Nesër promovohet libri “Bir i Atdheut”

Libra

Nesër promovohet libri “Bir i Atdheut”

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:45
Nesër promovohet libri “Bir i Atdheut”

Të enjten promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi.

Libri, nëpërmjet një rrëfimi autentik, paraqet zhvillimet historike të fillimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë dhe jetën e veprën e dëshmorit, Naser Hajrizi, i rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit 1981, në qendër të Prishtinës, së bashku me shokun e idealit, Asllan Pirevën.

Autor i librit është veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.

Ndryshe, provimi i librit bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat