“Psycho” libër që të çmend

Libra

“Psycho” libër që të çmend

Nga: Ilir Muharremi Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:29
Libri “Psycho”

Kur flasim për libra të paktë janë ata që të bëjnë të ndjehesh ndryshe. Ta imagjinosh veten si personazhi, të imitosh gjestet, veshjen, dukjen dhe jetën e tij. Të flasësh si flet ai, të ecësh e shumë gjëra të tjera. Pastaj, është ngjarja ajo e cila të thellon në roman, të bën të ndjehesh ndryshe dhe çdo faqe që lexon, fillon ta përjetosh, por rreziku është afër sepse aq thellë është shkruar sa që çdo monolog dhe dialog të bën edhe ty pjesmarrës në ngjarje. Romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi tashmë shumë i njohur për publikun përveçqë të bën të  ndjehesh ndryshe mund edhe të të çmend, sidomos te pjesët e vrasjeve, torturave dhe fazave të dhimbshme në të cilat kalon personazhi kryesor si dhe femra në roman e cila vazhdimisht tentont të vetvritet. Ajo është e dhunuar dhe krejt jeta i shkon për keq. Në vazhdim po ju sjellim një fragment pikant:

“Të duken si i çmendur? Nuk jam i çmendur, i kuptoj mirë gjërat dhe shfrenimi nuk është veç për sot dhe nesër, është i nevojshëm përherë. Është diçka nga më të mirat e ardhmërisë. Ata që kanë mundësi e bëjnë, kurse skllevërit vazhdojnë të skllavërohen për të shfrenuarit. Tash cilën do zgjedhje ti? Skllavërinë apo shfrenimin? Ndoshta edhe lirinë? Unë vendos këtu. Derisa të pushtohet bota nga shfrenimi, unë do ta bëj të tashmen zonjë, ndonëse ndonjë zgjidhje, dhe e kuptoj që është e përkohshme. Ta pres gishtin tjetër? E sheh si të rreh zemra, veç me një paralajmërim të vockël. Njeriu jeton në frikë të tmerrshme nga dhimbjet që i sjellë jeta. Po apo jo? Duroji zonjë, duroji!. Të marr sëpatën e vogël sepse ajo me një goditje ta pret dhe dhimbja është më e lehtë. Ja. Ma jep dorën, mos rezisto sepse për lirinë tënde e vendos unë. Unë sot jam Zoti yt dhe i krejt njerëzve. Shtrije gishtin e mesëm zonjë. Ashtu. Sa bukur shkëputet dhe gjaku derdhet pandërprerë. Prapë i ra të fikët. Ta lidh gishtin ta ndal gjakderdhjen. Mund të humbasë shumë gjak e të  vdesë shpejt...”

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat