Nëna Terezë në shtatë shpalime

Libra

Nëna Terezë në shtatë shpalime

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Nëna Terezë në shtatë shpalime

Sapo ka dalë në dritë kompleti i veprave:NËNA TEREZE NË SHTATË VËLLIME , i shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Anton Nikë Berisha.Me këtë komplet veprash ,në shtatë vëllime, për Nënën Tereze , autori zbulon një tjetër hapësirë mundësish të pakufishme jo vetëm trajtime teologjike  por edhe për kundrime  eseistike  , për persiatje të përshpirtshme dhe për zbërthime meditative.

Përpos kundrimit të figurës së Nënë Terezës në rrafshin artistik , nëpërmes romanit :Nëna e Dritës (2004),Ujvarë Drite në zemër(2010), dhe Dritë në shtjellën e gërbulës(2012) , të përkthyera dhe të botuara tashmë edhe në gjuhën italiane , Anton N.Berisha , me veprat e tij studimore :Nëna Tereze në tri shpalime, Shën Maria dhe Nënë Tereze, Testamenti shpirtëror i Nënë Terezes etj.jo vetëm që e zbulon në një formë më të thelluar se disa autorë të tjerë , por edhe e përndriçon figurën dhe pasurinë shpirtërore të Nënës Tereze.Me këto vepra autori në fjalë ka ndriçuar  disa nga çështjet më të qenësishme të shpirtit  , të veprës  dhe të flijimit  të Nënës Tereze për njerëzit  , sidomos për të varfërit e më të varfërve  , duke u dhënë vend parësor ,para së gjithash, mendimeve, teksteve të lutjeve dhe letrave të saj  si dhe vlerësimeve  të bashkëpunëtoreve dhe bashkëpunëtorëve , barinjve shpirtërorë dhe teologëce për arsye se me to e pëemes tyre  dalin në dritë të vërtetë ,nga njëra anë ,pasuria e shpirtit të Nënës Tereze  dhe , nga ana tjetër, rëndësia  e veprës që bëri dhe e mesazhit që ajo i la njerëzimit.

Duke u marrë me këto problemtika , pra me tekstet -mendimet e N.Terezes , autori ,siç e ka thënë edhe vetë , është bindur për herë e më shumë se ato në qenësinë e tyre janë më të thella e më konplekse se sa të duken gjatë një leximi të rëndomtë , thellësi që brumoset-ngjizet  besimi i saj i jashtëzakonshëm në Hyjin.Sipas optikës studimore të Anton N.Berishës del se vepra e Nënë Terezës ishte dhe mbetët një shembull i rrallë në historinë e njerëzimit për dashurinë që tregoi dhe për flijimin që bëri për tjetrin sidomos për të varfërit , për fëmjët  jetimë e për të braktisurit.

Për këtë komplet veprash, më gjërësisht , shpresoj , në një rast tjetër!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat