Fillimi i një viti konsiderohet mundësi e mirë për fillime të reja. E plot nga të rinjtë shqiptarë vitin 2019 e filluan me lexim.

Në faqen Leximtarët, ata kanë treguar librat me të cilët filluan vitin 2019. Ajo çka bie në sy te përzgjedhja e tyre, është dominimi i letërsisë së huaj në krahasim me atë shqiptare.

Nga shkrimtarët shqiptarë, ata kanë zgjedhur Kadarenë, Qosjen e Kongolin, kurse nga shkrimtarët e huaj prijnë Dostojevski, Pamuku e Kundera.

Në vazhdim gjeni disa nga librat me të cilën lexuesit shqiptarë e nisën këtë vit:

Tre shokë – Erich Maria Remarque

Unë jam e kuqja – Orhan Pamuk

Kur sunduesit grinden – Ismail Kadare

Idioti – Fyodor Dostoyevski

Të mjerët – Victor Hugo

Harry Potter – J.K. Roëling

Ne të tre – Fatos Kongoli

I ringjalluri i penduar – Rexhep Qosja

Shakaja – Milan Kundera

Fëmijët e mesnatës – Salman Rushdie

Kur dashuronte Suani – Marcel Proust

Hija e erës – Carlos R. Zafon

Alef – Paulo Coelho

Tri bijat e Evës – Elif Shafak

Ndërkohë, ata kanë treguar edhe numrin e librave të cilin synojnë ta lexojnë brenda këtij viti, e që sillet rreth 10-60 libra për vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat