Është koha... fragment nga libri “Rilindja e Shtetit të Çamërisë” të Atdhe Gecit

Libra

Është koha... fragment nga libri “Rilindja e Shtetit të Çamërisë” të Atdhe Gecit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:16
Ilustrim

Koha është ta ngrejmë në këmbë të vërtetën e fshehur dhe të vrarë për Çamërinë nga gjenocidi i bërë grek ndaj çamëve dhe arvanitëve.

Çamëria është gjaku i gjithsecilit shqiptar. Shqipëria dhe shqiptarët duhet ta thonë hapur të vërtetën se Shqipëria në Greqi ka gjithsejtë, 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe tokë, prej tyre 17 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe tokë, dhe 6 mijë kilometra ujëra dhe det. Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë tek “Tre gurët e zes” të qytetit të Prevezes, shkruan në librin, e Sami Frashërit “Gjeografia e Çamërisë”.

Republika e Çamërisë ka një popullsi me mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Në Greqi aktualisht janë mbi 67 % të popullsisë në shqiptar. Prandaj, Greqisë duhet t´i themi hapur se shqiptarët s´ kemi tokë për të falur. Grekët provuan të na e vjedhin hapur popullin Arvanitas, por, Arvanët, gjuhën shqipe e kanë gjuhë të nënës, ata e pohojnë vetë identitein e tyre shqiptar.

Shqiptarët duhet të jemi gati dhe të përgatitur, që në çastin e duhur, t´u dalim zot tokave tona.

Ky çast mund të jetë sot, mund të jetë nesër,

mund të jetë një shekull.

Tre Drina rrjedhin dheut të atdheut

Me vaj të zemëruar të kësaj kohe

Nga Mollë e Kuqe e poshtë Prevezës

Shqiptarët kërkojmë një bashkështet!

Shqiponja shtatzëninë e mori në Kosovë, shtatzëninë e ndjeu të gjallë në bark tek nëna, në udhën për në Çamëri!...Kështu shkruante në ditarin e tij, Musa Demi, mësues dhe patriot i shquar çam, i rënë me tërë familjen në luftë kundër fashistëve grekë!...

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat