U promovua libri me poezi të autorit Krasniqi me bashkë autoret - Bota Sot
U promovua libri me poezi të autorit Krasniqi me bashkë autoret

Libra

U promovua libri me poezi të autorit Krasniqi me bashkë autoret

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:31
Të pranishmit me vëmendje përcjellin fjale kritikut letra Prend Buzhales kushtua librit “Skënderbeut Gjergji ynë” të autori Krasniqit

Poezi, të autorëve të sotëm shqiptarë, botues “Rozafa”9. Libri u prelatit për botim në vitin e Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe u botua në kuadrin 575 vjetorin të Besëlidhjes shqiptare në Lezhë. Libri  u promovo në “Galerinë Koha” promovimi filloi me këngën “Fryn murrlani me stuhi” përcjell me violinë nga Shaban Pllana. Para dashamireve të librit në recesionin e tij kritiku letrar, shkrimtari dhe poeti Prend Buzhala në mes tjerash tha:  “Librit i botuar  dhe u promovua me titullin “Skënderbeu Gjergji i ynë” me poezi të autoreve  të sotëm shqiptarë kushtua legjendës tone kombëtare   Skënderbeut. Pra poetet  nuk harrojnë. Ata më poezitë e tyre vlerësojnë, krijojnë dhe na thonë: kujtesa për heroin tonë kombëtar, është e përjetshme sa bota! Ishin jo të pakta librat me vëllime poetike që u botuan në vitin jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Ismet Krasniqi, tashmë ka krijuar një përvojë në hartimin e librave të tillë, që lartësojnë qenien tonë, si me ato për Ditën e Plisit, e me librin poetik për Nënën Terezë. Edhe kësaj radhe, rreth një tryeze Kastriotit kulturore e poetike, ai i bashkoi jo pak poetë e ngjarje. Dhe libri vjen si një dhuratë e bukur e nderimit të kujtese, si kontribut i çmueshëm poetik të shpirtit poetik.                                                        

Libri  “Skënderbeu Gjergji ynë” vjen të lexuesit  dhuratë e bukur e nderimit të kujtese, si kontribut i çmueshëm poetik

Andaj nismat e realizimet e tilla shkojnë përtej një akti kulturor e letrar të cilat janë akt frymëzues për bashkë ndjesinë e bashkë  solidarësinë  në mes krijuesve, se si ata dinë të bashkohen rreth tryezës së vlerave, rreth tryezës kastrioteve të kujtesës historike dhe tryezës së krijimit poetik. Shoqëria e komunikimit të tillë zgjeron rrathët e vet nëpërmes formave të shumat të shprehjes kulturore (poezi, libër, manifestim, promovim, sesion shkencor etj), inkurajon vlerat pozitive të raporteve midis nesh e mjediseve të shumta shqiptare, tryezë nderimi e trashëgimisë sonë historike e shpirtërore që shton dhe forcon  ndërgjegjësimin për identitetin tonë  kombëtar. Dhe askush më mirë se sa poetët këto zor se mund t’i bëjë dikush tjetër. E, këto vlera, a nuk përfaqësojnë synimet dhe kërkesat thellësisht njerëzore? Dhe, a nuk është edhe libri, si akt kulture, një lloj mekanizmi i integrimeve brenda kombëtare, po edhe brenda shoqërisë?  Andaj vargjet në libër na ligjërojnë, se Skënderbeu mbetet shembulli i njeriut që nuk e humbi vetë së pari kujtesën familjare e arbërore, nuk e braktisi këtë kujtesë, kur u mor peng. Mund të ishte njeriu më i privilegjuar në kuadër të perandorisë otomane. Mund t'i kishte të gjitha të mirat, me të vetmin kusht: që të mos kishte atdhe, si thotë në këto vargje të poeti.

Por jo! Ai i braktisi ato, se te to nuk e gjente as vetveten, as shpirtin e lirë, as Arbërinë e tij, as Evropën e tij, as besimin e tij. Dhe, kur u kthye në të gjitha ato që dëshironte, zgjodhi vullnetshëm të shndërrohej në atlet të mirëfilltë, në atlet të lirisë e të Arbërisë, në atlet të civilizimit evropian:

 

Mbi gurët e kalasë

E vuri flamurin Gjergji

 

I tha Evropës – fli e lirë

Unë ta pres furtunën

 

Nëpër stinë të acarta

Dora në shpatë më flakëron

Çallmat e puthin tokën

 

Kulla ime në Krujë

Dritë lirie për Evropë

 

Kërmat e zvarranikëve të Azisë

Kanë mbetur ushqim për korba e kukuvajka

Trashëgimia historike e shpirtërore  shton dhe forcon  ndërgjegjësimin dhe  identitetin tonë  kombëtar.

E si të mbeste, ashtu peng, pa historinë e  familjes, të  parëve të tij, pa lashtësinë epirote, me flamurin shqiponjë dykrerëshe që e trashëgoi nga Pirroja? A nuk na e dha ai shembullin se si duhet ta nderojmë të kaluarën?  E, kthimi më madhështor e më sublim, është ai i kthimit kah vetvetja, kah rrënjët tua, mbasi të tjerët kanë bërë aq e aq përpjekje të na çrrënjosin. Ai iu kthye të vërtetës historike. Lidhjet e tij me truallin arbëror, ishin lidhje të pashkëputshme, si e Anteut të moçëm mitologjik. Aty ai e gjen forcën. Forca shumëfishohet me bashkimin e arbërorëve:

Kur po e merrte hapin e madh historik të kthimit te burimi, kur po hiqte dorë nga privilegjet botërore perandorake, ai dha modelin tjetër të civilizimit evropian, atë të flijimit e të altruizmit si model atdhedashurie e dhurimi vetë flijues.

E çka humbi ai, duke braktisur pengun sulltanor?

Vërtet mund t'i ketë humbur haremet sulltanore, titujt bombastikë ushtarakë (e ruajti vetëm titullin e lartë Skënderbe, si shenjë kujtese ndaj Aleksandërit të Madh), mund t'i ketë humbur pasuritë përrallore, çifligjet, kështjellat e pushtuara, namin perandorak, famën perandorake, por ai gjeti diçka tjetër më thelbësore, punoi e luftoi për diçka tjetër: për ta bërë Arbërinë të lirë e shtet lavdie, për t'iu bashkuar së pari vëllazërisë shqiptare e mandej vëllazërisë së popujve evropianë. Një krye testament bashkimi e qëndrese që i jep zë kohës sonë, që shumëzohet me madhështinë e dikurshme edhe në kohën tonë, si mburojë emri: Përnderimet ndaj Skënderbeut ishin e vazhdojnë të jenë si burimet e dikurshme. me një libër a poezi, me një shtatore a bust, ku gjejnë prehje e ngazëllim edhe fëmijët:

 

Kemi dalë me të pritë vonë,

mirë se erdhe Imzot.

Ishte kaq i gjatë
efekti i ilaçit të keq perandorak,

marramendje frynte, ikje.

Mirë se erdhe sot, Imzot.

Arbëria jote të rrjedh nga sytë,

siç rrjedh nga dielli dritë.

Kemi dalë me të pritë vonë,

mirë se erdhe, Imzot.

 

Ai është njeriu që vulosi kohën, kulturën dhe historinë. Çfarëdo le të jenë dëshmitë e dokumentet, në duan le të jenë autentike, apo dhe mitike, ai u shndërrua në simbol të lirisë së kombeve të shtypura. Ai nxiti imagjinatën e kombeve për liri e çlirim. Poetët kanë të drejtë edhe të idealizojnë, se ideal ishin vlerat liridashëse, Atdheu, Arbëria dhe Evropa që po shikonte e hutuar. Prandaj dhe trashëgimia e tij është kjo Shqipëri që trashëgohet, këto troje etnike që frymojnë shqip.

Image
Pamje nga lokalet e “Galerisë koha” në Prishtinë ku u bë promovimi i librit

 

Ne e quanim Lekë,

 të huajt Skënder-beg,

 si Shqiponjë e vërtetë,

thonë se zinte shteg!

 

 Ditën mprehte shpatën

 që natën t´i ndriste,

 ah, e pastë uratën,

Legjendë jete ngiste!

 

Shembulli i tij në bashkimin e shqiptarëve, është mesazh edhe për sot, e poeti na drejtohet me vargje kësaj kohe:

 

Gjergji na u drejtua:

“Mbajeni një Kuvend,

Siç mbajta

575 –vjet më parë,

Diellin ta zini në përqafim!

Hapeni qiellin

Koha

Është armiku më i madh

Ajo nuk pret!"

 

Ti na vjen si kuvendari

Dhe në Krujë edhe në Vlorë

Në Prizrenin besë bardhë

Ndizet shpirti arbëror.

Andaj lartësimi i asaj epoke bëhet me tone rapsodike, të madhërishme. Trimëria e arbërorëve, të paktë në numër kundruall gjigantit ushtarak perandorak, është proverbiale, e pashoqe. Skënderbeu nuk u mposht përmes forcës së armëve. Secila poezi e poeteve shqiptar dhe secili varg i poezive të tyre, i ngre monument kësaj lavdie, kohëve kastrioteve që i japin kuptim edhe kohës sonë, edhe qenies sonë. tradita e këndimit të princave e heronjve, lindi që bë lashtësi. Ndër ne kjo u përcoll nëpërmes këngëve folklorike dhe legjendave e gojëdhënave. Kënga regjistronte secilën ngjarje historike apo figurë heroike. Kësisoj, edhe poetët që përfshihen këtu, ndjekin këtë traditë të lashtë nderimi e këndimi. Dhe, më në fund, është krijuar një traditë e tërë kombëtare për ta plazmuar figurën  e Skënderbeut në letërsi, arte, historiografi e në fusha të tjera të jetës shoqërore e kulturore.

Image
Një foto bashkërisht nga promovimet tona letrare
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...