Botohet seria e librave të pushimeve nga klasa e parë deri në të pestën

Libra

Botohet seria e librave të pushimeve nga klasa e parë deri në të pestën

Më: 3 maj 2019 Në ora: 10:56
Librat e pushimeve nga klasa e parë deri në të pestën

Shtëpia botuese “Magjia e librit”, ka botuar pesë libra për pushimet verore, nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Për këto pesë libra kanë punuar një grup i madh prej afro 20 vetash, mësimdhnës të njohur për punën që bëjnë, si dhe redaktor dhe dizajner profesionistë. Ky numër i madh i grupit punues ka pasur për qëllim që të sjellë libra sa më atraktiv dhe moder për nxënësit e Kosovës. Për librat është punuar një kohë e gjatë dhe me shumë kujdes. Librat e pushimeve të klasës së parë, dytë dhe tretë janë më kurrukilë.

Deri sa po afron koha e pushimeve dhe bashkë me dëshirën e nxënësve për të pushuar e për t’u kënaqur në ditët e ngrohta të verës, shtëpia botuese “Magjia e Librit” ka menduar, pikërisht për ta.

“Magjia e Librit”, do të bëjë që bashkë me përgatitjet për pushime, nxënësit t’i kenë afër vetes librat e pushimeve, libra të cilët do t’i lexojnë me një frymë. Por, jo vetëm që do t’i lexojnë, por do të mësojnë dhe do të përforcojnë njohuritë bazike në lëndën e Gjuhës shqipe, Angleze, të Matematikës dhe Shkencave në përgjithësi.
Librat e pushimeve janë të dedikuar për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe janë përpiluar me shumë kujdes, dashuri e përvojë nga autorët, të cilat kanë menduar detajisht për përmbajten e librave, të hartuar sipas kërkesave të kurrikulës së re dhe të kohës.
Në njërën anë, Librat e Pushimeve janë paraqitur përmbajtësisht bukur, përmes detyrave dhe aktiviteteve logjike, ndërsa nga ana tjetër, janë ilustruar mjeshtërisht nga ilustratori.

Ky gërshetim i natyrshëm i bën librat tërheqës dhe të dashur për nxënësit duke pasur parasysh gjithmonë kërkesat, nevojat dhe moshën e nxënësve.

Shtëpia botuese falenderon pafund ekipi, që është një numër i madh autorësh që kanë bërë libra jashtëzakonisht të përshtatshëm për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat