Psikopati që po vret femra - Bota Sot
Psikopati që po vret femra

Libra

Psikopati që po vret femra

Nga: Ilir Muharremi Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:06
Kopertina e librit

Shpesh kur lexojmë diçka për vrasje të femrave ose ndonjë vrasës serial i cili natën vonë vret prostituta mendja gjithmonë na shkon te i famshmi Xhek Kasapi. Misteri i tij i ka lënë gojë hapur njerëzit për më shumë se njëqind vjet.  Vrasjet brutale, të cilat kanë robëruar dhe tmerruar Londrën, kanë mbetur të pazgjidhura për një kohë të gjatë, me një listë të të dyshuarve që variojnë nga mjekët lokalë tek një anëtar i çmendur i familjes mbretërore. Vrasjet të cilat tmerrojnë Prishtinën dhe policia gjithmonë është në kërkim e sipër e gjejmë te romani “Psycho” i shkrimtari Ilir Muharremi. Personazhi kryesor është psikopat dhe kanibal, atij i pëlqen të vret femra, madje duke i lidhur tortoruar dhe në fund e ha mishin e tyre bashkë me organet e brendshme. Kokën e ruan në frigorifer. Në vazhdim po ju sjellim një fragment të frikshëm në të clën shihet qartë se ka zënë rob një femër:

“Do të godas bushtër derisa vërej saktë gjurmët e dëshpërimit, dhe ja sa fillon qetësimi, por prapë edhe kjo vjen panatyrshëm, menjëherë po shfaqet pikëllimi, por edhe ai i panatyrshëm. Tash gëzimin e përqafon dyshimtë. A e di bushtër e nderuar se gratë janë të hareshme vetëm atëherë kur ju përkulen burrat? Ma kujton gruan time të poshtër, të cilës të njëjtat skena ja përsërisja çdo ditë. Herë- herë në fund përfundonim me paqe relative e ngriste flamurin e bardhë. E keqja se këtë e bëja në sy të fëmijëve...

Sot, përveç që t’i theva  këmbët, do të ha sikur hienë për së gjalli, sepse kështu njerëzit e hanë njëri-tjetrin. Ti je viktima, kështu së paku je duke menduar, ose përse të jesh ti viktima kur ndoshta nuk je sikur të tjerët? Po, jo, të gjithë jeni të njëjtë, të gjithë. Nuk e doni as veten e lë më njëri-tjetrin. Jeni satanistë të virtytshëm. Të duket epokë e çuditshme kjo?..”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...