Recension mbi vëllimin poetik "Kërcim në bosh" të poetit, aktorit brilant, Timo Flloko - Bota Sot
Recension mbi vëllimin poetik "Kërcim në bosh" të poetit, aktorit brilant, Timo Flloko

Libra

Recension mbi vëllimin poetik "Kërcim në bosh" të poetit, aktorit brilant, Timo Flloko

Nga: Rduina Papajani Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:17
Kopertina e librit

Kur flasim për fjalën,vargun e bukur në një vëllim poetik duhet të ndalemi tek ai fluturim që ulet në momente ndiesore ku muza flet paqësisht ,puth fjalën dhe e bën të ëmbël si shpirti jetësor ku dilema njerëzore njehsohet si simbol në kahun e duhur tek përcjellja e shqetësimeve në vrullet njerëzore.I tillë është dhe vëllimi poetik "kërcim në bosh " i poetit dhe aktorit brilant Timo Flloko.Poezia e autorit vjen si një ngulmim poetik me bërthamë jetësore ku e depërtueshmja fjalë ngulitet në sytë e lexuesit.Udhëtimi i vargjeve përcillet në qiellin e ëndrrave të brishta që udhën e bukur e shpërfaqin në fluturime e shtegëtime.Si te poezia "lejleku misterioz"..shtegëtar ëndërrova të bëhem..atëherë udhën e lejlekëve..qiejve të ndjek.

Çdo mendim ravijëzohet në konteks me yjet,me sytë që rrëmojnë në sensin e kohës duke prekur të pakapshmen, misteriozen, dhimbjen në shpirt duke u shëndruar në vullkan mendimi.

Pesha e një ëndre duket një përmasë pafundësie me një trishtim herë-herë e më pas me një diell i fshehur në pauza.E bukura merr pamje hyjnore pa ndërhyrje silikoni si një prelud natyre ku misteri troket në portën "EVA".Trajtimi poetik i çdo poezie kalon përmasat e identitetit krijues duke lindur hapësira ku arti i fjalës ngjizet te shpirti si oaz lumturie.Malli nuk matet me largësinë ,kalon atë kufij,atë qiell të mbyllur,atë kështjellë universi për t'u gjendur pranë me atë që do..si te poezia"MALL'..në mos ardhtë era ,e mban rob largësinë.

Image

Poeti nuk i trembet dallgëve ku sundon e liga që mundohet të shtyp cdo grimcë apo detaj lumturie,sepse fuqia e tij është e pashtershme si mister kodi,si ajo lumturi tekanjoze që rebelon mbi sfidat e dimrave endacak që ulen në gjunjë nga udha e dashurisë.Dashuria është një tjetër pikë kulmore e vëllimit ku nëpërmjet vargut të fuqishëm vjen një frymë e ngrohtë që ulet paqësisht te shpirti,lufton me të që të mos harroj ku endet vështrimi ,ku feks gjurma që lë pas hirin e një zjarri ku brenda thëngjijtë e ndezur bërtasin.

Dhimbja e shpirtit është e shtrenjtë aty nuk ka pagesë,sytë janë hutuar,aroma ngjizet në llavën që diç bisedon me kraterin.Bota e brendshme e autorit vjen me një metaforë jetësore ku ëndrra rreh fort për të mos i mbyllur në burgun e kraharorit ,për të mos mbajtur peshën që lodron hijerëndë në brengat apo dhimbjen e pahapur.Aty këtu shihen nota sentimentale ku brenga burgoset në një zbrazëti ajri si në një kuvli të padeshifruar ku mbyllja hermetike kërkon tramvaj të hapi sytë e verbër.Të bie në sy trekëndëshi që poeti ndërton ndërmjet një fluturimi-lirije-jete si te "Kërcim në bosh'..pse mos të nderësh ajrin si një shpend, dhe pa pasur krahë të fluturosh.

E gjitha na vjen kaq boshtore me një shqipëtim letrar e gjuhësor ku ndjesitë shkruajnë mbi lëkurën njerzore aty ku ndoth lajtëmotivi i rrendjes,aty ku kështjella e shpirtit ka një afrim dhe largim hyjnor ,sepse vetë fluturimi është bashkërendës njerzor,është liria që bërtet në qiell të hapur pa u trembur nga destinacioni i fundit.

E bukura apo e shëmtuara mbetet një rrugëtim ngarkuar me gjurmë të fiseve si te "Sokaku i të marrëve"ku misteri zgjon të shkuarën me të tashmes dhe ku struktura e vargut shfaqjet me një subjekt të gjallë, me një ngjyrim të thellë ku zhurmat e gurëve kanë një kufi midis të gjallëve të dikurshëm me të sotmit që akoma enden si magji në gjurmët e të parëve.Poemat zënë një tematikë të caktuar te ky vëllim.Në poemën e parë "Përtej jetës"kemi një rrëfim diskursi reale ku modernja alternohet me zanafillën ,antikitetin dhe evoluimin.Filozofia njerëzore përshkruhet në kohë ciklike duke filluar që nga krijimi ,mëkati apo turpi njerëzor.Diafragma njerzore kalon në stade e përfytyrime përtej imagjinatës.Aty ku mundohet e përsosura aty lind verbërimi ,faji apo kllapitë e ëndrrave.

Xhelozia njerzore me vese e mizoritë e saj mposhtin cdo pendesë.Aty ku bota është e kalbur aty ka sërish një fund..një fillesë që as ëngjëjt ,as zoti nuk i shpëton dot zërave fatal.Marrëzia njerzore shfaqet si një xhelat që ka kapluar trup e shpirt .Poema vjen si një lutje në fund të saj "gjithë ç kisha e humba ..qiellit ju fala".Dy poemat e fundit vinë si kujtesa të poetit .Rituali që shfaqet është një rebelim në toka të pashkelura ,në dukje të bukura ,por tepër të ftohta e të largëta.

Një zog kërkon lirinë,fluturon në qiejtë e pakapshëm ,të puth errërat,ajrin që e mbush duke harruar se sipër atyre stuhive jetojnë djajtë që kujtojnë se pushtojnë jetën,shpirtin dhe ajrin që thithim ..çuditërisht ngelen ashkëla të thata..kështjella rëre pa histori .I gjithë vëllimi poetik vjen si një frymarrje e thellë ,si një identitet që ripërtërihet varg pas vargu për të thyer kohët dhe hapësirat boshe.Vargu qëndron solid ,zotërues ku reflektimi letrar ka dritë gjatësi me fluide konkrete me lundrim të një rrënje të fortë në fjalët e një tokësori..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...