Libri i Michelle Obamas në garë për autobiografinë më të suksesshme

Libra

Libri i Michelle Obamas në garë për autobiografinë më të suksesshme

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:26
Foto

“Becoming” numëron mbi 10 milionë kopje të shitura Libri “Becoming” me autore, Michelle Obaman ka thyer rekord me mbi 10 milionë kopje të shitura, kështu duke hyrë në garë për t’u bërë autobiografia më e suksesshme në historinë e publikimeve.

Lajmi është konfirmuar nga “Bertelsmann”, shoqëria që e drejton shtëpinë botuese, “Penguin Random House” nga e cila është publikuar edhe libri.

Ky parashikim është bërë në kohën e njëjtë kur edhe janë publikuar rezultatet vjetore të shoqërisë, “Bertelsmann”, e cila ka mbyllur vitin 2018 me 17.7 miliardë euro fitim, niveli më i lartë që nga viti 2007 dhe krejt kjo falë librit, “Becoming” të Michelle Obamas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat