Promovohet libri “Bir i Atdheut” - Bota Sot
Promovohet libri “Bir i Atdheut”

Libra

Promovohet libri “Bir i Atdheut”

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:03
“Bir i Atdheut”

Sot promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi.

Libri nëpërmjet një rrëfimi autentik, paraqet zhvillimet historike të fillimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë dhe jetën e veprën e dëshmorit, Naser Hajrizi, i rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit 1981, në qendër të Prishtinës, së bashku me shokun e idealit, Asllan Pirevën.

Autor i librit është veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.

Promovimi i librit bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...