Haradinaj: Skënderbeu, hero i porosive për të ardhmen tonë si komb

Libra

Haradinaj: Skënderbeu, hero i porosive për të ardhmen tonë si komb

Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:54
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, është libri i autorit Luan Tashi që u promovua sot në Prishtinë. Në ceremoni u nderua lartë figura e Skënderbeut, dhe për librin u tha se përmbledh në mënyrën më të mirë, faktike, figurën e tij. Aty foli edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se libri ofron përshkrimin për Skënderbeun në mënyrë vizuele, diçka që ka munguar më parë.

Një hero të përmasave më shumë se kombëtare, e ka quajtur Gjergj Kastriotin, shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ai tha se Skënderbeu është një hero i porosive të vlefshme për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan.

Haradinaj: Përmes kësaj vepre heroi ynë na vjen në mënyre vizuele

“Ajo që më ka bërë përshtypje, dhe dëshiroj me thënë, kur kam qenë fëmijë në mënyrë obligative kemi lexuar veprat për heroin tonë, të shkruara për heroin tonë, kom pas rastin me lexu edhe vepra të shkrimtarëve të huaj për heroin tonë, ndër të tjera një vepër që është pronë e kongresit amerikan. Tani heroi ynë na vjen në mënyrën vizuele, diçka që kemi pas rast me pa në sekuenca ose pjesshëm, që gjithë ne në këtë sallë mund t’i kemi disa pamje të heroit tonë, nga një shtatore nga një portret, nga një pikturë, nga një përshkrim që e kemi ne, dhe i kemi të ngulitura në mendjet tona, secili prej nesh është në gjendje në një mënyrë me i dhënë përshkrimet për heroin tonë, por sa mirë me i pas të gjitha bashkë, vizuele, për ne për të rriturit, për fëmijët tanë”, tha ai.

Ndërsa Astrit Saliu, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës tha se Luan Tashi, në mënyrë të përmbledhur ka sjellë faktografinë e memorizuar evropiane të figurës së Skënderbeut.

Salihu: Më nuk kemi nevojë t’i tregojmë askujt kush është Skënderbeu

“Është një sfidë në vete për arsye se këtë vepër e kam parë si lajm të mirë, e kam parë si lajm të mirë për arsye se për herë të parë e pash që unë si shqiptar nuk kam nevojë t’i tregoi kush është Skënderbeu. Sepse Luan Tashi na ka sjellur në mënyrë të përmbledhur faktografinë e memorizume evropiane të figurës së tij e cila gjendet me shekuj nëpër qytetet evropiane, në galeritë evropiane, në bibliotekat evropiane”, tha ai.

E Luan Tashi, autori i veprës, shkurt falënderoi të pranishmit dhe tha se me ardhjën e tyre kanë nderuar historinë dhe figurën e Skënderbeut.

Tashi: Ardhja juaj nderon figurën e Skënderbeut

“Ju me këtë ardhjen e juaj, jo që më keni nderuar vetëm mua, jo vetëm që keni nderuar historinë e popullit shqiptar, që e keni nderuar artin e mirëfilltë shqiptar, por ju e keni nderuar edhe vet Skënderbeun”, tha ai.

Ceremonia e librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, u zhvillua edhe me pjesë artistike, poezi dhe muzikë.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në promovimin e librit "Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve" nga autori Luan Tashi.

Haradinaj, duke folur për figurën e Skënderbeut, e quajti atë hero të përmasave të mëdha.

E për librin tha e ka marrë në shtëpi për një vend të veçantë.

"Hero i përmasave më shumë se kombëtare, hero i porosive për të kaluarën, të tashmen e të ardhëm tonë si komb. Librin e kam marrë në shtëpi. Heroi ynë tani ma vjen në mënyrë vizuale", tha ai

Astrit Salihu, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, tha se për herë të parë është ballafaquar me një simbolikë më të madhe.

"Për herë të parë është dashtë të ballafaqohem me një simbolikë shumë më të madhe sesa ajo që na është përcjellë brez pas brezi, sepse është një figure kombëtare. Ajo çka e kam parë në vepër është sfidë në vete. E pash që unë si shqiptar nuk kam më nevojë askujt në botë me i tregu kush është Skënderbeu, sepse këtë e tregon autori në këtë vepër. Për herë të parë nuk kemi kurrfarë narracioni nacional romantik, për herë  të parë flet vet historia përmes imazheve të përmbledhura nga Luan Tashi. Është përmbledhje e faktografisë së pakontestueshme", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat