Jeta kombëtare e fetare e Dom Shtjefën Kurtit

Libra

Jeta kombëtare e fetare e Dom Shtjefën Kurtit

Nga: Lush Culaj Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:49
Ballina

Ditë më parë, studiuesit Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti na befasuan këndshëm me përgatitjen dhe botimet e librit “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire”, që është një studim mbi veprimtarinë kryesore të Dom Shtjefën Kurtit. Autorët në ketë monografi të për­ga­ti­tur me kujdes të veçantë kanë pasqyruar në formë shumëdimensionale jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Dom Shtjefën Kurtit duke e pasqyruar atë si atdhetar, prift dhe demokrat të di­men­sioneve të mëdha. Parathënjën e monografisë e ka shkruar me përkushtim Monsinjor George Frendo O.P Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë Durrësit.

Kjo monografi, përveç trajtimit të jetës dhe veprës të Dom Shtjefën Kurtit, është edhe një mozaik i pasur mbi rrethanat historike, shoqërore e politike të kohës. Si e tillë ajo na ofron një sintezë të mirë të shumë ngjarjeve nga periudha në fjalë dhe njëherësh përbën një kontribut të çmueshëm për historinë e popullit shqiptar.

Prememorja që demantoj përrallat serbe për të drejtat e shqiptarëve

Autorët më pervojën e gjatë studimore ishin të vëtëdishëm se nuk mund të trajtohëj veprimtaria e Shtjefën Kurtit pa trajtimin e vuajtjëve dhe përsekutimëve të shqiptarëve në Jugosllavi ku Don Shtjefni Kurti  bashkë me meshtarët Don Luigj Gashin, Don Gjon Bisakun dhe shumica e klerikëve  u vunë me terë qenjën e tyre në mbrojtje të bashkëkombësve të vet. Për shkak të rrezikut që u kanosej ata u detyruan të iknin për në Shqipëri.  Në arsyeti­min e ikjes nga Jugosllavia për në Shqipëri, tre priftërinjtë e lart­ëshënuar deklarohen se kanë qenë të detyruar ta braktisim vëndin e vet për shkak të kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shprehjes, të qarkullimit, të ndihmës famullive dhe popullit të tyre. Ne u kemi shpje­guar bashkatdhetarëve tanë absurditetet e shovinizmit serb, i cili po dëshiron të ndihemi serbë të shqiptarizuar dhe prandaj nuk duhet t’i lutemi Zotit shqip e as t’i mësojmë fë­mijët në gjuhën amtare.”

 Studiuesit Loka dhe Kurti konstatojnë se shteti shqiptar u përpoq që t’i trajtojë në mënyrë din­ji­toze meshtarët shqiptar që ikën në Shqipëri në kuadër të mundësive që posedonte. Ishte pikërisht mbështetja e shtetit shqiptar që u mundësoi atyre dërgimin më 5 maj 1930 në adresë të sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Erik Drynondit, të një promemorieje të detajuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Jugosllavi.

Në kohën kur peticioni i Hasan Prishtinës për çë­shtjen e Kosovës ishte përjashtuar nga rendi i ditës në Lidhjën e Kombeve, si pasojë e intervenimit të diplomacisë ju­go­­sllave, diplomacia shqiptare mbështeti pikërisht tre priftë­rinjtë kosovarë duke qenë e bindur se para diplomacisë së krishterë perëndimore, efekti i promemories së tyre do të ishte më i fuqishëm se kujtdo tjetër. Peticioni i këtyre atdhetarëve jo vetëm që e ringriti çështjen e Kosovës në nive­lin e çështjes evropiane, por njëherësh e ngriti edhe vetëdijen shqiptare, me shpresë që më në fund do t’ia dalë që të mbi­jetojë nga dhuna e okupatorit sllav.

Don Shtjefën Kurti se bashku me dy prifterinjtë e tjerë, në promemorien e tyre, me argu­mente e objektivizuan faktin se ndaj shqiptarëve të robë­ruar në Jugosllavi ushtrohet terror shtetëror. Si dëshmi e tërë kësaj tragjedie konsiderohet informata e këtyre priftërinjve se ishin të dety­ruar t’i braktisnin vatrat e tyre dhe detyrën e shenjtë pranë bashkëatdhetarëve  për t’i shpëtuar fatit të mikut të tyre Gjeçovit.  Në Prememorje konstatuan se Shtjefën Gjeçovi, fatkeqësisht nuk është i pari françeskan shqiptar që bie martir i ndjenjave të veta na­cionale dhe fetare. I pari ishte Patër Luigj Palaj. Kjo ngjarje ndodhi më 7 mars 1913 në fshatin Janosh të Gja­kovës.   Ndonëse Jugosllavia nuk respektonte dis­pozitat mbi pakicat dalë nga traktati i  (Sen Zhermenit), tek Kurti, Bisaku e Gashi nuk rëndonte dasha­ligësia kundër popullit jugosllav, por kundër perse­kuti­meve që rrjedhin nga mos­ër­filljet e marrëveshjeve.

Vend të veçantë në këtë pro­memorie autorët i kushtojnë edhe ndalimit të gjuhës shqipe. Qeveria e Beogradit u shqetësua shumë për këtë pro­memorie. Ajo bëri të gjitha përpjekjet e mundshme pranë dele­gacionit të saj të përhershëm në Gjenevë për ta demantuar këtë promemorie. Vlen për të theksuar  se deri në atë periudhë kohore ky memorandum ka mbetur i pari dhe i vetmi që bëri jehonë në arenën ndërkombëtare për pozitën e rëndë të shqipëtarëve në Jugosllavi.                                 

Me pushtimin nazi- fashist siç dihët filloj edhe përndjekja e hebrenjëve. Po cili ishte roli i famullisë të Tiranës në mbrojtje të hebrenjve dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?

Burgosja dhe ekzekutimi i Shtjefën Kurtit

 Me ardhjën në pushtet të komunistëve në Shqipëri puna e Shtjefën Kurtit në dobi të atdheut nuk u vlerësua nga pushtetarët e rinj në Tiranë përkundrazi ajo i kushtoj shumë shtrenjtë. Më 27 tetor 1946, forcat e sigurimit e arrestojnë me akuzën e sajuar për agjitacion dhe propagandë. “Bashkëpunëtor i organizatës terroriste për agjitacion dhe propagandë. Më 2 maj 1963 lirohët nga burgu i Burrelit pas 16 vitësh burg të rëndë.  Kur në vitin 1967 u mbyllën kishat dhe xhamitë dhe Shqipëria u shpall vend ateist, don Shtjefni u detyrua të punojë si punëtor në koperativën e fshatit. Sigurimi i shtetit  e përcillte vazhdimisht dhe pikërisht sepse pagëzoi fshehtas një fëmijë e arrestojnë për herë të dytë në moshën 73 vjeçare më 11 qershor të vitit 1970. U dënua me pushkatim. Pas 8 muajsh burg, me 29 shtator 1971 e pushkatuan. Varri i tij as sot nuk dihet. Shumë media botërore reaguan për vrasjen e Don Shtjefën Kurtit. Vetëm me ngadhënjimin e demokracisë Dom Shtjefën Kurtit iu dha vendi i merituar. Ai mori shumë dekorata e mirënjohje pas vdekjes kurse nga Vatikani u shpall martir.

Dom Shtjefën Kurti shërbeu në të gjitha trevat shqiptare: Në Prizren ku lindi, Ferizaj ku e kaloi fëmijërinë, në Shkup, në Navosellë të Gjakovës, në Gurëz dhe Tiranë. Shëmbulli i tij për shumë njerëz ishte dëshmi e gjallë e dashurisë, besnikërisë dhe pavdekësisë. Në ketë varg historik Dom Shtjefën Kurti kishte dhunti të Zotit për popullin. Jetoi, veproi dhe vdiq për ideale të shenjta për të cilat duhet jetuar dhe vepruar. Për gjitha këto merita Dom Shtjefën Kurtit iu akorduan shumë vlerësime shtetërore.

Pas rrumbullaksimit të jetës dhe veprës në fund të monografisë autorët pasqyrojnë me pedantëri edhe nëndarjën  Dom Shtjefën Kurti në publicistikë, poezi dhe kujtime. Është një kaptinë e veçantë dhe shumë e rëndësishme ku ka botime dhe kujtime të përsonalitetetve të njohura për jetën veprën dhe martirizimin e Dom Shtjefën Kurtit. Kujtimet, si lloj i shkrimeve, janë me rëndësi të po­sa­ç­me për ta njohur dhe për ta transmetuar përvojën historike, politike, shoqërore etj. të brezave të së kaluarës. Përgjithë­sisht në to pasqyrohen veprimtaritë e ndryshme si globale, rajonale, kombëtare, familjare e deri te kujtimet individuale. Kujtimet kanë vlerë të posaçme, në mënyrë të veçantë kur shkru­het për gjëra të pathëna deri atëherë, e në veçanti kuj­timet për të kaluarën familjare, që në shumicën e rasteve, janë të panjohura, madje edhe për një pjesë të konsi­de­ru­e­shme të rrethit në të cilin jeton dhe vepron, qoftë për shkak të distancës kohore, qoftë për shkak të rrethanave të tjera.

Monografinë e begaton edhe albumi me fotografi, faksimilet arkivore mbi jetën dhe korrespodencën e tij, dekoratat dhe mirënjohjët e dhëna për sherbimin në dobi të kombit dhe fesë. Fare në fund si embelsirë na vinë burimët dhe literaturë mjaft e pasur si një dëshmi e punës të madhe të autorëve. Me këtë monografi besoj se rrumbullakohet puna dhe angazhimi disavjeçar hulumtues dhe studimor e autorëve për ketë personalitet.

Meqenëse historia është mësuesja e jetës, është koha që shqiptarët të mësojnë diç nga historia e tyre. Nëse ndonjë popull duhet të mësojë nga gabimet e veta, atëherë ai është populli shqiptar, sepse gabimet historike nuk riparohen aty për aty, por korrigjimi i tyre zgjat me dekada e mbase edhe me shekuj. Ngjan jo rrallë që si pasojë e këtyre gabimeve mund të sakrifikohen gjenerata të tëra.

Autorët duhet përgëzuar për cytjen për t’iu përveshur punës aspak të lehtë, por shumë të rëndësishme rreth gjurmimit, vjeljes dhe sistematizimit të dokumenteve arkivore, që është një lehtësim i madh për studiuesit e tjerë. Ata na  ofrojnë dokumente të pabotuara të mbledhura, të përshtatura kronologjikisht për shtyp.

Në rrafshin metodologjiko-hulumtues, me qëllim që lexuesi i profesionit të historianit ta ketë para vetes një pasqyrë të ngjarjeve sa më komplete në kontinuitet, duke mos i shkëputur ngjarjet nga konteksti historik. Duke pasur mbështetjen në burime me shqyrtim të hollësishëm kritik të të dhënave faktografike, puna shkencore e studiuesve Loka dhe Kurti për këtë periudhë mban epitetin e punës serioze shke­ncore. Studimi i viteve në fjalë plotëson një zbrazëti të ma­dhe në historinë e vuajtjeve dhe përsekutimeve të shqiptarëve që fatkeqësisht ndodhën jo vetëm nga të huajt por edhe nga vet shqiptarët. Autorët në punën e tyre kanë qëllim mjaft të qartë, duke spikatur në të gjitha drejtimet e kjo përputhet me përpjekjet e mbijetesës të shqiptarëve në ato vite.

Studimi në fjalë, mbështetet kryesisht në dokume­n­ta­cio­nin e papublikuar të karakterit arkivor të provenie­ncës të ndryshme shqiptare, italiane, amerikane etj.

Përfundimisht, vlerësojmë se autorët Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti duhet përgëzuar për punën e mirë të bërë dhe le të shërbejë ky shembull edhe për të tjerët se si duhet respektuar të kaluarën, sepse duke e përkujtuar të kaluarën e nderojmë sot kujtimin dhe sakrificën e të gjithë atyre që sakrifikuan për këtë ditë dhe me siguri se do të jemi të nderuar në të ardhmen nga gjeneratat që do të vijnë pas nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat