“Ulliri, pema e dhimbjes”, libri i katërt i regjisorit Dhimitër Anagnosti

Libra

“Ulliri, pema e dhimbjes”, libri i katërt i regjisorit Dhimitër Anagnosti

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:51
Promovimi i libirit

Regjisori Dhimitër Anagnosti prezantoi librin e tij “Ulliri, Pema e Dhimbjes” në stendën e shtëpisë botuese ”Toena”. Ky është libri i katërt i regjisorit të cilin e paraqiti në një mjedis të ngrohtë mes miqsh, ku nuk munguan artistët e kinematografisë shqiptare si Robert Ndrenika, Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti, Ndriçim Xhepa dhe sigurisht aktorja dhe bashkëshortja e tij, Roza Anagnosti.

Libri zbulon dy jetët e Dhimitër Anagnostit, atë të shkrimtarit dhe kineastit. Edhe kësaj here ai shfaqet lakonik, por me nota pozitive për brezin e ri.

Bashkëshortja e tij, Roza Anagnosti u kujdes për një prezantim sa më miqësor dhe artistik të librit.

Në këtë libër janë përmbledhur skica, tregime dhe një novelë. Poetizmi vjen i përzier me një tufë kujtimesh nga jeta e kineastit të cilat marrin zë nga aktorë të njohur të skenës dhe ekranit ndërthurur në breza.

Pasionin për të shkruarit, Anagnosti e ka treguar herët. Skenari “Përrallë nga e kaluara”, një prej filmave të njohur nën regjinë e tij, është shkruar nga vetë ai në vitin 1987.

Në karrierën e tij si regjisor, ky film nuk është i vetmi që mban emrin e tij në skenar. Anagnosti është një nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurrime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat