Analizë e librit studimor “Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt” i të mirënjohurës ‘Mjeshtres së Madhe”, Vilhelme Vrana Haxhiraj

Libra

Analizë e librit studimor “Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt” i të mirënjohurës ‘Mjeshtres së Madhe”, Vilhelme Vrana Haxhiraj

Doc. Odise Çaçi   Nga Doc. Odise Çaçi Më 24 prill 2019 Në ora: 20:57
Ballina e librit "Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt"

Në një Simpozium Ndërkombëtar, të organizuar në Vlorë, një zonjë nga mesi i  sallës ngrihet në këmbë dhe së bashku me bashkëshortin e saj, Fitim Haxhiraj, më uron për kumtesën e mbajtur.. Ndërkohë më dhuroi librin, me titull, “Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt”. Mbi faqen e parë të këtij libri të vyer, një (studim i mirëfilltë filozofik), autorja e mirënjohur ka shkruar: “Urime për të vërtetat e lashtësisë sonë të mohuar!” Vivra. - kjo ishte autorja vlonjate, e mirënjohur brenda dhe jashtë kufijve, VilhelmeVrana Haxhiraj, Akademike &“Mjeshtre e Madhe e Penës”.                    

Libri studimor “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkruar me shumë ngrohtësi nga një shkrimtare me emër, e cila si Kaninjote dhe si Vlonjate ekspozon me fakte  Amanetin e Prof.dr.Isuf Luzajt, ku thuhet: “Bijtë e mij,një amanet kam:“Në Kaninë t’ma bëni varr!E dua Shashicën pranë,kodrat, ullinjtë dhe kalanë. Karshi të kemTriport e Protonovë,Karaburun dhe Sazan…Gjallë nuk më lanë t’i shoh,i vdekur,ndoshta nxjerr mall.”... E më tej vazhdon amaneti që nuk e tret dheu:“-Këtu eshtrat do të më treten, plagët e zemrës do t’më shërohen,Në baltën e tokës sime, do të prehem e do t’qetohem…Me njerëzit e mi do të çmallem,do të qaj derte,do të qaj halle!”

“Mall, o mall sa më  rrëgjove, sa më mpake, sa më helmove, sa më trete, oh,ç’më plake, trup e shpirt m’i zhurite, për një fjalë të ëmbël shqipe ?!

“O mall,që më robërove,në vetmi më torturove,më bëre një me veten…Ndaj do të të nxjerrë dhe do të të shua,j në gji të Qabesë do mbetem!”

Shkrimtarja Vranari (Vivra) kur  ngjeu penën për të shkruar për këtë kolos të mendimit filozofik shqiptar bën dhe vlerësimin për Prof.Dr.Luzaj  “Jeta dhe vepra akademike e një personaliteti të shquar të kulturës dhe shkencës, i shërben më parë Atdheut të vet.Kur përmasat e tij arrijnë shkallën sipërore të një individualiteti që i kapërxen kufijtë shtetëror, atëherë, Ai nuk i përket më as  vetes, as familjes dhe as kombit të tij, por është vlerë e gjithë Botës së Kulturuar. Një elitë e tillë është prof.Dr.Isuf Luzaj. Ndërsa  sot…Ai mban titullin e lartë dhe të shumëmerituar:“Nder i  Kombit”.

Prof.Luzaj mendon dhe ëndërron se në Shqipëri  “Ndoshta  do të gjëndet një vend bosh dhe një gozhdë, ku të varet kjo medalje, e dhënë  nga Presidenti i SHBA-ve antikomunisti Roland Regan!”.

Autorja Vranari përshkruan me nota mjaft prekëse takimin me motrën e  profesorit, znj. Rahile Luzaj Caushaj, e cila i dhuroi gjithë botimet e Prof.dr.Isuf Luzajt, duke u shprehur  me një dhimbje  se “Sot që më erdhe ti moj bijë, në shtëpi më ka ardhur Isufi!...Nëse mundesh, kujtoma Isufin me penën tënde!...Mjafton që vepra e tij të botohet në Shqipëri dhe me kohë ka për t`u njohur e për t`u studiuar.Ajo bën vlerësimin e origjinës së  shkrimtares Vranari, duke i kujtuar  se familja Vrana ishte  familje fisnike, mes pesë familjeve që themeluan Kaninën.”

Autorja me një mjeshtëri të rallë na nxjerrë në pah  filozofinë e Akademik Luzajt, veprat poetike  si dhe një personalitet i rrallë në Historiografinë dhe kulturën kombëtare.Edhe  vlerësimi i bërë  nga Xhevat Beqaraj për librin e zonjës Vranari si  “Filozofia e Bukurisë”, se “…u takon arkitektëve të Panteonit të kulturës sonë kombëtare që, mbasi të njihet mirë jeta e korpusi i veprës së tij, Ai, në këtë Panteon do të ketë vendin që meriton. Nderi, më tepër se Atij, i bëhet kulturë shqiptare..Le të shpresojmë.”

Zonja Vranari duke na sjell fakte  nga jeta dhe vepra që bota e kulturuar e ka rendit prof.dr. Isuf Luzaj si një nga shtatë filozofët më të mëdhenjtë e shekullit të XX  ku ai vetë shprehet tek  “Festimi i Yjeve”, bot.2003, si “një libër i mirë dhe i vlefshëm është ai që krijon një dialog me lexonjësin, një komunikim shpirtëror…Ky dialog që  e bën lexonjësin mik, shok e vëlla, e bën këtë të mendojë, të ndiejë, të arsyetojë”.

Prof.Luzaj ka analizuar me vërtetësi dëmet e mëdha që solli komunizmi në Shqipëri: “Dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocide, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhëtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluralizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura…komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës,e destinuar të falimentojë sepse mbartet prej imagjinatës së sëmurë…”,f.15 .

Prof.Luzaj na ka lënë një mesazh që duhet të jetë si një busull orientimi për sot e nesër “Pavarësisht se cila  qeveri drejton, shtetasit, apo qytetarët duhet të respektojnë dhe zbatojnë ligjet, dhe  jo ta  shohin bardhë e zi, siç ndodh rëndomë sot”,f.16.

Analiza që autorja Vranari i bën librit të prof.Luzaj “Ekzistenca dhe Boshësia” (viti  2000), ku thekson se “Prof.Luzaj me përmasat që mori si filozof, u vetënxorr nga harrimi dhe u  vetëshëndrrua në kujtesë, e cila pasuron kulturën dhe ripërtërin historinë e vërtetë.”,f.23.

Profesor Luzaj nuk i ka shpëtuar as trajtimi i Fesë dhe Ateizmit sipas ideve të tij filozofike, kur citon dhe mbështet pikpamjet e  Hajnrih Hajne, kur shprehet se:

“Qielli qe krijuar për përdorimin prej njeriut, për të cilin toka nuk premton asgjë”, f.26, ku logjika e çoi Prof.Luzaj në zbërthimin e ekuacionit:

“Ateizmi, sëmundje neurotike e individit, që i tmerruar nga padrejtësitë, ngrihet kundër  Zotit”,f.31.Zonja Vranari na sjelll të rejat shkencore, armike  të teologjisë në librin

“Ekzistenca dhe Boshësia”, ku e vërteta  e Zotit gjendet brenda në natyrën e njeriut…me qënë se njeriu është i shënjtë, Dituria e Lartë është trashëgimnia e tij”, f.37.

 “Sëmundjet e shekullit tonë”, Isuf Luzaj shpiegon në mënyrë filozofike antikomunizmin e tij, duke paraqitur argumente të forta. Ai shpjegon se ndryshimi apo  lidhja mes Historisë Njerëzore dhe Filozofisë së Historisë, duke  argumentuar vlerat e saj na ka njohur me lindjen e Filozofisë së Historisë dhe roli i saj në zhvilllimin e qytetërimeve.

Profesor Luzaj në vitin 2000 parashikon që “Ndryshimet për rindërtimin e fuqive shpirtërore në Shqipëri do të fillojnë aty nga viti 2015-2025, pasi të jenë shuar pasionet politike të viteve 1950-1990…Vetëm atëherë kur të ndërtohet kështjella shpirtërore, dashuria e njeriut për çdo njeri, vendi ynë do të ndërtojë demokracinë për të parën herë në historinë tonë kombëtare që nuk e ka parë kurrë gjatë pesë mijëvjeçarëve. Ky është vizioni im.Në gabofsha  për të keq, Zoti më faltë mëkatin”, f.81.

Tek “Filozofia e bukurisë”, si një teori e Vlerave, ku autori prof.dr.Isuf Luzaj shprehet hapur dhe pa mëdyshje  se  “Bukuri është të jesh vetvetja”, ku ai  na jep konceptin mbi “Përsosmërinë” paraqitur në: forma, trajta, ngjyra, në efektet e dritë-hijeve,  të vërtetën, shijen,gjenialitetin, stilin, estetikën, harmoninë, modën, apo artin e të shkruarit. Ai  na kujton se Bukuria  lidhet me shijet e holla të personit.f.84. Profesori  shpjegon se “Gjeniu, është talenti që prodhon i pari krijesën origjinale të ngjitjes së eksatazës, pa vënë fre, rregulla e rregullore, ashtu siç nuk I vihet ligj valës së detit….Ky është mbinjëriu, tek i cili vepron e arsyeton Mbindërgjegja.,f.84

Autorja  Vranari, përmes një skaneri i ka bërë autopsinë veprës së filozofit të madh. Studiuesja Vrana  argumenton dhe zbërthen  gjithë termat filozofike me shembuj konkret. Po ndalem tek çaste termi “Çfarë është komunizmi sipas  prof.dr.Isuf Luzajt”…ku ai shprehet se komunizmi është një filozofi antinatyrale e jetës, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, pasi është false se i mungon arsyetimi logjik, është një trill i imagjinatës së sëmurë të utopistëve, f.88. Dhe më tej vazhdon se “Qytetërimin nuk e kanë ndërtuar masat proletare, por e kanë krijuar gjenitë individual të pajisur me mbindërgjegje”, f.89. Ai vazhdon demaskimin e kësaj fantazme që u end nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë  e Azi dhe qëndroi këmbëkryq mbi truallin arbëror. “Komunizmi është si një sëmundje mendore, me pasoja  të rënda” dhe vazhdon duke cituar Gorbaçovin se, “Komunizmi falimentoi në misionin e tij historik.Nuk kemi sapun në spitale, që të lajnë duart mjekët, nuk kemi bukë  në vatër, nuk kemi një buzëqeshje miqësore në popull…” dhe thekson se “punëtori amerikan ka komoditet më të mirë se unë që jam kryetar shteti”f.91.

 Profesor Luzaj ndalet edhe në vlerësimin e Leninizmit Profesori e quan: “…një kopje të keqe e këtyre  tri teorive:Komunizëm, Marksizëm dhe Engelizëm”, i cili i transformoi në platformë politike, që çuan në gabime, falimentime, krime të llahtarshme dhe të paparashikuara nga  sociologët.”f.92. Profesori sqaron se “Historikisht…regjimet totalitare nuk sjellin përparim, mirëqënie ekonomike, politike dhe zhvillime mendore”f.92

Stalinizmin e quan kopjen më të keqe të leninizmit.  Ku sipas statistikave që dha Hrushovi në vitet `50, në Rusi kishte  219 kampe përqëndrimi, 40 milion njerëz kryenin punë të detyruar, 8-12 orë punë në ditë, të pa paguar.Numuri i viktimave  arrinte ne 90 milion frymë, ku shumicës i ngelën kockat në Siberi.f.93.Zonja Vranari na sjell në kujtesë diagnozën e komunizmit  sipas  Luzajt ,si “Kanceri i kuq”f.95 ku jep dhe një këshillë: “Një gjellë që nuk e ke shijuar kurrë, nuk i shkon mendja ta gatuajë se nuk ia njeh shijet” f.96.

Shkrimtarja Vranari me nje mjeshtri të rrallë analizon dhe sjell para lexuesit, “Rindërtimi i Fuqive Shqirtërore”, ku  zoti Luzaj shprehet se “Dogmat janë ligje apo rregulla farse si besimi  fetar, edhe ideologjitë e diktaturave…ku idetë e këtyre janë mikrobe , bacile e viruse, që verbojnë shikimin e mëndjes, ndryshkin imagjinatën krijuese, duke i shdërruar vëllezërit në armiq të njëri-tjetrit” dhe vazhdon “se  dogma sunduese në mesin e shekullit XX-të ka qënë utopia marksiste, e cila ka dëmtuar, shkatërruar shpirtin njerëzor më shumë  se gjithë atavikët…” f.99

Në pjesën e dytë të librit shkrimtarja me penenën e saj të kulluar  ka udhëtuar dhe ka bërë përpjekje për të hyrë në  labirinthet e filozofisë Luziane, duke i dhënë lexuesit fakte  dhe interpretime  të mahnitshme. Ajo na sjell  shkrimtarin e madh Ernest Koliqin, ku u kujton lexuesve origjinën e saj nga Kanina  së bashku me Prof.Luzaj, ku Koliqi i madh  shkruan “Për Kaninën Perëndia, kur e pa si diell mbi det, tha: Jo, nuk është nga ceveprate mia, këtë mrekulli mbi tokë,dikush tjetër e ka bërë , do ketë  qenë një tjetër Zot”.

Vilhelmja  na sjell edhe episode nga  vdekja e profesorit  dhe varimi i tij në Kaninë, më 2 dhjetor 2000,duke  kujtuar se nga shpirti i saj dolën fjalët tronditëse: “Mirëmëngjes trishtim, Natën e mirë trishtim.Mirëseerdhe vdekje:Pa trishtim!”.Ishte pena e saj që krijoi atë poemë, Elegji, me titull”Vdiq poeti, filozof”, ku ka derdhur gjithë talentin e saj  artistik për këtë arqitrarë të kulturës, vlonjate, kombëtare shqiptare dhe botërore, ku ajo u kujton  lexuesve  se “vdiq poeti, vlerë e Kombit, mendimtari…., gjuhëtar e filozof…shtegtari vetmitar….profesor në SHBA.”

Autorja na jep një pasqyrë të aktivitetit të prof.Luzaj,nga lindja në Kaninë më 21 shkurt 1913 deri sa  vdiq më 2 dhjetor 2000.Ajo na jep arsimimin e tij, në Kaninë të Vlorës, në gjimnazin e Shkodrës, në liceun “Louis Le Grand” në Francë, diplomimi për letërsi,Master Edukimi në Filozofi, doKtor në letërsinë  spanjolle dhe frënge në Sorbonë, ku vite më vonë  do mbronte doktoraturën “Mbi Pellazgjinë” prof.dr.Arief Matheu  me origjinë nga Mati. Profesor Luzaj ishte nje poliglot. Ai zotëronte në mënyrë të shkëlqyer greqishten, latinishten, italishten, persishten, frengjishten, anglishten, spanjishten etj, pra ishte një eurdit i madh si Petro Zheji e Spiro Konda…Autorja na sjelll kontributin  e vlerësimin e prof.Luzajt, nga parlamente, qeveri dhe universitete të ndryshme në mbarë botën Ajo është vlerësuar me  Medalje Ari nga  Parlamenti i Argjentinës, Luftëtar për Paqe në Francë, medaljen  si “Profesor i Amerikës” nga  Presideti Ronald Regan, Profesor i Merituar nga Presidenti Bill Klinton,Shef I Katedrës  së Filozofisë në universitetin Iliona, në SHBA. Sot ai mban titullin e lartë “Nder i Kombit Shqiptar”.

Vlerësimet për këtë personalitet nuk kanë të mbaruar, ai ka dhjetëra  medalje nga  universitete, parlamente dhe institucione ndërkombëtare, ku veçohet krenaria për origjinën e tij shqiptare, të cilën ai nuk e mohoi kurrë, por e nxirte ne pah, duke na kujtuar edhe sot prof.dhe akademikun francez Arief Matheu.Ai ishte i palodhur në studimet e tij. Ai la pas një thesar me 120 vepra letrare, filozofike, historio-grafike dhe sociale,ku në shqip janë botuar vetëm 1/12, punime në historiografi dhe në filozofi dhe sot bota shkencore e radhit si një nga kolosët më të mëdhenjë të Filozofisë të shekullit XX-të.

Në librin xtudimor “Rrugëtimi  Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt” të shkrimtares  Vranari dalin vlera të mëdha artistike, një gjuhë e pasur dhe nje fjalor i zgjedhur me shumë kujdes, një vepër, një studim shumë plansh që ajo di ta vendosë në hapësirë e kohë, duke na e sjellë professor Luzaj në çdo vatër shqiptare, patriot, të mençur dhe  filozof e poet të madh. Zonjë Vranari  na ka sjellë intervistën e plotë në Çikago të SHBA-së ,nga gazetari  kosovar Vehbi Bajrami, Drejtor I Gazetës Iliria, Në-ChIGAGO-ILLINOIS,  botuar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së professor Luzaj, ku kjo intervistë nga  poeti  Xhevair Spahiu është konsideruar si  “një minierë e virgjër  përtej Oqeanit”, ndërsa shkrimtarja Vranari këtë intervistë të prof.Luzaj e quan” shumë modeste lidhur me formimin e tij akademik dhe filozofik …”Unë do të shtoja se ai rrezaton për çdo zemër shqiptare, që kërkon bashkimin kombëtar, një ëndërr e gjithë brezave, që luftuan dhe kontribuan për këtë komb të coptuar padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha të kohës.

Libri i shkrimtares Vranari të bën të mendosh për sot dhe për të ardhmen e brezave  shqiptarë, është një libër studimor me vlera të rralla, që do i bënte nder çdo shqiptari ta kishte  si udhërrëfyes  në jetën e përditshme, duke kujtuar sakrificat e paraardhesve tanë për ti dhënë dritë Shqipërisë, duke dhënë gjithçka. Sot Shqipëria ndodhet në prag të antarësimit në Bashkimin Europian , ku është detyrë e secilt prej nesh që të shikojë para , por pa haruar asnjëherë rrugën që kemi përshkruar me lumenj gjaku.Urime shkrimtares Vranari, që me penën e saj, hodhi dritë mbi një personalitet ,që për 50 vjet diktatura komuniste i mohoi vlerat si shumë studiuesve të tjerë, si Koliqi, Fishta, Trebeshina, Zheji, Kondo, Matheu, etj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat