U promovua libri “Pylltaria e Dragashit ndër vite”

Libra

U promovua libri “Pylltaria e Dragashit ndër vite”

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:28
U promovua libri “Pylltaria e Dragashit ndër vite”

Në ambientet e Hotel- Restorant “MEKA”, sot u promovua libri i parë i kësaj natyre në Kosovë, “Pylltaria e Dragashit ndër vite” shkruar nga inxhinieri i pyjeve, Naim Ramadani. Në libër përshkruhet veprimtaria e shkencore, profesionale, organizative, administrative dhe e specialistëve të pyjeve të kësaj komune që kanë kontribuar në fushat dhe sektorët ku kanë punuar.

Të pranishëm ishin kolege të autorit, miq dhe dashamirës të fushës së mjedisit etj.

Libri është një botim voluminoz prej 259 faqesh, qe përmbledh aktivitetin e disa dekadave në pylltari e kësaj komune.

Fillimisht për rëndësinë e këtij libri foli profesori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Departamenti i pylltarisë, prof. dr. Faruk Bojaxhiu, i cili mes tjerash tha: “Komuna e Dragashit, ka qenë model i një organizimi të mirëfilltë profesional, me plan vjetor të menaxhimit, të cilat me përpikëri, korrektësi dhe më kohë është bërë zbatimi i tij. Këto ditë edhe vetë kryeshefi ekzekutiv në një emision televizive e ka lavdëruar menaxhimin e kësaj komune duke e radhitur të parën, kjo është bërë edhe fal kontributit të autorit të këtij libri Naim Ramadani. Po ashtu nuk ka lënë pa përmendë edhe rëndësinë e këtij libri: “Në këtë libër lexuesi do të gjënë material interesant shkencor dhe profesional lidhur me resurset e pyjeve sipas origjinës, përqindja e pyjeve ndaras për gjethorët dhe haloret, llojet e drujve dhe florës e faunës që realisht gjenden në komunën tonë”. Për rëndësinë e këtij libri unikat foli edhe inxhinieri i shquar i pylltarisë shqiptare Ergin Haradinaj, cili tha se në pylltari nuk duhet përzihet politika por punën duhet ta bëjnë ekspertet e fushës, andaj në këtë komunë suksesi nuk mungon ngase kanë punuar ekspertet e pylltarisë pa përzierje politike, dhe krejt në fund të pranishme të shumtë iu drejtua edhe autori Naim Ramadani, i cili i falënderoj donatorët, të pranishmit, recensentët, lektoret dhe të gjithë ata që kontribuuan në botimin e këtij libri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat