Monografi e rëndësisë të veçantë - Bota Sot
Monografi e rëndësisë të veçantë

Libra

Monografi e rëndësisë të veçantë

Nga: Dr.Sc. Milazim Elshani Më: 1 prill 2019 Në ora: 21:57
Kopertina e librit

Monografia gjithë përfshirëse me titull “ Shqipëria dhe çështja kombëtare 1929-1939” ësh­të një arritje shkencore e rëndësishme, rezultat i një pune këmbëngulëse hu­lu­mtuese shkencore disavjeçare të au­to­rit. Në fakt ketë monografi mund ta konsiderojmë edhe si doktoraturë e dytë ngase autori Culaj në vitin 2001 në moshë relativisht të re 34 vjeçare e kishte mbrojtur me sukses doktoraturën “Shqipëria dhe problemi kombëtar 1918-1928”. Në monografinë e re të sapo botuar trajtohën dhjetë vite të tjera të qëndrimit të shtetit shqiptar ndaj çeshtjës kombëtare për ta përmbyllur ketë temë në periudhën në mes të dy luftërave botërore.

E veçanta e kësaj monografie është se ajo, më shumë se asnjë publikim i kësaj natyre, bazohet në dokumente të dorës së parë. Profesor Culaj ka shfrytëzuar dokumente të arkivave të Londrës, Parisit, Vjenës,  të arkivave të vendeve ballkanike përfshirë edhe dokumente nga arkivi i Beogradit. Gjithashtu ka shfrytëzuar studimet më të arrira të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Matriali bazë që përkon edhe me temën në fjalë ka qenë i Arkivit shtetëror të Shqipërisë dhe Arkivit të Ministrisë të punëve të Jashtme të shtetit shqiptar. Kjo i ka mundësuar autorit për ta konceptuar në mënyrë origjinale strukturën e monografisë dhe për­m­baj­tjen e saj, duke pasqyruar në më­nyrë të gjithëmbarshme  qëndrimet e shtetit shqiptar ndaj problemit të pa zgjidhur kombëtar. Të gjitha këto profesor Culaj i ka ndër­thurur me mjeshtëri dhe me një ndarje kronologjike.

Në hyrje të monografisë autori gjithsesi  pasqyron lindjën e  problemit kombëtar dhe ballafaqimin e detyrueshëm të shtetit shqiptar më të. Ai konstaton më të drejtë se Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913 në caktimin e kufijve nuk përfilli parimin e kombësisë të shqiptarëve, por plotësoi, përgjithësisht synimet e Serbisë dhe Greqisë. Konferenca në ketë pikë u kujdes për të mos i acaruar marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha. Me këto vendime të padrejta brenda kufijve të shtetit shqiptar u përfshi afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare (rreth 28 mijë km2), kurse gjysma tjetër mbeti jashtë kufijve shtetërorë. Jashtë mbetën territore të tëra të banuara nga shqi­ptarët në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi.

 Duke e analizuar krijimin e problemit kombëtar autori konsideron se sikurse njerëzit e gjymtuar që ndiejnë ankth nga gjym­­timi i tyre, një ndjenjë e tillë përshkoi edhe shoqërinë shqip­tare që e preokuponte problemi i të qenit një komb i ndarë. Pra formimi i shtetit shqiptar vë në pah zanafillën e lindjes së asaj, që sot quhet çështje kombëtare. Shqipërisë me gjymtyrë të këputura, të dërrmuar ekonomikisht dhe poli­ti­kisht i takoi që ta luajë rolin qendror në zgjidhjen e çështjes kombëtare, të bëhet krah i shqiptarëve në trojet e veta etnike, të shkëputura nga trungu kombëtar. Asaj i takonte që të dëshmohej si faktor me ndikim për pozitën e shqiptarëve në Evropën Juglindore.

Shqipëria ekzistuese nuk përmbushte aspiratat legjitime të shqiptarëve

Profesor Culaj konstaton me të drejtë se për rolin e Shqipërisë, për thyerjet dhe qasjet e kokla­vi­tura, politika e shtetit shqiptar u shikua nga dy këndvësh­trime, nga mëdyshjet ndërmjet besnikërisë ndaj çështjes kombëtare, ose respektimi i raporteve reale.  Shqipëria ekzis­tuese nuk i përmbushte aspiratat legjitime të  shqiptarëve. Me këtë problem jetik u detyrua të merrej ky shtet i sapo­krijuar, për­katësisht Shqipëria e kufijve politikë. Një periudhë të kë­tillë, pra me probleme specifike, e përbëjnë edhe vitet 1912-1939.

Studiuesi vlerëson se Kongresi i Durrësit u shpreh jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë së vitit 1913 të përcaktuar në Londër, por edhe për rishikimin e kufijve në favor të saj. Për qeveritarët e Du­rrësit, copëtimi territorial shqiptar ka qenë së pari si rezultat i mu­ngesës së aleatëve tradicionalë të kombit shqiptar dhe së dyti, si pasojë e pozicionit të tij të lakmueshëm gjeografik. Prandaj qëndrimet e mbajtura ndaj çështjes kombëtare të qeverisë së Durrësit duhen shikuar në kontekstin e realiteteve që ekzisto­nin atëherë në gjendjen e brendshme në vend si dhe në zhvi­lli­met ndërkombëtare. Në një pozitë të vështirë, si një qeveri sa për formë nën okupimin ushtarak të Italisë, qeveria e Du­rrësit nisi delegacionin e vet në Paqen e Versajës, që i zhvi­lloi punimet prej 18 janarit 1919 gjer më 21 janar 1920. Në ketë Konferencë Kryetari i delegacionit Ipeshkvi Luigj Bumçi si dhe mbarë delegacioni u përpoqën me terë qënjën e tyre në suaza të mundësive ta mbronin çeshtjën kombëtare si terësi. Meqënëse Paqa e Versajës nuk e zgjidhi problemin kombëtar pa dyshim se përpjekjët për ketë zgjidhje do të ishin të vazhdueshme. U rrit ndjenja e nacionalizmit. Duke i berë një analizë kësaj situate profesor Culaj na sjell disa konkluzione se nacionalizmi shqiptar u dallua nga ideja e vazh­dimë­sisë së aktivitetit politik, duke mos mohuar as luftën e arma­tosur për realizimin e bashkimit kombëtar. Nacionalizmi shqiptar, në ballë të të cilit qëndronin kosovarët në krye me Hasan Prishtinën ishin ithtar madje edhe të luftës së armatosur për bashkim kombëtar. Nga ana tjetër qëndrimet qeveritare ishin për përkrahje të bashkëkombasve në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur neutra­li­te­tin dhe duke iu shmangur konfliktit të armatosur. Pikëpamjet e nacionalistëve shqiptarë që problemi kombëtar në instancë të fundit duhej të zgjidhej përmes luftës, për qeveritarët shqip­tarë ishte politikë iluzore dhe aventurizëm politik.

Derisa qeveritarët shqiptarë përpiqeshin për krijimin e një stabiliteti të brendshëm duke i luftuar edhe nacionalistët kosovarë, këta të fundit shpesh herë problemin kombëtar e shihnin jo përmes diplomacisë dhe raporteve reale ndër­kombëtare, por përmes emocioneve.

Autori Culaj konstaton se divergjenca mendimesh kishte edhe ja­shtë grupimit nacionalist shqiptar. Kontradikta mendimesh mbi qeverisjen e vendit lindën sidomos ndërmjet Ahmet Zo­gut dhe Fan Nolit.  Noli si kryeministër në vitin 1924 shpalli një program ambicioz për krijimin e një shteti modern, por qeveria e tij nuk u pranua në arenën ndër­ko­mbë­tare. Pa­va­rësisht se me këtë qeveri nacionalistët kosovarë frymonin më lirshëm, Noli përfaqësonte një sistem pikë­pamjesh po­litike  jonacionaliste në mendimin politik shqiptar. Qeveria e Nolit u përpoq me çdo kusht ta bindte qe­verinë jugosllave se nuk do të lejonte që politika e saj të ndikohej nga persona jashtë qeverisë, kushdo qofshin ata. Ai nuk e ofroi madje as Bajram Currin i cili kontribuoj që ai të vinte në pushtet.

Sipas studiuesit Culaj periudha e viteve 20-30 të shek. XX dhe veçanërisht vitet 1925-1939, janë të lidhura me emrin e Ahmet Zogut.

Zogizmi i quante "aventurizëm politik dhe iluzion politik" tendencat nacionaliste shqiptare të cilat mendonin se lufta për bashkimin kombëtar duhet vazhduar menjëherë dhe me të gjitha mjetet. Në vend të luftës për bashkimin kom­bë­tar, qeveria e Zogut i përmbahej idesë së vendosjes së marrë­dhënieve të mira me shtetet fqinje. Natyrisht që kundër një politike të tillë ishin nacionalistët kosovarë, të cilët luftonin për çlirimin e Kosovës nga sovraniteti serb. Zogu i favorizoi tendencat jonacionaliste si mënyrë për ruajtjen e stabilitetit të shtetit shqiptar. Megjithatë, duhen vlerësuar edhe veprimet politike zogiste që përkojnë me logjikën e nacionalizmit shqi­p­tar, duke mos anashkaluar edhe kultivimin e një edukate kombëtare në Shqipëri.

Qeveritë shqiptare synonin fillimisht konsolidimin e shtetit

Profesor Culaj konstaton se në vitet e para të qeverisjës politika e Zogut synonte fillimisht konsolidimin e shtetit të brishtë shqiptar. Shqipëria, në kuadër të kësaj politike, u bë strehë për emi­gracionin poli­tik kosovar të çdo niveli gjatë viteve 1925-1939. (Përmendim p.sh rastin e 3 klerikëve kato­li­kë të arra­tisur nga Jugosllavia, Shtjefën Kurtit, Gjon Bisakut dhe Luigj Gashit, pas vrasjes atje të Atë Shtje­fën Gjeçovit, si dhe dër­gi­min prej tyre më 1930 në adresë të sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Erik Drumondit, të një promemorieje të detajuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve atje, etj.)

Ketë prememorje e mbështeti shteti shqiptar në heshtje në periudhën kur një prememorje e tillë e derguar nga Hasan Prishtina nuk u muar në konsideratë nga Lidhja e Kombëve.

Profesor Culaj vlerëson  se personalitete të ndryshme nga Kosova, të cilët i plo­tësonin kriteret e cilësive dhe natyrisht, që ishin besnikë e dëshironin të shërbenin në administratën e Shqipërisë, u emë­ruan në poste të ndryshme civile e ushtarake në shtetin shqiptar. Ai gjithashtu vlerësonse ndërhyrja e Shqipërisë  në çështjen e Kosovës dhe Çamerisë  ishte e pashmangshme dhe e kuptueshme. Edhe pse një shtet i paor­ganizuar mirë dhe në krizë të thellë, kishte një zë të për­hershëm në politikën ndërkombëtare, si dhe ndikimet e saj në masat kosovare.

Studiuesi Culaj,  duke parashtruar pyetjen se cili ishte qën­drimi i Shqipërisë ndaj këtyre zhvillimeve që përjetuan trevat shqip­tare të pushtuara në përgjithësi, e Kosova në veçanti,  konstaton më të drejtë se një përgjigje të drejtë mund ta japim vetëm nëse ngjarjet historike i studiojmë në kohë e hapësirë, pra nga analiza e situatës në të cilën ndodhej Shqipëria në atë peri­udhë kohore dhe mundësitë e veprimit të saj.

Deputetët shqiptarë shprehnin mendimin se Shqipëria ishte një shtet i vogël dhe i pafuqishëm, por për realizimin e të drejtave njerëzore të vëllezërve jashtë kufirit të vitit 1913 du­hej trokitur në dyert e kancelarive evropiane. Gjithsesi ata trajtonin në Parlament probleme të ndryshme të çeshtjës kombëtare përfshirë këtu diskutimin për vrasjën e atdhetarit dhe priftit Shtjefën Gjeçovit.

 Gjithsesi që në vështrimin e tij monografik profesor  Culaj, nuk do ta anashkalojë faktin  që Qeveritë shqiptare u angazhuan që t’iu kundër­vi­he­shin projektëve për largimin e popullsisë shqiptare nga Çamëria. Përmes dekreteve për sistemim dhe dhënie tokash qeveria u përpoq që t’ua lehtësonte dhimbjet mijëra muha­xhirëve të përzënë nga tokat e tyre në Çamëri. Kërkesat dhe raportet që iu paraqitën Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga diplomatë shqiptarë si: Fan Noli, Mithat Frashëri, Benoit Blinishti, Mehmet Konica, Rauf  Fico etj., shprehnin qënd­ri­min e qeverive shqiptare  në mbrojtje të çamëve.

Autori konstaton  që qëllimi i shtetit shqiptar për ruajtjen e Kosovës shqi­ptare, në pritje të koniunkturave të favorshme ndërkombëtare që do të lejonin korrigjimin e padrejtësive të kryera në forumet ndërkombëtare të njohura të viteve para e pas Luftës së Parë Botërore, përcaktuan edhe veprimtarinë diplomatike  të qeverive shqiptare të viteve 20-30, veça­nërisht të periudhës 1925-1939, për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga viset e veta në Jugosllavi (këtu do të duhej përmendur vep­rimtaria e përfaqësive diplomatike shqiptare, ve­çanërisht në Shkup,  kryekonsullata, në Manastir-kon­su­llata, në Beo­grad, ambasada, në Selanik, konsullata në Stamboll ambasada etj. Gjith­sesi, në kuadër të këtyre përpjekjeve u ndërmorën hapat për të pranuar e sistemuar në Shqipëri emi­grantët nga Jugosllavia drejt shtetit amë, ndonjëherë edhe për të riorien­tuar drejt Shqipërisë emigrantët që ishin drejtuar fillimisht në Turqi.

Ndodh shpesh që njerëzit të cilët e njohin historinë dhe i kuptojnë drejt përvojat e historisë në politikë të sillen më realisht, jo me qëllim që t’i vënë në pikëpyetje interesat e kombit të vet, por pikërisht për të kundërtën që ato interesa t’i mbrojnë me mençuri për mos ta rrezikuar edhe ekzistencën e ati shteti të cunguar.

Gjatë hulumtimeve në arkivat e Ministrisë së Jashtme studiuesi Culaj konstaton se është grumbu­llu­ar një dokumentacion i gjerë që tregon angazhimin e autoriteteve në mbrojtje të shqiptarëve jashtë kufijve.

Përpjekjët qeveritare nuk e gjetën vemëndjën e Lidhjës të Kombëve

Nga një vështrim tërësor i këtij dokumentacioni studiuesi konstaton se këto përpjekje të qeverisë shqiptare nuk kanë gjetur vëmen­djen e duhur në strukturat e Lidhjes së Kombeve.

Autori evidenton  gjithashtu faktin se megjithatë, klasa politike shqiptare kurrë nuk ka pasur koncepte të qarta për administrimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare. Arsyeja për këtë mund të shpjegohet po që se nisemi nga fakti se asnjëri nga shtetet që kanë pasur dhe kanë probleme kombëtare nuk ka pasur ndonjë dokument të shkruar për ta zgjidhur atë. Edhe këtu shpjegimi është fare i thjeshtë. Vendeve që kanë probleme kombëtare nuk u mun­gon ideja për ta zgjidhur problemin, por mjetet për ta reali­zuar atë. Madje, problemi është krijuar pasi këto mjete kanë munguar që në fillim.

Në këtë monografi autori  venë në pah se kalvari i përjetimeve të rënda të shqiptarëve nën sun­dimin jugosllav dhe grek paraqet kapitujt më të dhimb­shëm të historisë së shqiptarëve.

Pëfundimisht profesor Culaj konstaton me të drejtë se shteti shqiptar përkundër vullnetit dhe dëshirës të madhe për ta zgjidhur çështjen kombëtare nuk arriti ta zgjidh atë. Pjesërisht kjo zgjidhje u bë me Kosovën në vitin 1999 me indihmën e SHBA-ve dhe aleatëve perendimorë.

Autori ka meritën që, burimet e vjela i ka integruar natyrshëm brenda shkri­mit historik, i ka menaxhuar me kuj­des, i ka përdorur në vendin e duhur dhe mbi të gjitha, u është dhënë përparësi burimeve parësore ndaj dytësoreve. Si i tillë, ai ka mundur të tërheqë prej dokumentacionit historik embrionin e problemit. Pra, ajo çka është e fshehur në këtë dokumentacion është zbuluar, interpretuar, analizuar, përgjithësuar e së fundmi është pasqy­ruar me një shkrim të rrjedhshëm e bindës për lexuesin.

Kësaj i shtohet fakti që Profesor Culaj si autor i shumë librave dhe punimeve studimore të vlerësuara, ka gati një çerek shekulli përvojë të pasur në fushën e studimeve.  Ai hynë në mesin e historianëve më të mirë, jo vetëm në Kosovë por në mbarë arealin shqiptar. Në rrjedhën e studimit duket çartë se autori ka jo vetëm një për­gatitje të mirë teorike, por edhe një mjeshtëri të spikatur shkencore.

Në rrafshin metodologjik-hulum­tues, me qëllim që lexuesi ta ketë para vetes një pasqyrë të ngjarjeve sa më komplete në vazhdimësi, duke mos i shkëputur ato nga konteksti historik, autori brumin e lëndës në këtë libër e organizon në tre kapituj të cilat janë të lidhura ngushtë mes veti dhe përbëjnë boshtin e këtij studimi.

Përmbajtja e konkluzioneve dhe krahasimeve për morinë e problemeve që përmbledhë  kjo tematikë e ka bërë studimin një monografi me të vërteta historike-shkencore të pakontes­tuesh­me.

Mono­gra­fia shoqërohet me përfundimet e nxjerra nga autori në gjuhën shqipe dhe angleze, bu­ri­met arkivore shterruese të botuara dhe të pa botuara, si dhe literaturën shumë të pasur historiografike dhe shtypin e kohës në gjuhën shqipe dhe serbokroate si dëshmi e punës vetë­mohuese dhe frytdhënëse të autorit.

Libri  ka 470 faqe dhe është shkruar me një stil të qartë dhe të rrjedhshëm.  Nga analiza e hollësishme e për­mbajtjes dhe pasqyrimi i aparaturës shkencore mund të përfundohet se monografia “ Shqipëria dhe çeshtja kombëtare 1929-1939” shënon një arritje  shumë të rëndësishme në histo­riografinë shqiptare. Në të janë sqaruar shumë dilema lidhur me qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj çeshtjës kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...