Poeti Ionel Sima në gjuhën shqipe

Libra

Poeti Ionel Sima në gjuhën shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 12 maj 2019 Në ora: 09:38
Ballina e librit

Poeti rumun Ionel Sima u lind më 28 Djetor 1958, në fshatin Suciu de Sus, rrethi i Maramureshit. Vëllime të autorit: Shtigje nëpër yje (vargje, Editura Armonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2013, me një parathënie nga Vasile Bele; Pema e dashurisë (vargje, Editura Amonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2017, me një parathënie nga Gheorghe A. Stroia; Fragmente nga shpirti (vargje), Shtëpia Botuese Armonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2018, me një parathënie nga Vasile Bele; Vesa e luleve të pranverës, Shtëpia Botuese Armonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2019; Drita e mendimeve (vargje, koautor,  Amanda Edit, Bukuresht 2019. Boton në revistat: Fletorja e Klubit Letrar, Kalendari i Maramureshit, Harmoni Kulturore; Kontraste Kulturore, Nga Vatra e Fshatit, Mulliri i Geos, Burime Kodrene. Botime në vëllime të panumërta kolektive ndërmjet viteve 2015-2019.

Tema kryesore në vargjet e poetit Ionel Sima është Dashuria. Dashuria me D të madhe. Dashuri engjëllore. Poetët më të mëdhenj në botë i kanë dashur gratë. Gruaja pa një burrë është gjysma e një mbretërie. Së pari, Perëndia krijoi tokën dhe pushoi. Pastaj e krijoi njeriun dhe pushoi. Pastaj krijoi gruan. As njeriu e as Perëndia kurrë nuk kanë pushuar. Por çfarë bënte gruaja? Ajo  përpiqej t’i kuptonte që të dy, edhe burrin edhe Perëndinë. Gruaja e poezive të poetit Sima nuk është gjë tjetër veçse një pikë hyjnore në një det të dashurisë. Gruaja është motori i botës. Ëmbëlsi, nënë, fëmijë, dashnore. Pse i duam gratë? Femrat janë në këtë botë të madhe/ Të bukura si kthjelltësia me yje/Gjen kënaqësi të çmendura te secila/ Të ëmbëla, si një kapsallitje e turpit.

Të kujt janë këto vargje? Tuat, të miat dhe të gjithëkujt! Zoti Sima vjen para nesh me imazhe të mprehta, me tekste emblematike dhe me mendime të çiltërta: Në çdo puhi të erës/ Në çdo fletë të shushurimës/ Në çdo vibrim të natës/ Në çdo pëshpëritje të ujit/ Në çdo ulërimë e detit/ Në çdo cicërimë të zogut/ Në çdo moment/ Dëgjoj zërin tënd / Dhe në të gjitha këto/ Unë pëshpëris/ Vetëm një gjë: Të dua! 

Siç mund ta shihni, gruaja është një përrallë e përjetshme. Çelësi i jetës është gruaja dhe vetëm ajo jua dhuron atë që dëshironi! Është e rëndësishme të dini se si ta duash atë! Kryeministra dhe presidentë, biznesmenë, monarkë, shtetarë, burrat, djemtë, vajzat, gjyshërit dhe të gjithë ata ekspertë të njohur e të panjohur, kanë admirim të pakufishëm për gratë. Policia, ushtria dhe të gjithë të tjerët, kanë ndarë me fisnikëri gjithëçka që ata dinin në lidhje me gratë dhe dashurinë.

Burrat dhe gratë kanë mbajtur kompaninë e tyre për miliona vjet, por pyetka që ende vazhdon është: çfarë dijnë njerëzit për seksin e bukur? Gruaja është ekuilibri. Ajo është idealja për të cilën njerëzit priren. Gratë e mbrojnë vetëveten duke sulmuar, por ata na sulmojnë përmes  një dorëzimi të  ëmbël! Ionel Sima është Ovidiu i ditëve tona. Pse? Sepse ai do dhe ëndërron, dhe njeriu që ëndërron nuk mund të jetë i mposhtur. Ky nuk është një libër për emocione të lira. Nuk na jep mashtrime apo fantazi për misteret e trupit të njeriut, nuk posedon falsitet apo dobësi dhe as pallavraxhime për bashkim të përsosur ndërmjet burrave dhe grave. Ky është një libër i shkëlqyer për bibliotekën e sentimenteve.
 

Frikë

 

Kur fle

Kam frikë të zgjohem.

Kur zgjohem

Kam frikë se

Nuk po të shoh.

Kur largohem

Kam frikë se

Nuk të takoj.

Kur punoj

Kam frikë se

Nuk do të arrij.

Kur ulem

Kam frikë se

Nuk do të pushoj.

Kur të takoj

Kam frikë

Se nuk do arrij

Të të dua mjaftueshëm.

Për atë unë ulem

Dhe mendoj

E gjithë kjo

Deri kurrë?


Përgjigje

 

Nëse do flesh

Me mua në mendime

Do të zgjohesh.

Nëse do zgjohesh

Do më shikosh.

Nëse do shkosh

Të më takosh.

Nëse do punosh

Do të arrish.

Nëse do të rrish

Do të pushosh.

Nëse do takohemi

Ne do kemi fat

Të duhemi mjaftueshëm.

Për atë të them

Mos mendo

Për të gjitha këto,

Ti tani

Eja të takohemi.

Gjatë rrugës do t’i dish

Të gjithë këto

Që do të jenë

Dhe deri kurrë?


 
Kam mall për mua

 
Zemra ime është si një det
I përshkuar nga valët
Që çahen nga bregu
Të shtyrë nga stuhia.
Mendimet m’shpërndahen
Si gjethet në pyll
Të nxitura nga era.
Shpirti im po rrëzohet
Porsi flokët tu
Më betejën e erës.
Sytë më janë tharë
Porsi dy ujëra
Nën vapën e diellit.
Nata më duket e stërzezë
Dhe pa yje.
Ditët m’janë të çuditshme
Dhe çastet që kanë kaluar
Nëpërmjet nesh.
M’ka marrë malli për mua!
Ndjenjat e mia janë plot
Me ty.


Metamorfozë

 

Mendo përmes mendimit tim

Për të parë atë që unë mendoj.

Ndjej me zemrën tënde

Përmes zemrës sime

Dhe shikon se çfarë

Do të gjesh atje.

Përkëdhele mallin tim

Me përmallimin tënd

Dhe e lumtur të jesh

Që të jem dhe unë.

Kape me dorën tënde

Dorën time e ledhatoji

Flokët tu si të mitë

Ta ndjej dhe unë.

Shiko me sytë tu

Në botën time

Dhe do ta shikosh

Se çfarë shoh unë,

Mallin tim dhe mallin tend

Duke u mbajtur për dore,

Duke ecur gjatë shtigjeve

Nën qartësinë e hënës

Nga viti në vit

Nga muaji në muaj

Nga dita në ditë

Dhe gjithçka që duam në botë

Do të përmbushet.



Orteqe

 
Orteqete dëborës
Ma mbulojnë zemrën 
Dhe sytë
Dhe s’mund të ndjej
Asgjë dhe as
Nuk shoh.
Shtigjet me dëborë
Ngjiten nëpër orteqe
Kah zemrat e ftohta.
Ndjenjat janë të thyera
Nga fjalët-erëra të thata.
Ndalesa në udhëkryq
Nuk sheh nuk dëgjon
Se gjithçka është e ftohtë.
Orteqe dëbore
Ma mbulojnë zemrën 
Dhe sytë
Dhe nuk mund ta ndjej
Sepse shpirtin e kam
Të shtangur.


Shpresa

 

Pres që era të fryjë

Nëpërgjethishte

Me shpresën se

Do të ndjesh flokët

Mbi shpatullat e mia.

Pres të lëvizin gjinkallat

Nëpër fijet e kullosave

Me shpresën se

Do të ta dëgjojnë zërin.

Pres të lëvizin peshqit

Përmes ujit

Me shpresën se

Do të t’i ndjejnë lotët.

Pres hapat e sorkadhes

Midis pemëve

Me shpresën se

Do të t’i dëgjojnë hapat.

Pres që zogjtë të fluturojnë

Midis degëve

Me shpresën se

Zemra jote do fluturojë

Në drejtimin tim.


Tinguj

 

Në çdo fllad ere

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo fëshfërimë gjethesh

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo fërfëritje të natës

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo shushuritje të ujit

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo ulërimë të detit

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo trill të shpendëve

Dëgjoj zërin tënd.

Dhe të gjitha këto

Ma pëshpërisin

Një gjë të vetme:

Të dua!


 
Pamje
  
Në çdo lindje të hënës
Ta shoh fytyrën.
Në çdo vezullimë ylli
Ta shoh fytyrën.
Në çdo kokër vese
Ta shoh fytyrën.
Në çdo pikë shiu
Ta shoh fytyrën.
Në çdo shkëlqim uji
Ta shoh fytyrën.
Në çdo lot përmallimi
Ta shoh fytyrën.
Në çdo hije reje
Ta shoh fytyrën.
Dhe të gjitha këto pamje
Të thonë 
Ditë pas dite
Natë pas nate
Se të dua.

 

Zodiaku i luanit

 

Po shikoj në ty

Një felinë!

Dhe doja të të them

Se fort shumë më pëlqen.

Megjithëse ke një pamje të qetë

Ti je më i rrezikshëm

Atëherë kur hesht.

Qëndro dhe më

Sshiko gjatë

Edhe pse po hesht

E di se më thërret.

Dua të vij

Zani  te ti.

Por do të kalojë

Një kohë.

Tani neve po na ndan

Një një xhungël e madhe

A nuk po e sheh?

Çfarë bote e keqe

Gjëra të kota.

Prit derisa të vijnë

Ditë të bukura

Dhe pemët jeshile.

Dhe pastaj do të të marr

Në krahë.

Porsi si një mace do gërhatish

Dhe këtë botë

Ashtu siç është

Nga e prapa do ta

Përmbysish atëherë.

Vetëm duke dashur

 
Duke dashur engjërisht
Një zemër
Lidhur me zinxhirë
Do ta çrobërosh
Ngadalë, ngadalë, dashuri.
Duke dashur si lulet
Një zemër
Të mbuluar me lule
D ta çrobërosh
Ngadalë, ngadalë, rrënqethje.
Duke dashur me lotë
Një zemër
E lagur nga uji i turbullt
Do t’ia çrobërosh
Ngadalë, ngadalë, mendimet.
Vetëm duke dashur
Një zemër
Që dëshiron dashuri
Do ta sjellish
Ngadalë, ngadalë, në lumturi.

 

Falënderim

 
Të falënderoj dashuri
Sepse shpesh mendoj
Se pas kanë kaluar
Kaq shumë re
Dhe rrënqethje
Dhe tronditje
Kaq shumë lot
Që u derdhën
Kurse buzët
M’u thanë 
Ato dalin ngadalë
Nga rrezet e diellit
Ditë të bukura
Dhe të kthjellëta
Dhe mu për këtë unë
Të falënderoj dashuri!

 

Dita e Apocalipsës

 
Pasi
Mbaruan
Aq shumë botë
Për mua,
Kam pritur
Këtë ditë,
Në të cilën do të dimë
Nëse do vdesim,
Nëse do jetojmë
Ose nëse do të duam.
Por unë dua të të them,
Se ata që dashurojnë
Edhe në tokë
Edhe në qiell
Kurrë s’do humbin,
Por ata jetojnë
Përjetësisht.

 

Netë me rradhë

 
Në mendimet e natës
Unë degdisem
Mbi horizonte
Të të kërkoj.
Në ëndrrat e natës
Përpiqem të ta shoh
Fytyrën duke qeshur.
Drita e natës ndërkaq
Të mbështjell
Me një vello.
Hëna të mbulon.
Vetëm yjet duke rënë
Përpiqen herë pas here
Të ma tregojnë vendin
Ku mund të jesh.
Të kërkoj në mendime
Dhe në ëndrra
Netë me rradhë.
Vetëm yjet
Më ndihmojnë
Duke ta lëmuar fytyrën
Duke më treguar
Sipas rradhës
Sytë e flokët
Dhe buzëqeshjen
E dashurinë
E formuar në kubenë
E trupit tënd.


Më thirr ti

 
Më thirr ti
Se në botën time
Nuk janë
Telefonat.
Dhe ato që janë 
Nuk mund t'i dëgjoj
Ngase zemra
Më rreh aq shumë.
Më thirr gjatë natës
Nëse do
Me zilet e argjendta
Të lidhura me hënën.
Më çdo fryrje
Të erës
Ato do më tregojnë
Një fjalë të mirë.
Më thirr gjatë natës
Nga ora një
Kur nga luciferi
Vetëm një
Do të vijë
Dhe do të të tregojë
Fjalë të mira
Nga unë
Dhe nga bota.
Më thirr gjatë natës
Nga ora dy
Kur luciferët
Të dy së bashku
Do të të tregojnë
Diçla rreth nesh.
Më thirr gjatë natës
Mga ora tre
Më mirë
Më thirr kur të dosh
Që të ta dëgjoj
Zërin tënd
Të kapur në erë
Dhe të t’i shoh
Sytë e përlotur.
Më thirr ti
Se në botën time
Nuka ka sa duhet
Telefona.


Fundi i vitit

 

Mendime dhe retë

Buzëqeshje dhe lule

Lotët dhe ujërat

Zemrat dhe pëshpëritjet.

Ditë dhe netë

Pritje në porta

 Natë dhe ditë

Mall dhe dashuri.

Qielli dhe yjet

Mendimet e mia

Nga horizonti vijnë tek ti

Të dërguara prej meje.

Në fund të vitit

T’i vënë ato në prag

Edhe natën edhe ditën

Me mall dhe dashuri.

Dhe dëshiroj t’i kesh

Mirësi dhe shumë vite!

 

Puthja

 

Më puth të lutem

Për të kujtuar

Një lindje

Të diellit.

Më puth të lutem

Për të kujtuar

Një lindje të hënës.

Më pëshpërit në vesh

Të lutem

Fjalë për ledhatim

Dhe përmallim.

Dua të

Më kujtohet

Për momentet

Dhe kuptimin e tyre.

Të më vajtosh të lutem

Në supe

Që të laj

Me lotë

Fytyrën që

Ka qarë

Duke menduar për ty.

 Më puth të lutem

Më pëshpërit

Dhe pastaj qaj

Të premtoj pastaj

Se gjithçka

Do të jetë mirë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat