Roman për shfrenimin

Libra

Roman për shfrenimin

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

A jeni shfrenuar ndonjëherë? Natyrisht se njeriu e pëlqen të shfrenohet, të jetë i lirë nga të gjitha kufizimet. Kjo përjetohet në romanin “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Shfrenimit i jepet shumë hapësirë dhe personazhi kryesor kënaqet kur shkon pas jetës së natës dhe klubeve. Ai konsumon shumë alkool, dehet aty ku kërcehet me kërcimtare, spërkat veten dhe kërcimtaret, i prekë në prani të krejtve dhe tenton të bëj seks me to. Në vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Pastaj natën tjetër shkoja në barë, për të marr një kërcimtare, hipja edhe unë në skenë i dehur nën dritën rozë dhe pluhurin e këtij vendi, hoqa këmishën u laga me pijen që mbaja në dorë mik. Rrija deri në agim dhe në fund përfundoja në banesën time pranë gruas e cila i dorëzohej epshit tim të fëlliqtë. Më zinte gjumi menjëherë nën ngrohtësinë e vogëlushes sime. Kur vinte dita mezi ngrihesha nga shtrati i dërmuar nga kurvat dhe alkooli. Femrat dhe pija mi ofronin kënaqësitë dhe më lehtësonin. Këtë sekret përdore edhe ti mik, shfrenimi është çlirues nuk të obligon, të jap kënaqësi. Në këtë lojë zotërohesh nga vetvetja dhe ky kaos nuk të sjellë ndonjë të ardhme, mungojnë premtimet. Njerëzit që e pëlqejnë këtë jetë, shkojnë në rrugica të izoluara nga bota. Si hyjmë në shtëpi publike anash është shpresa. Bisedat nuk janë të nevojshme, çdo gjë sigurohet pa muhabet, me para, por ndonjëherë edhe pa para, varet si e menaxhon...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat