Botohet libri për historikun e atletikës së Kosovës

Libra

Botohet libri për historikun e atletikës së Kosovës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 07:46
Një garë atletike në Kosovë

Historiku i sportit të atletikës në Kosovës daton që nga fillimi i viteve të 40-ta të shekullit të kaluar.

Nisma për organizimi i garave të para të atletikës në Kosovë ka filluar që nga viti 1940, me formimin e organizatave sportive, numri i të cilave ishte 56 sosh, në mesin e tyre ishin edhe 40 atletë. Ndërkaq në Pejë në vitin 1943 u mbajt gara e madhe e ecjes së shpejt e gjatë 4 kilometra.

Këto të dhëna lidhur me zhvillimin e sporteve të atletikës në Kosovë janë dhënë në librin “Atletika në Kosovë gjatë shekujve dhe dekadave” të autorit Ramadan Berishir, i cili kohë më parë doli në qarkullim.

Libri “Atletika në Kosovë gjatë shekujve dhe dekadave” pasqyron zhvillimin e historikut të atletikës kosovare që nga nisma e saj në viti 1940 e deri në viti 1991.

Duke qenë edhe vetë atlet dhe pjesë e klubeve të atletikës në Kosovës, e më vonë edhe gjyqtar i këtij sporti, autori i kësaj monografie, Ramadan Beshiri, ka potencuar në një prononcim për Kallxo.com, se në këtë botim është përfshirë vetëm periudha e zhvillimit të atletikës kosovare deri në viti 1991. Ndërsa sipas tij, historiku pas 1991, mbetet për një botim të dytë.

“Në botimin e parë për historinë e atletikës sonë, janë përfshin të gjitha aspektet më të rëndësishme të ngjarjeve në këtë sport dhe të dhëna lidhur me 10 rezultatet më të mira për çdo disiplinë vrapimi dhe atyre teknike në dy gjinitë mes viteve 1946-2001”, ka pohuar Beshiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat