Përurohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë” i autorit Dr. Islam Lauka

Libra

Përurohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë” i autorit Dr. Islam Lauka

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:16
Pamje nga promovimi i librit

Sot në qytetin e Deçanit nën organizimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, e përkrahur nga zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, është bërë përurimi i librit “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, i autorit Dr.Islam Lauka ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.

Në këtë përurim, për librin kanë folur, Dr.Shkodran Imeraj kryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, Bekim Vishaj drejtor i Drejtorisë për Arsimi, Nazmi Rrahmani nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” si dhe Adem Lushaj nga SHIP në Deçan.

Në fund, para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Dr. Islam Lauka, i cili ka falënderuar LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, për organizimin e përurimit të librit.

Po ashtu sot në Deçan, gjatë përurimit të librit të Dr.Islam Lauka, është nderuar me dekoratën e Kryetarit të Nderit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Profesor i njohur i historisë dhe ish Kryetari për dy mandata radhazi i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan Selim Lokaj.

Dekoratën Profesor Lokaj, ia kanë dorëzuar kryetari i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan Shkodran Imeraj, Ambasadori Dr.Islam Lauka dhe Bekim Vishaj drejtor i DKA-së në Deçan.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat