Ky është shteti ku lexohet më së shumti në botë - Bota Sot
Ky është shteti ku lexohet më së shumti në botë

Libra

Ky është shteti ku lexohet më së shumti në botë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Në mesin e 10 vendeve të para në botë ku lexohet më shumë libri ndodhen 6 vende aziatike dhe 4 vende evropiane.

Megjithatë, tërheq vëmendjen India që është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri.

Në nën-kontinentin indian çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë.

Dita e 23 prillit, festohet si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit me një vendim të marrë në Konferencën e 28-të të Përgjithshme në vitin 1995 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Në Indi, që është në krye të listës si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon rreth 10 orë e 42 minuta në javë. Ndërsa në vendin e dytë është radhitur Tajlanda ku çdo qytetar lexon rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar libra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...