Prizreni

Libra

Prizreni

Nga: Atdhe Geci Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:51
Ilustrim

Në  ç ́drejtim  po  lëviz  kombi  ynë? 
mbi Prizren ende ka ré të zeza! 
Asgjë s ́është më i vlerë se atdheu 
flaka këngëve vetëm po i shtohet.

Ky qytet njëkombësh  i  Shqipërisë 
shkruan Gjirokastra për Prizrenin, 
është përtej 7 mrekullive të botës, 
Prizreni ujin e vet e njeh nga etja.

Është vullnet qytetar  i  shqiptarëve 
dhe përpjekje e të gjithë shekujve 
që kombi ynë të mos bëjë më burg, 
Çamëri e Shqipëri të jemi një shtet.

Atdheu  po  kuvendon  në  Prizren, 
Në shtëpinë – shekull, të Lidhjes, 
aty kemi një gjeni që, Vlora, Parga, 
e Prizreni, të  shpallen, Kryekëngë!

A do ta  bëjë  këtë  histori  atdheu
Që Prizreni e Vlora të bashkohen? 
Retë në qiell mund të kenë rrufé, 
por çasti e do këngën me e mprehë!...

Dora e atdheut

Çamëria s´lypet, Çamëria merret, 
shpirt bëje dorën grusht e lëviz 
Çamëria është tokë e Shqipërisë 
vendi ynë shtrihet deri në More!

Zgjohuni bijë të të gjithë atdheut! 
Atdheu sot të gjithëve na thërret 
Çamët dhe arvanitët janë zgjuar, 
Çamëria Shqipëri, është fitorja.

Atdhe, betohemi për Çamërinë, 
çamët më s ́jetojnë të nënshtruar 
Çamëri, vëje flamurin në Athinë
dora jonë fuqishëm është me ty!

Nuk heqim dorë nga Çamëria 
nga tokat e stëgjyshërve pellazg 
nga trashëgimia e të parëve tanë 
Çamëri, për ty tërë bëhemi hero.

Për tokën, për qiellin, për detin, 
Çamëria thërret të bashkohemi 
dora jonë shtrihet deri në Epir, 
ne jemi të vendit, të fuqishmit.

Nënat e çamërisë - poezi nga libri "Trokitje çame".

Ju thërrasim kundër heshtjes së gjatë 
Ju thërrasim të dalim nga heshtja, 
çamët kudo jemi një gjak. Aq sa na 
vrau lufta, aq na vrau dhe paslufta.

Prej shpirtit e kemi të kryengritemi: 
Janina kërkon Greqia të arrestohet, 
Preveza kërkon Çamëria të çlirohet 
Arta thërret: -Bashkim me Shqipërinë!

Çamëri, thuaje të pathënën që kurrë 
s ́e ke thënë, çasti është të ngrihemi, 
shpirtin e ke bletë të urtë e punëtore 
e gjakun në trup si mjaltë të bimë.

Në qypin e gjakut do të votojmë, 
çasti është të çlirohemi nga Greqia,
mjaft kemi vuajtur e fjetur si patate!
Çamëria thërret, për liri të ngritemi!

Qyteti me shkrepse - fragment nga poema me të njëjtin titull.

Kosovë Dardane bjeri heshtjes
këndo me tërë fuqinë qe ke
në dhomë, në banjo, në balkon
këndo në të gjitha shtëpinë 
mbushi rrugët me veten tënde
të dëgjoj toka e të dëgjoj qielli
këndo tek të mbjellat tua, bërtit,
dhe mbushe gojën me thirrje 
ngrite zërin e përbashkimit tënd
nëpër qytete dhe fshatra, këndo
me sa fuqi ke , dhe shpërndaji 
këngët; Shqipëri është Kosova! 
Shqipëri janë Iliriada e Çamëria
Shqipëri jemi trojet shqiptare
Ilir, këndo të dëgjojnë të rënët
Se këtu jemi ! Dhe gjallë jemi !

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat