Elena Armenescu në gjuhën shqipe - Bota Sot
Elena Armenescu në gjuhën shqipe

Libra

Elena Armenescu në gjuhën shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:55
Kopertina e librit

Kohëve të fundit na lidni ideja t’i prezantojmë poetët shqiptarë dhe rumunë me nga një vëllim me dy autorë, një poet shqiptar dhe një poete rumune, apo një poete shqiptare dhe një poet rumun. Deri tani e kanë pare dritën e botimit me nga një poete rumune: Sali Bashota, Lulzim Tafa, Jeton Kelmendi, Dan Gashi, Luan Maloku, Remzi Basha, Dibran Demaku etj. Të gjithë prezantohen me poezi në të dy gjuhët, gjë që krijon ura miqësie mes dy vendeve, dy popujve dhe dy kulturave.

Elena Armenescun e kemi prezantuar me poetin Theodor Damian nga New Yorku. Është mjeke, poete, prozatore, eseiste dhe publiciste. Në fushë të mjeksisë shquhet për promovimin e terapive natyrore nëpërmjet Fundacionit Mirabilis që bën pjesë në Klubet UNESCO të Rumanisë. U lind më 22 Maj 1948 në lokalitetin  Tătărăști de Sus, Rrethi i Teleormanit. Kreu Institutin e Medicinës në Timishoara, pasoi studimet pasuniversitare, specializim në pediatri dhe kardiologji infantile në dy spitale të Bukureshtit. Që nga viti 1993, praktikon akupunkturën dhe mjeksinë në Bukuresht. Është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe autore e vëllimeve të publikuara: Dritaret e gjumit (1995), Mbretëria e fshehur (1996), Ekzodi i harresësë (1998), Diktatura e dashurisë (2000), Bërtitje drejt dritës (2002), Memorja e statujave (2005), Dashuri mbretërore (2006), Lojë tinëzare (2011), Kënga e dashurisë – sonata (2013), Vendi i dritës (2013), Me Orfeun për dore (2014), Mendime mëngjesore (prozë, 2014), Antologjia “Poetë rumunë duke hymnizuar zotërimin” (bashkautore, 2015), Pagjumësia e hulumtimit (2015), Konstelacioni i zemrës (2016), Gjykata e kafshëve dhe zogjve (libër për fëmijë, 2017), Livadhi i fjalëve (libër për fëmijë), Mendime për mbrëmësim (prozë, 2018). Pasojnë vepra tjera si: Shtigjet e shpirtit (fletë nga ditari), Erëtima të bardha (mikropoema), pagjumësia e fjalëve (koautore). Ka në pregaditje një vëllim poetik (Fshehtësitë e vegimit), një me prozë (Dalje nga labirinti) dhe një tjetër me kronika dhe evokime (Kërkimtarët e kuptimit).

Elena Armenecu është laureate e disa çmimeve importante dhe bashkëpunëtore e një numri të konsideruar revistash letrare dhe medicinale në Rumani, Australi, Kanada, Amerikë etj. Është e përfshirë në Fjalorin e Mjekëve Shkrimtarë dhe Publicistë, si dhe në disa antologji. Autorja që e kemi zgjedhur për afirmim në gjuhën shqipe, është edhe koautore librash për letërsi dhe mjeksi.

POETI

Asnjëherë, drita s’ka depërtuar

Shumëllojshmërisht

Në kopshtijet e Semiramidës

Si në shpirtin e poetit...

 

Flakë përcëlluese

E dëborëzuar

Në një petale përmallimi

Ishull me dukje murmurimi,

Këngë dhe gjemim yjor,

Që e mbron vetëveten

Me bumerang dritash,

Bërthamë e mishëruar

Nën qiellin e dashurisë,

Bërtitje e lëvarur

Në fjalë tinëzisht të mahnitshme

Mag që ndez fortuna stelare

E di se si ta shërojë humbjen

Me fëshfërimë të lulëzuar.

 

DRITARET E GJUMIT

 

Për një moment, nëpër dritaret e gjumit

Ndjeva se koha ishte ndalur

Si mbi një liman

Pastaj, i zgjata shuplakat

Si një tundim

Dhe e kapa mes tyre avullin

Ishte muzg dhe unë besoja

Se përhumbja dhe rrjedha u zhdukën

Mbeti vetëm qielli, yjet

Dhe një yll i fshehur në ëndrrën time

Unë jam zonja dhe pronarja e saj

Skllav i dritës dhe erëtimave

I stolive të mblodhura nga plagët e magjitë

Unë qëndresa që akoma pret

Pa fjalë dhe kujtime

Vetëm heshtje

Duke kaluar npër dogana të panjohura

Në brigjet e kohës unë pres

Diçka që madje vetëvetes ia fsheh

Humbja, legjendat, djegiet,

Uji i gjallë, ylli im, zjarri

Ndoshta shkëlqimi i një shpëtimi

Fati...

VITTA SIMPLISSIMA

 

Ju qeshni dhe qani me mua

Kufiri i momentit

Nuk është themeluar

 

Shëtitja nëpër kohë

Zhurmërimet

Lezionet e paprehjes

Ngjiten maleve

Të veshur me magji

Me shkëlqimin e zjarrit

 

Shkëlqime sublime dhe

Ave Maria

Zbret

Mbi pyllin e pishës.

 

Ju qeshni dhe qani

Me mua

Madhështia dhe hirësia

Na pret këtu

Në vitta simplissima

Në lartësitë!

Ju qeshni me mua!

 

VEGIM MBROJTËS

 

Hienë e uritur

vuajtja më nuhat,

për të më kafshuar

 

Por unë jam gjallë

Si e vërteta

dhe Hamleti nuk po pyet

për asgjë

 

Vuajtja

do të më shqyente por nuk e di se si

Të më kapë mua

pikat e mia të pambrojtura

i mbeten të fshehura

 

Syri magjik

kërkon nga qielli

ko të më shesë

jo të më blejë

por të më mbajë

ashtu siç jam

e gjallë dhe e vërtetë

 

Dhëmbët e bishës

do të nguleshin me afsh,

për coptimin

e ofshamës

 

Syri magjik vegon

me Zotërim!

 

PËRKTHYESI I GJUHËS SË SHENJTË

 

Artisti refugjat

në kopshtijet e parajsës

parashikon dredhkën e portës

 

energjia dhe brishtësia

qëndresa e formës

arketipi

kanë vënë zotërim me dhëmbë

të ngulur në gjah

mbi syrin e tij

 

të shndërruara të gjitha janë

nga gatimi i parë

 

fjala

kënga

ngjyra

guri

të gjithë t’llokoçisura, t’përmbajtura, të ndërtuara

të demoluara, rindërtuara

me mendjen, syrin dhe dorën e tij

të artistit

të vetëmërguar.

 

ÇKA PO PRES

 

Është shumë e bukur kjo ditë, kurse mendimi

Është i qartë porsi çadra e qiellit, mbi lundrën

Që ngjitet në ritmin e qetë deri në qiellin e shenjtë

Rreth, vetëm paqe, harmoni, të zhytura në mister!

 

Ta përshëndesish vetminë me përulje

Siç i përulur, e thua në mëngjes një lutje

Dhe mendimin e mirë, mos e lë të shkojë

Këngëtimi i engjëjve do të përulet para teje.

 

Duke parë veten time, thashë: fat të mirë

Nyje gordiane s’do të lidhë në një lojë të çuditshme

Kohës rebele që rrjedh me zë të lartë ose të lehtë

Unë po pres vetëm përmbushjen e hirit hyjnor!

 

KËNGA E DASHURISË
 

Heshtja rreth meje, çuditërisht më bën shtojzavalle

E dëgjoj këngën e violinës që vjen drejt meje

Sonte as engjëjt nuk duan të fluturojnë

Qielli e shoshit ngadalë shkëlqimin e tij

Gjëma më e egër delirante është në ne

Na lartëson dhe na humb mrekullisht në asgjë

Muzgëtimet e flatërzuara na kalojnë në fruta

Me pakufishmërinë ndjej se sërish jam e mishëruar

Në gjakun e ri na vallëzojnë mëngjeset

Je magjistari që thyen pecetat e fshehta

Kufijtë e trupave po shkrihen në zalisje

Engjëjt qëndrojnë me erëtimë n’vegimin tonë!

 

Nga përjetësia e përjetësive dhe ende mbi shekuj

Vetëm kur je një violinë, Dashuria në ty këndon!

 

GJITHMONË ME FYTYRËN KAH QIELLI

 

Me fytyrë kah qielli

Gjithmonë me fytyrë kah qielli,

Përmbi shpinën e një shqiponje

Do ta bëj shtratin tim.

Mos të vajtojmë me të ligun

Mos të lëndoj lulet

Mos të mjegulloj sytë 

Mos të refuzoj thirrjet.

Me fytyrë kah qielli

Gjithmonë me fytyrë kah qielli

Mbi të gjitha të dukurat

Do të thërras në katër anë

Tëpadukshmit

Të papërfshirit

Që do të më përgjigjet

Ke miq do të më presë

Me ngazëllim

Në thirrjen time

Me fytyrë kah qielli

Gjithmonë me fytyrë kah qielli

 

LUTJA E FALËNDERIMIT

 

Falënderim! Atij që e dije të porositish

Tokln aromatike dhe sferat qiellore

T’më buzëqeshin me butësi e pëshpërotje

Jehonë e parë të zërit Tënd të Shenjtë!

 

Falënderim! Atij që me dashuri e mendove

Dhe me guxim n’Madhështinë Tënde, je i aftë

Të dalin dantileritë nga e padukshmja

Për të bekuarin tonë por të dukshëm.

 

Falënderim!

Për këngën unike të detit, pa pushim

Për shqisat tona që rrezatojnë deri në pafundësi

Për përqafimin n’lazdërim të rrezeve që rrjedhin

Mbi paqen dhe harmoninë e derdhur deri në muzg!

 

Falënderim!

Për kënaqësinë dhe durimin për t'u rritur

Në bërthamën time më të fshehtë, një mall i ardhur

Nga largësia ku gjymtyrët Tua po qeshin

Dhe ëndrrat rrokulliset tek unë në çdo kohë!

 

Falë lavdërimit Tënd!

Për Fuqinë për të shakmisje, me të cilën e këpute

Prej teje një kokërr - dhe Universi e mbushe

Me fruta Të këndon dhe përlëvdëron gjithë Tokën

Nga ky frut dhe për këngë e zgjedh fjalën time!

 

Unë e lavdëroj krijimin si fëmijë, dhe gëzohem

Porsi pema e lulëzimit, derisa unë ta trondis

Deri në zjarrin e zjarrtë të dashurisë, të përmbushjes

Do ta shkrij ligjin e përhershëm të natyrës.

 

Sepse jeta jote tokësore është e mbyllur

Në këtë pasazh pjellor, misterioz dhe të pasur

Plot me mistere, errësirë ​​dhe dritë

Mënyra e kthimit në mesin e të egërve te Ju!

Nei Pori Greqi sept. 2004-01

 

LËNGU SEKRET

 

Zot, do të doja...

Të të dua me fërgëllimën e mishit

Me zemër të shkrirë nga ngrohtësia e dashurisë

Që rrjedh nga larg, përtej kufijve të trupit

Duke u bashkëshkrirë si në një lutje

Me shenjat Tua të dritës.

 

DËSHIROJ

 

Dije se ekzistoj e padegdisur

Në dhimbjen e kësaj nate të vorbullës planetare

Të ndjesh se po zotërohem

Kur më mban lëngu sekret, i padukshëm

Drejt prehërit të mantelit Tënd të yjeve

 

Me habi mbi supet, mbi qerpikët

Ajo fanitet nga ekstazi

Në mesin e kaq qirinjve të ndezur

Përballë mrekullisë se Të gjej

Të shpërndarë

Përtej ëndrrave të mia

 

Një erë e vjetër më mban

Drejt zemrës sime

Dhe do të të gjej

Kokërr margaritari

Kristali i mbuluar nga petalet e dashurisë

Në thellësinë më të fshehur

Madje dhe në thellësinë time!

 

PARABOLË

 

Sot isha përsëri

Në arrën e argjendit

Siç qëndron, në dritëm e plotë, vetëm

në mes të fushës,

mbuluar nga dëbora

tejet e ndritshme, verbëruese

 me degët e projektuara në qiell,

nga një histori sekrete,

afresk, skeleti i një biografie të fshehtë

të tokës

thuajse ishte shpirti im

i degëzuar, prej filigrani

spirale, duke u pështjelluar,

duke u përzier në valët kozmike

 

padukshëm,

në drejtim të shenjës së thellësisë

drejt të Paarritshmes.

 

SOLILOKVIUME

 

Krah i parfumit të çuditshëm

Përgjunet pranë rozës

Dekripton

Konceptet e bardha

Të statujave të bronzit

Flakë e ndezur

Nga drita e gjallë e fjalës

Blatimi

Qiri i përjetshëm

Që shëndrit përsosjen.

Qarqet e aromave

Buzëqeshje e pezulluar

Lule

Shkëlqesi që josh dritën

Kënga e frutave të zhytura në bardhësi

 

BASHKËSHKRIRJE

 

Në atë sferë kristali

Që na shumëfizon dëgjimin

Na shumëzoheshin sytë, rritej shikimi

Duart me shumë gishta na rriteshin

Në ijet, në kofshë

Në shpinën e tij të zhveshur, të harkuar

Në një sinfoni të thellë, blu...

Nuk e dija nëse ishte natë apo ditë

Nuk i kujtojmë pikat kardinale

Të uritura ecnin përreth nesh

Spirale argjendi

Na rrethonin si do karafilë

E vargëzonin

Çdo krah, çdo këmbë

Pastaj na lidhin me njëri-tjetrin

Në përjetësinë e një çasti

Për përkujtimin e një përjetimi të ri

Për syrim tim të djathtë dhe syrim tënd të majtë

Ata ishin një çift që kurrë se bota

Dhe shihnin midis qerpikëve të mjegulluar

Ku vallëzonin ylberat e pakalueshëm

Shikonin…

Nga brenda jashtë

Si u bëra një kryq i vetëm

Ndërsa zemrat, këmbana të katedralës.

 

PAJISJE

 

Pse kaq vuajtje?

Unë bërtita

Për dashuri! Tha ai

 

Oh, Zot, dikush e di në tokë

Çfarë deshe Ti të thotë dashuri?

A e di dikush? E di dikush?

Përgjigjmu!

... të jetë si një puhi

që së pari zbret në mendim,

pastaj...

afrohet në qarqe

koncentrike

gjithnjë më afër,

deri në rrufe,

të kafshon ashpër siç kafshon

gjarpëri, nëpërka

të impresionon si hidra,

me krahë të shumëfishtë,

të depërton në trup, pa e ndjerë,

helmin e ëmbël!

 

2.

 

Ti nuk je ti

Je orgo, fyell, harpë,

që sapo e prek,

unë jam afër

gojës së uritur

për këngë,

për fjalën e pëshpëritur,

për frymën

që rresh lule molle.

 

Të varura në këmbanat

prej ari

e pajis syrin tim,

lumenjtë e fshehur marrin

fërgëllimën e plepave

duke liruar valën e yllit që

në kishën e trupit

bëhet argonautik -

Pse kaq shumë vuajtje,

Megjithatë!

 

 MAGJIA E NATËS

 

Madhështi, të është qepur hëna

Në flokë, në qerpikë, shkëlqen në iris

Dhe indiskrete ngjitet e çmendur

Në kreshtat mendimtare, të ëndrrave

 

Velli i saj i artë pandjeshmërisht e dëbon

Hijaen e hedhur nga shkuma e mjegullave

Na mbështjell me krenari, lutja e syve tu

Më prek, robërisht me dridhjet e heshtura

 

Mburoja e ndezur gradualisht ngushtohet

Tmerr, i ngarkuar nga dëshira e dritës

Ne buzëqeshim kur vallëzon gjatë natës

Duke u përkundur, na zbardhin zambakët

 

Në ajër një pëshpëritje sekrete e gjinkallave

Dhe çifte fluturash, në fluturimin martesor

Duke u përqafuar me mendje e përshkojnë

Sublimen, harkun galaktik të botës yjore

 

Asgjë përrreth nesh nuk po lëviz

Mbretëresha e natës na deh me parfum

Vesë dhe rreze, gjithçka shkëlqen-zotëron

Kur përmallimi shëtit si zanat në rrugë.

 

JAM KUPA NË DUART TUA

 

Dyfishi im në Shpirt

Është një pëllumb i bardhë

Që nuk mund të endet vetë.

 

Shkëndijat, mrekullitë

burimet

Tua të përplotat

Më mbushin,

Më mbështjellin thjesht

Nga koka deri te këmbët

Dhe jam në tryezën Tënde,

O Zot
Amfora e mbushur me verën e jetës

E vendosur

 Në hyjnoret, në Duart Tua

Të padukshme

 

O Zot!

Ki kujdes, mos më lejo

Mos më shpëto, që grimca të bëhem

Jam amfora Jote plot me verë!

 

Në qiell, si dhe në tokë,

Vdekja është transformim

Ngjallje në tjetër lartësim.

 

Megjithatë, më lejo,

Më lë

Në mesin e trazuar, misteret

Kopetë Tua të shenjta

Nga qengjat, devetë,

Kuaj, drerë, sorkadhe

Pothuajse

Nga mjelmat e bylbylat

Në brigjet e ujërave

Duke medituar.

 

Në mesin e luleve t’përkëdhelura

Me Diellin në të djathtën time

Ulur në mes të ndërtesës Sate

 

Më lë vetëm, më lë

Në planetin Tokë!

 

MIRAZHI I LINDJES

 

Vajzë e bukur dhe e mençur

Shkëputu nga krahët e gjumit!

(lërshtu m’tha Zana e ujërave)

Eja të shikojmë lindjen e diellit,

T’i shpërlash më së pari sytë

Në dritën e agimeve

Dëgjimin në trillin e zogjve

Ende të përgjumura,

Erëtima

Në aromën e kullosave

Përzier me flladin e purifikimeve

Të prurë nga thirrja e valëve...

Lëre veten të mbuluar me shallin

E mëndafshtë të puhisë së lulëzuar

Mbi flatrat e valëve!

 

U zgjova

Porsi zoçkat që dalin

Nga vezët e breshkave

U nisëm drejt bregut, për në det...

 

Kur horizonti u hap

Përtej

Intimitetit të pemëve

Unë munda të shoh

Një vatër me zjarr të butë

Kjo u shfaq, rritej dhe ngritej

Nga dallgët e ukërvae, të shkumëzuara

Me lëvizjen kurorëzuese

Të pagëzuar nga përjetësia...

Atëherë

Me blatime të devotshme

E lashë veten të kapluar

Nga vala e ekstazit

Dhe u gjunjëzova

Me duart  e shtrira

Drejt flakëravetë portokallita

Të lindjes së diellit

 

HULUMTIME

 

Po qaset muzgu ngadalë, ngadalë,

Paralelisht me misterin plot me yje

Mbretëreshat e natës, me përkundje e nisin

Historinë e vjetër: na ishte një herë...

 

T’kujtohet, kur gjelbërimi e trilli dëgjoheshin

Herën e parë nëpër gjerësinë e fushave

Kur kaprolli me sorkadhen po vinin

Të nxitur nga etja për të pirë ujë të gjallë?

 

Uji i dashurisë nga burimi i thellë

Dashuria hyjnore që derdhej në tokë

Mbi çdo gjë të gjallë, së bashku me mallin

Të jesh një me tjetrin: lajutë dhe këngë.

 

Kemi përjetuar fanitjen nga humnerat

Që s’e kam imagjinuar duke lexuar përralla

Një djalë i ri me krahët plot ëndrra

Që më joshte nëpër shtigjet mbretërore.

 

Pas një kohe, i riu iku duke u larguar

E quajta dashuri e adoleshencës sime

Që atëherë, e kërko në male, në qytet, pa pushim

Nëpër ujëra të mëdha, n’vapë vere, në acar dimri.

 

Për fat të mirë e pashë përsëri natën e kaluar

Me një degë të bredhit duke rrahur në dritare

Ai është engjëlli me Poezinë e tij - barrë e ëmbël

Për të nxjerrë hidhërimin nga zemra e kaltërt.

 

DASHURIA ËSHTË NJË DHURATË

 

Unë jam tani në jetën tënde violinë,

Ose vjeshtë e butë, me dritë të errët,

Nga kargavani i lulëziuar herën e dytë,

Rreshin në shpirtin tënd mijëra petale...

 

Ndoshta afrimi im ta përkujtoi

Valsin e parë, me fluturat në flatrim,

Çka të ngriti lart atje, atje në zenit

Përmes "tantrës" së fshehtë në dashuri...

 

Ndoshta m’ke kërkuar në univers

Nën fytyrën e një ylli vegimtar,

Në netët me hënën kur një varg,

Të lindte në mendjen e thirrjes.

 

Sot puthja ime s’ta kthjellon horizontin,

I shikon ngjyrat më ëmbël, më qartë,

Mrekullian në të cilën jeton, deti e di

Dhe mali e di: dashuria është një dhuratë!

 

Kërkojmë të jetojmë një mijë vjet,

T’i ndërtojmë dashurisë pallate qiellore,

Mjafton momenti mbi të silin e ndërtojmë,

Në ndërtesën e padukshme të hirit hyjnor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...