Maratona e Leximit/ Lexojnë Kumbaro, Cana, Andrea, Peleshi, Rama

Libra

Maratona e Leximit/ Lexojnë Kumbaro, Cana, Andrea, Peleshi, Rama

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:33
Maratona e Leximit

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, COD  u kthye në një qendër të hapur komunikimi, në një maratonë leximi, ku morën pjesë 400 nxënës të shkollave të Tiranës. 

Duke nisur nga ora 11:00- 22:00 lexuan në COD  që nga kryeministri Edi Rama e deri tek emra të njohur si Lorik Cana, Gaz Paja, Ema Andrea, Eridana Çano, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi. Ata u përfshinë në këtë maratonë, e cila përfshiu

audienca të moshës nga 7-18 vjeç, me lexime, takime, diskutime për librin. “

Morën pjesë gjimnazet :"Sandër Prosi", "Faik Konica", "Sami Frashëri", "Andon Zako Çajupi", "Petro Nini Luarasi" dhe nxënësit e shkollles "Kosova".

Edukimi Përmes Kulturës është një nga prioritetet e programit të qeverisë shqiptare, nisur që në mandatin e parë. "Maratona e Leximit" organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Librit ndërgjegjëson të rinjtë për rëndësinë e leximit, me qëllim rritjen e lexuesit të së ardhmes. Në këto pesë vite, në politikat e librit fokusi ka qenë lexuesi, ndërgjegjësimi i qytetarëve e në veçanti i lexuesit të ri për rëndësinë e leximit, duke e konsideruar atë si çelësin kryesor në zhvillimin personal, kulturor dhe social.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat