Kadri Tarelli i bashkohet nismës “Shkëmbejmë libra”, dhuratë bibliotekës së shkollës Vëllazërimi Babrru-Fushë - Bota Sot
Kadri Tarelli i bashkohet nismës “Shkëmbejmë libra”, dhuratë bibliotekës së shkollës Vëllazërimi Babrru-Fushë

Libra

Kadri Tarelli i bashkohet nismës “Shkëmbejmë libra”, dhuratë bibliotekës së shkollës Vëllazërimi Babrru-Fushë

Nga: Bashkim Saliasi Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:54
Librat e dhuruara nga Kadri Tarelli dhe Bashkim Saliasi, 15 mars 2019

Kur pashë reportazhin tuaj për shkollën “Vëllazërimi”, - e nisi bisedën miku ynë Kadri Tarelli, - të botuar fillimisht te “Fjalë e lirë”,  ditën tjetër në “Zemra shqiptare”, “Bota sot”, revista “Dituria” dhe në FB e shkollës suaj “Vëllazërimi”, mësova që miku jonë i përbashkët Viron Kona kishte dhuruar në shkollën tuaj  disa tituj librash nga biblioteka e tij. Kështu që më shkoi mendja t`i dhuroja edhe unë bibliotekës së shkollës suaj disa libra. Shpresoj do m`i pranoni, apo jo?

-Me kënaqësi,-iu përgjigja,-ne ju mirëpresim dhe do kesh falënderime jo vetëm nga shkolla dhe lexuesit e shumtë, por edhe nga prindërit e tyre.

-Po sikur të vini ju dhe të pimë edhe një kafe si miq të vjetër që jemi,-tha Kadriu buzagaz.

-Me kënaqësi,-i thamë, edhe Vironi, edhe unë, kështu që  atë ditë të bukur të 13 marsit, i hipëm autobusit të linjës dhe mbërritën në Durrës rreth orës 9.00 të mëngjesit.

Kadriu na priti në stacion, teksa me vete kishte një qese me libra. Edhe nga biblioteka e tij, por edhe nga disa shkrimtarë të tjerë nga Durrësi, miq të fëmijëve.

-Do të sillja edhe më shumë, por nuk i mbaja dot, kështu që mbetet t`ju dhuroj edhe një qese të dytë, -tha Kadriu  dhe ashtu duke bashkëbiseduar u nisëm te një kafe, ku pas disa minutash erdhi dhe miku tjetër yni, Bajram Gashi, edhe ai mësues e drejtor shkolle në Shën Vlash, tashmë në pension, autor i disa librave dhe mik i lexuesve.

Kështu vijoi kafja, bashkëbisedë për librat, për nismën origjinale të shkollave të Tiranës  “Shkëmbejmë libra”, por edhe duke këmbyer edhe ne libra mes nesh. Kështu e kemi ne shkrimtarët, shkruajmë, këmbejmë, dhurojmë dhe kjo jo vetëm na jep kënaqësi, por edhe na lidh më ngushtë në miqësi me njëri-tjetrin. Siç u shpreh aty Viron Kona, “që të mbahet shoqëria gjallë, i duhet hedhur zjarrit të miqësisë dru herë pas here.

Dhe, këto vizita dhe biseda mes njëri -tjetrit, -vijoi ai,- këto kafe të thjeshta, i japin miqësisë dhe shoqërisë së sinqertë më shumë gaz, energji e  gjallëri, kurse neve na bëjnë më miqësor...” Dhe, ja, në vijim kësaj  nisme “Shkëmbejmë libra”, miku ynë Kadri Tarelli, në  prezence të shkrimtarit Viron Kona dhe Bajram Gashit, më dhuroj për shkollën “Vëllazërimi” 13 libra.

Dy librat e tij: “Misionar në rrugën e dijes” dhe “Kur lexoj një libër”, kritike letrare, opinione, intervista, reportazhe.

Librat e tjerë janë edhe ato dhuratë e shkrimtarëve durrsakë, për bibliotekën e shkollës “Vëllazërimi”. E falënderova mikun tim Kadri Tarelli që u bë pjesë e nismës së bukur në ndihmë të bibliotekave.

Image

Një foto para se të marrë në dorëzim librat,- bëra shaka me Kadriun dhe i hapa librat në tavolinë. Në moment realizuam këto dy foto kujtesë për këtë dhuratë për bibliotekën e shkollës nga Kadri Tarelli dhe shkrimtarët nga Durrësi.

Në autografin e librit “Misionar në udhën e dijes” publicisti  Kadri Tarelli shkruan: ”Bibliotekës së shkollës “Vëllazërimi” Babrru. Tiranë

“Do të jem i lumtur, nëse mësuesit dhe nxënësit do të gjejnë vetveten, këtu në faqet e këtij libri” Mirënjohje Kadriu.

Durrës më 13.03. fillim pranvere, 2019

Në librin e dytë me titull Kur lexoj një libër shkruan:

“ Bibliotekës së shkollës “Vëllazërimi”, në shkollën Babrru Tiranë.

Me kënaqësinë e komunikimit me mësues dhe nxënës që e adhurojnë letërsinë e bukur. Miqësisht Kadriu.

Biseda midis miqsh qe shumë e këndshme. Shkrimtari Viron Kona na tregoi se pas botimit të librit “I zemëruari” me epigrame, sapo ka futur në shtyp librin me fabula “Firaunë dhe zhonglerë”, Bajram Gashi po shkruante për një mësues nga Kosova që kish punuar dhe jetuar në Shën e-Vlash, por gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte lenë penën dhe kish shkuar në luftë dhe në fund kish rënë dëshmor. Kurse Kadriu ka përfunduar librin kushtuar vëllait të tij skulptor e atdhetar Hytbi Tarelli, kurse  unë një libër me tregime.

Në Bibliotekën e shkollës Vëllazërimi

E hënë 15 mars 2019

Si çdo mëngjes më është bërë zakon që në ora 7 e 30 të gjendem në ambientet e shkollës. Nxënësit më shikonin të habitur kur panë që në duar mbaja një qese plotë, po se çfarë kish brenda askush nuk e dinte.

Nuk vonoi dhe drejtore Merita si zakonisht hyri në ambientet e shkollës dhe pikë së pari kontrolloi lulet dhe librat në katin e parë dhe më pas ngjiti shkallët e katit të dytë për të arritur në zyrën e saj në katin e tretë.

Pasi përpilova listën e librave që kisha mundur të grumbulloj krahas dhuratës së mikut tim Kadri Tarelli dhe autorëve durrsakë, ngjita shkallët për në katin e tretë, afër bibliotekës.

-Mirëmëngjesi n/drejtor Bashkimi! më përshëndet Drejtore Merita Prenga.

-Përsëri me libra!- dhe sytë i shkëlqyen nga gëzimi.

-Të dy gëzohemi për librin dhe e duam vërtetë shumë, -i them z Merita. Sigurisht, prandaj mundohemi të bëjmë më të mirën?!

Në ambientet e korridorit të katit të tretë në ato momente u gjend mësuesi i edukimit fizik, Saimir Kabili të cilën e thirrëm që të fiksonte momentin e dorëzimit të librave në bibliotekës shkollës.

Në ambientet e brendshme të shkollës      

Gjatë pushimit të madh po kontrolloja klasat për ndonjë avari e shkaktuar nga erërat që fryn një ditë më parë dhe syri më shkoj te këndet - biblioteka të ngritura në klasat e poshtëshënuara:

Klasa e katërtë me mësuese kujdestare Marije Ndokaj e kish vendosur bibliotekën e klasës në krahun e majtë të hyrjes, ku bën mësim pasdite. Në krahun e djathtë ku jep mësim Mimoza Haxhiu është vendosur biblioteka e klasës së V.K

Në klasën e IX B ku jep mësim lëndën e gjuhës shqipe z Merita Prenga. Në klasën e VII B me mësuese kujdestare Marije Sokoli dhe në klasën e VIII ishte vendosur bibloteka e klasës së V që bënë mësim pasdite me mësuese kujdestare Dëshira Mena.

Gjatë pushimit të madh po kontrolloja klasat për ndonjë avari e shkaktuar nga erërat që fryn një ditë më parë dhe syri më shkoj te këndet - biblioteka të ngritura në klasat e poshtëshënuara:

Klasa e katërtë me mësuese kujdestare Marije Ndokaj e kish vendosur bibliotekën e klasës në krahun e majtë të hyrjes, ku bën mësim pasdite. Në krahun e djathtë ku jep mësim Mimoza Haxhiu është vendosur biblioteka e klasës së V.K

Në klasën e IX B ku jep mësim lëndën e gjuhës shqipe z Merita Prenga. Në klasën e VII B me mësuese kujdestare Marije Sokoli dhe në klasën e VIII ishte vendosur bibloteka e klasës së V që bënë mësim pasdite me mësuese kujdestare Dëshira Mena.

Ftesës për të dhuruar libra iu përgjigj dhe dy miqtë e mi, poeti Ndue Dragusha dhe studjuesi dhe shkrimtari Nuri Dragoj. E falënderoj në këtë shkrim mikun tim poetin e nderuar z Ndue Dragusha dhe shkrimtarin nuri Dragoj për gatishmërinë që treguan edhe veprat e tyre do të jenë pjesë e bibliotekës së shkollës Vëllazërimi.                        

Ndue Dragusha

Miku im, Ju falenderoj shumë dhe me respekt! Unë sapo kam dhuruar disa libra për disa shkolla, por do të bëj ç'është e mundur që të jem prezent dhe tek. Jo me disa libra, vetëm të miat, por dhe të autorëve të tjerë.

Me shumë respekt për Ju,

Miku Juaj,

Ndue Dragusha

Lezhe

 Nuri Dragoj

Bashkim shumë faleminderit. Disa botime që mund të vlejnë për aty, ua jap me deshirë, ndërsa ato studimore nuk besoj se kanë vend. Nuk të kam harruar edhe për çfarë kemi biseduar. Kam qenë pak pa qejf, por edhe kam neglizhuar. Ju perqafoj.

Nisma vazhdon edhe për klasat e tjera, por nuk kanë arritur akoma të sigurojnë raftet për ekspozimin e librit.
Në faqen e Facebbokut të shkollës Vëllazërimi drejtore Merita Prenga shkruan:

Shkolla 9-vjeçare "Vellazerimi"

Në këtë ditë të bukur, pranvera solli diellin rrezeartë dhe, mikun e të gjithëve" Librin", qetësinë mendore, kenaqesinë shpirtërore...
- Sa bujare moj stinē e bukur! Kështu e nis reportazhin për dhuruesit e librit zv/drejtori i shkollës sonë z.Bashkim Saliasi...
- Të dhurosh bibliotekën personale, (253 libra ) siç veproi profesor Caush Kullafi...
- Të mbushësh çantat me libra e tē vraposh drejt shkollës sonē për t'i dhuruar pavarësisht moshës, statusit që mban i nderuari miku ynë; shkrimtari i njohur për të rritur e fëmijë; fituesi i shtatë çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës z.Viron Kona...
- Të bashkëpunosh me të gjithë shkrimtarët brenda dhe jashtë trevave shqiptare për pasurimin e bibliotekës së shkollës, siç po vepron zv/drejtori i shkollës z. Bashkim Saliasi...
- Të kujdesesh nē çdo detaj pēr librin, siç vepron përgjegjësja e bibliotekës mësuese Rina Beqiri...
- Të bashkëpunosh me drejtoreshën e shkollës znj.Merita Prenga, që në reportazh pasqyrohet: " E çmendur pas librave dhe luleve!"...
Patjetër zë vend shprehja e bukur: " Parajsën e kam menduar si një bibliotekë!"
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të shkollës sonë!
Faleminderit dhuruesve të Librit,"mikut tonë!"
Faleminderit publicistit, zv/ drejtorit të shkollës sonë, z.Bashkim Saliasi për punën e mirë që ka bërë dhe po bën për nxitjen e leximit tek nxënësit!
Nisma e ZAK-ës " Shkëmbejmë libra", gjallëroi dëshirën e leximit të librit...
Mësues Caush Kullafi përshëndet:
•    Caush Kullafi  Drejtoreshë Merita Prenga, profesor Bashkim Saliasi edhe kur të futet në statusin e moshës së tretë do jetë përherë i ri në shkollën tonë. Unë kam skalitur fort në bindjen time se tri gjëra janë të pakrahasueshme për ju : familja, puna, libri. Flm që vlerëson kontributin tonë! Kush të njeh të vlerëson. Fiqiri Bicaku, një nga kontribuuesit e arsimit shqiptar shpesh thotë: Drejtoreshë Merita me kujton rininë time. Suksese kolektivit të shkollës sonë! Suksese juve! Urimet me te mira shkrimtarit dhe mikut tonë Viron Kona!
•    Bashkim Saliasi Faleminderit Drejtoreshe Merita që dini të vlerësoni punën. Respekte. Respekte Caush Kullafi! Caush të jap fjalën se do jem për herë pranë jush. Dhurimi vazhdon. Miq poet dhe shkrimtar janë shprehur të gatshëm që me sa munden të dhurojnë libra. I falënderoj dhe shumë respekte për të gjithë. Shkrimtarët nuk janë të pasur, por janë të gatshëm të falin pjesë nga shpirti i tyre. Faleminderit

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...