Katër dardanë të betuar për atdhe vatan dhe dyzet zuzaranë të shtrembëruar katran

Libra

Katër dardanë të betuar për atdhe vatan dhe dyzet zuzaranë të shtrembëruar katran

Nga: Sali Leka Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:55
Sali Leka

Katër dardanë të betuar për atdhe vatan dhe dyzet zuzaranë të shtrembëruar katran.

Tregim nga libri: “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa“

Me Edi Ramën, partinë socialiste, qeverinë janë dhe do të jenë populli shqiptar në të dy anët e kufirit.

Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Baton Haxhiu, Gent Cakaj, djal i ri me aftësi dhe dituri për diplomaci dhe demokraci.

Tregimin duhet ta lexojnë tërë ata shqiptarë në dy anët e kufirit, që janë betuar dhe betohen për Atdheun, kombin dhe tokën atdhetare shqiptaro-dardane.

Përpara se të filloj të shkruaj ngjarjet e tregimit jam i obliguar për të falenderuar stafin e gazetarëve të betuar për Atdheun e Skenderbuut dhe për kombin e Shën Kostandanit, për botimin e tregmit i titulluar “Gurgule gjurulldi potere e shamata pa vallëzuar dhe pa kënduar serenata”.

Tregim i parë për vitin 2019 nga libri “E vërteta, forca vitale si mali me shkrepa”.

Po ashtu me 12 Janar u botua tregimi i dytë me titull “Me Edi Ramen, partinë socialiste qeverinë dhe Gent Cakaj janë dhe do të jenë popull shqiptar në të dy anët e kufirit”.

Viti 2018 ishte viti produktiv i progresit me ngjarje madhështore me përmasa botërore.

Po citoj ngjarjen më picante me brilante. Në Korrik 2018, presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi tha: “Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën e lirë të pavarur”. Dhe nuk tha me i dhënë Serbisë as Mitrovicë dhe Drenicë ashtu si kanë llomotitur katër muaj rresht sharlatanët e llumzhuar, të skremuar.

Kurse dyzet zuzarë të shtrembëruar në Tiranë dhe Prishtinë u acaruan, u zemëruan, dhe katër muaj rresht mbushën katërmijë faqe gazete dhe dyzet studio televizive dhe portale regresive në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë me shpifje, sajime, trillime dhe shtrembërime të rëndomta të neveritura: “Hashim Thaçi do të shkëmbejë toka shqiptare me Serbinë në dëm të kosovës. Do ti japi Serbisë Mitrovicën e Veriut shumë e pasur nga Presheva e varfër”.

Në fakt Hashim Thaçi as e ka shkruar as e ka folur fjalën shkëmbim territori as emrin Mitrovicë.

Këto fjalë i kanë shkruar dhe folur 40 zuzarë të shtremër dhe i kanë folur duke uluritur si gjinkallat “Po të bashkohet Presheva, Bujanovci e Medvegja me Kosovën në Ballkan dhe në rajon fillon destabiliteti, në Europë ushton lufta dhe fluturon ibreti e mysibeti”.

Të tëra këto proçka, zëgerdhecka, të stisura të pështirosura, të jargosura, do ti demaskoj në tregimet në vijim.

Këto shpifje, trillime dhe shtrembërime monstruoze kundër Hashim Thaçit, nuk i kanë shkruar asnjë Helen në Athinë, asnjë Sllavo Bullgar në Sofje, asnjë Dako Rumun në Bukuresht, asnjë Slloven në Lubjanë, asnjë Maxharo Hungarez në Budapest, asnjë Dedesko Austriak në Vjenë, asnjë Italiano Apenin në Romë.

Fatkeqësisht këto cirrkimicka dhe intriga skurrike i kanë folur dhe shkruar në Tiranë dhe Prishtinë ata persona me xhaketa dhe pantallonaqë flasin shqip, shkruajnë me kollona, por leksikun dhe gramatikën e gjuhës shqipe e përdorin dhe duan ta përdorin për të shpifur dhe gënjyer, mashtruar dhe fallsifikuar. Tokën Atdhetare e duan për ta grabitur shkretuar dhe nuk e duan për ta ripërtëritur as për ta shkëlqyer.

E vërteta, forca vitale si mali me shkrepa, qëndron dhe do  të qëndrojë. Hashim Thaçi nuk i ka dhënë, as ka për ti dhënë asnjë metër tokë Kosovare Shqiptare, askujt në Ballkan. Hashim Thaçi luftëtari i lirisë, garanti i demokracisë i dy shekujve 20 dhe 21.

Me shokët e tij kreshnikë besnikë shporren nga Dardania gjakatarin Millosheviç që kishte okupuar Kosovën në vazhdim mbas kriminelit Rankoviç.

E shporren me luftë të llahtarshme por madhështore dhe shembullore me përmasa përtej ballkanike dhe botërore.

Hashim Thaçi bashkë njëzet e dy mijë djem dhe burra kosovarë të inkuadruar në ushtrinë Komëtare të Kosovës e filluan shekullin XXI-të me fitore madhështore qëndruan shtatë vjet në llogore 1994-2000, duke luftuar kundër Sllobodan Millosheviçit strategu i fortë luftarak i Ballkanit i etur për gjak, Shqiptari dhe Kosovari Dardani.

Por akoma më strategë viganikë, kreshnikë, besnikë të Atdheut ishin Adem Jashari, Vllezërit, Kushërijt, nipërit, miqtë dhe shokët e tij, të stërvitur në skalionet e ushtrisë çlirimtare Kosovare. Edhe dymijë djem dhe burra në formacionet e ushtrisë çlirimtare që vaditën me gjakun e pastër dardan fushat, pllajat dhe luginat e Kosovës pjellore klimatike Arbnore Iliro Pellazgjike.

Akoma më strategë dhe luftëtarë Atdhetarë të betuar janë dhe do të jenë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Baton Haxhiu, Gent Cakaj dhe njëzet mijë djem dhe burra Kosovaro Dardan, që luftuan shtatë vjet, dhe fituan me faqe të bardhë, duke sanksionuar dhe garantuar dejuro Republikën e Kosovës, në dekadën e parë të shekullit XXI-të.

Defakto republika e Kosovës u sanksionua në dekadën e dhjetë të shekullit XX-të.

Republiken e Kosovës e ndihmojë Amerika dhe Europa, por e kishin dhe e kanë obligim me e ndihmuar dhe duhet ta ndihmojnë.

Amerika dhe Europa i ka detyrim të madh popullit shqiptarë që nga viti 1878 dhe 2013.

Ata që sot në Tiranë dhe Prishtinë shkruajnë sajime dhe trillime janë injorant obskurant, frikacak alabakë dhe nuk dinë ku dallon e vërteta me gënjeshtrën, e cila shtrembërohet duke lëvizur, duke u tundur dhe lëkundur.

Edhe e vërteta lëviz, por lëviz drejt për drejt, pa u dredhur, pa u lëkundur.

Popullin shqiptar në çdo shekull e kanë sulmuar strategë të fortë luftarakë me ushtarë mizorakë, por janë mposhtur nga djem dhe burra kreshnikë besnikë të Atdheut, të kombit, që nuk kishin dhe nuk kanë në supe grada koloneli as gjenerali, por kanë në shpirt e zemër forcë vigani dhe vitali të betuar për Atdheun, kombin që është lënë trashëgim përpara se me lind i miri Shën Konstandin dhe i bardhi Aleksandri solid sublim.

Strategu i eger luftarak gjenerali turkoshak Ballaban Pasha Baderi u vra nga dy ushtarë të Skenderbeut, pa grada oficeri, por me flutashka falkoi e skifteri.

Strategu tjeter barbarak, gjenerali otoman Sadrazemi tinzerak i pabesë, armik dushman antishqiptar i tmerrshëm u vra nga kreshniku Haxhi Mustafa vigani bir e nip  Bruzi Kurbini e Krutani.

Populli i Krujës, Durrësit, Tiranës, Shijakut dhe Kavajës i këndojë këngë strategut pa grada Haxhi Mustafa.

Deti Adiriatik dallgë dallgë             

Xhiu Fajes me anije valë valë

Me dymijë trima Durrsakë e Krutanë

Me Shijakas, Kavajës, Tiranas e Matjanë

Me Kurbin, Prezë, Petrelë e Thumanë.

Ndal sadrazem se kam dy fjalë

Përpara se me t“vra du me i thanë.

Mjaft djem e burra ke gri e vra.

Kanë lënë nëna e motra tu qa.

Xhiu Fajes, trim me fletë

Revolen n“kokë ia shkrepi.

Me gjak u mbush anija edhe deti.

Revolen bosh e hodhi në kuvertë

Mbajti tjetrën mbush me fishekë

Erdhi në Krujë faqebardhë

E uroi populli mir se ke ardhë.

Shënim ekskluziv

Ashtu si Xhiu Fajes krutani kreshnik besnik i Atdheut stërnipi fisnik i Skenderbegut, që i doli në Istikam Beleg Sadrazemit otoman, gjenerali strateg por dushman i eger, janë njëzet e dymijë djem dhe burra Kosovarë që luftuan dhe fituan në dekadën e fundit të shekullit XX-të, ashtu si fitojë Haxhi Mustafa(Xhiu Fajës) në dekadën e fundit shekulli XIX, viti 1895.

Në luftën shtatë vjeçare të Kosovës 1994-2000, u vranë dy mijë djem dhe burra kreshnikë besnikë.

Janë dhe do të jenë dëshmorë të përjetësuar të kombit Shqiptar në të dy anët e kufirit.

Kanë fëmijët, vllezërit, kushërijt, shokët dhe miqtë që jetojnë dhe Hashim Thaçi as ka shkel, as ka për të shkelur mbi gjakun e këtyre dymijë dëshmorëve të paharruar të pagëzuar në Altarin e Atdheut.

Hashim Thaçi nuk do tu japi, as dy metra tokë Kosovare askujt në Ballkan. Edhe po të dojë nuk e lejojnë familjarët e dymijë dëshmorëve të luftës shtatëvjeçare fitimtare, as njëzet mijë luftëtarët e ushtrisë kombëtare që jetojnë dhe kontribojnë për Republikën e Kosovës.

Kurse dyzet shtrembaluc zuzaran vajtojnë nëpër studiot televizive: “Ta pengojmë Hashim Thaçin se po na prish stabilitetin në rajon, po ndez zjarrin në Ballkan. Po u bashkua Lugina e Preshevës me Kosovën edhe Kina dhe Japonia do të kërkojnë gjakun e Xhafer Devës. Franca dhe Anglia do të hapin kutinë e Pandorës edhe për luftën e Vlorës”.

Emrat e këtyre dyzet zuzarëve të shtrembëruar do ti shkruaj në një tregim tjetër, por sot theksoj: Kosovarët ishin dhe janë besnikë të betuar për Atdheun, viganikë të pafrikësuar për kombin, por ta dinë ata, që nuk e dinë, Kosovarët etnik Dardan vigan dhe jo ata që janë minoritete që jetojnë për të vjedh duhan.

Këto minoritete me ibrete, mysibete nuk mund ta errësojnë as ta ndyshojnë historinë shekullore të Kosovës. Historia Dardano-Kosovare aq sa është tragjike, po aq është triumfatore viganike mahnitike, shëmbull dhe model eposik në Ballkan, që nga zanafilla e universit kur u quante koha Alen Zaman.

Juve dyzet zuzaran të shtrembëruar katran, keni sot në pronësi private gjashtë redaksi gazete dhe gjashtë televizione private në Tiranë dhe Prishtinë, por nuk keni në pronësi personale gjashtë milion shqiptarë fisnikë teuratikë që banojnë dhe jetojnë në të dy anët e kufirit. Këta shqiptarë ishin dhe janë Taulandin, Dalmatik, Dardan viganik të admiruar dhe besnikë të betuar të Atdheut.

Juve katërqind sharlatan, të skremuar, obskuran, keni nën sundim absolut katër mijë langaruc naiv negativ, regresiv, gënjeshtaruc, anarshist, kaotist, por nuk keni nën sundim katër milion djem dhe burra vajza dhe gra kreshnike, trimëresha, Arbëresha, trashëgimtare viganesha Iliro-Pellazgjike dhe Dardano Taulandike në trojet e tyre pjalmike Bosforike-Jonike Adriatike Ballkanike.

Juve 40 zuzaranë dhe katërqind sharlatanë gjatë 12 muajve të vitit 2018, keni mbushur gjashtëmijë faqe gazete dhe montazhime televizive me gënjeshtra, sajime, trillime, fallsifikime dhe shtrembërime, por këto broçkullime nuk i kanë përtypur, as dyqind zgerdhec, shulamak dhe alabak të dëshpëruar dhe aty kanë ngec dhe janë atrofizuar dhe depresionuar tërësisht komplet me trup dhe mendje të zhytur në skurret.

Shkrimtari dhe poeti dhe tregimeve të dobishme Iradinike dhe i poezive brilante eposike ilminike të larmishme shembullore për jetën njerëzore humaniste paqësore. Ish i burgosur politik, por i pafrikësuar nga ingranazhet makabre të klikës mizoriste monstruoziste enveriste ramiziste skëterriste, antihumaniste, antifetare, antidemokratike.

Shkrimtar dhe poet i padëshpëruar nga mos botimet e censurës dhe të katrahurës anarshiste kaotike e strehuar në redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori”.

Sot këto gazeta langaruce nuk qarkullojnë por veprojnë dredharakët, shulamakët dhe shtrembalakët dhe medoemos duan akoma të sundojnë lirinë, letërsinë, drejtësinë, demokracinë, Shqipërinë fisnike kreshnike dhe Kosovën viganike besnike.

Akoma më keq këta sharlatanë obskuranë sot në shekullin e njëzet e një duan të komandojnë Europën e kulturuar e qytetëruar e zhvilluar e modernizuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat