Vepra që pasuron segmentet artistike me një mori zhanresh e tematikash... - Bota Sot
Vepra që pasuron segmentet artistike me një mori zhanresh e tematikash...

Libra

Vepra që pasuron segmentet artistike me një mori zhanresh e tematikash...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:43
Libri i tetë me radhë të autores Migena Arllatit- studiuese, hulumtuese, shkrimtare,fituese e çmimit “Imazhi kombëtar në kritikën letrare dhe shume të tjera

Në promovimin kushtua librit të tetë me radhë

të autores Migena Arllatit- studiues, hulumtueses, profesoreshës, shkrimtare,fituese e çmimit “Imazhi kombëtar në kritikën letrare”, poete, aktivistes e shumë aktiviteteve  dhe fituese të shume çmimeve në botën shqiptare dhe diasporë - në Pallatin e Kulturës “Arsim Vokshit” në Gjakovë - në pranin e dashamireve të shumtë të librit nga Kosova dhe Shqipëri u bë përurimi i librit me titulli “Etern’Ars –II”. Në fjalën  kushtua librit- folësi Kujtim Agalliu në mes tjerash u tha:”Të lexosh dhe analizosh librin e kësaj autore të mirënjohur  është njësoj sikur të ndodhesh në një kompleks modern ndërtesash, me një arkitekturë të veçantë dhe të mirëprojektuar nga arkitektja e tij, ndoshta ky nuk është krahasimi i duhur ta quaj një kopsht me njëzet e nëntë lehe me lule shumëngjyrëshe, apo fjala vjen një mozaik me guralecë të formave e ngjyrave të ndryshme, askush nga këto përcaktime nuk do ta sillte të plotë tablonë e kësaj ngrehine artistike të kësaj studiueseje tashmë të mirënjohur. Gjinitë e veprave, që ka marrë përsipër të analizojë e komentojë  kritikja dhe studiuesja Arllati përmbajnë në brendinë e tyre një mori zhanresh e tematikash, duke filluar nga gazetaria, kinematografia, arsimi, monografia, piktura e skulptura, veprave muzeore dhe kështu me radhë, deri tek veprat letrare, që zënë një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në këtë libër me kritika. Ajo që bie  në sy, që në krye të këtij libri me shumë vlera, autorja e librit operon me një fjalor të pasur letrar e gjuhësor, të qartë e të kuptueshëm, elokuent e të pasur me elemente artistik, pa dallim, në të gjitha kritikat apo parathëniet që ajo ka përgatitur për të evidentuar vlerat e arritjeve artistike e letrare në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.

Në  këtë  libër me shumë vlera, autorja  operon me një fjalor të pasur letrar e gjuhësor, të qartë dhe të kuptueshëm

Në këtë aspekt, veprimtaria e saj fiton një hapësirë tej kufijve dhe bëhet gjithëpërfshirëse e krijimtarisë së autorëve shqiptarë. Kur jemi këtu duhet theksua së analizat janë të thella dhe të qëndisura nga dora e një qëndistareje me përvojë, tepër korrekte dhe e sigurt për atë që po bën dhe që do t’i paraqesë lexuesit. Për mua, e bukura dhe e veçanta e librit është koloriti gjithëpërfshirës i çdo lloji vepre, gjë që tregon për diapazonin e gjerë njohës të autores. Ashtu siç di të analizojë një ditar udhëtimesh, po me aq siguri e pjekuri ajo analizon çdo vepër që ka marrë përsipër të hulumtojë. Nuk mund të bësh dallim nga kritika e një vepre arti apo monografie nga kritika e një vepre të mirëfilltë letrare poetike qoftë, apo prozë. Në libër nuk mungojnë fjali me nënkuptime filozofie, çka ia shton vlerat si: “Aftësinë e të folurit, të të shprehurit, vepra e merr pikërisht nga tërësia e ndërtimit të jashtëm” kur është fjala për analizën e veprave të skulptorit Asim Lokaj. Kjo nënkupton nivelin e lartë përgatitor të autores, si dhe seriozitetin për t’i shprehur konkluzionet e saj për analizën që bën. Të tilla ka shumë, aq shumë se shijen e tyre do të ketë kënaqësinë ta provojë lexuesi, i cili do të ketë në dorë këtë libër, sepse libri nuk është një fasadë e zbukuruar së jashtmi por, siç thashë më sipër, një kompleks modern ndërtesash, që veç bukurisë së jashtme ato të mahnitin me rregullin, harmonizimin e çdo detaji, edhe në mjediset e brendshme, ku është fokusuar gjithë vëmendja dhe përkushtimi i autores. Çdo autor që përfshihet në këtë vepër ndihet komod, i sajdisur, i vlerësuar dhe i papërjashtuar nga vëmendja e kritikës apo lexuesit. Kush tjetër veç kritikës do të luajë rolin nxitës, shpresëdhënës, udhërrëfyes për autorin e një vepre? Aq më tepër në një kohë kur indiferentizmi, rënia drastike e leximit të librit janë bërë shqetësuese për shoqërinë e sotme! Të jesh shkrimtar apo poet i mirënjohur në qytetin tënd dhe askush të mos të ketë lexuar një vepër tuajën, a nuk tregon kjo se interesi për letërsinë ka rënë dhe vazhdon të bjerë? Po atëherë, a duhet të ndërpritet shkrimi i veprave, i prozës, i poezisë, apo dhe i kinematografisë? Sigurisht që jo!

Autorja e librit është një krasitësh e kujdesshme dhe me eksperiencë

Nëse një poet nuk do të shkruante qoftë dhe një varg, ai do të pëlciste nga marazi, do të asfiksohej dhe mjerohej në të përditshmen e tij. Po kështu edhe një shkrimtar, që e ka kokën plot me ide e ngjarje, do të kishte të njëjtin fat. Por, jo, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë! Krijuesi i sotëm ka fituar imunitet për ta përballur edhe këtë kohë absurdi, dhe gjithmonë kërkon udhë e shtigje të rinj për të përsosur veprën e tij dhe për ta bërë atë të hyjë me çdo kusht në botëkuptimin e lexuesit indiferent. 

E tillë është edhe autorja e librit që u promovua, një krasitës e kujdesshme dhe me eksperiencë.

Me analizat e hollësishme, të thella dhe emocionale, ajo e josh lexuesin që të dalë nga ngërçi i indiferentizmit, të shohë dhe të kuptojë se pa fjalën artistike, pa idetë dhe bukurinë e gjuhës mëmë, nuk mund të ecet përpara, nuk mund të emancipohet asnjë komb. Një vepër e mirë, sigurisht të bën fjalaman, mendon se i ke thënë të gjitha, dhe në fund, pasi e lexon të duket se nuk ke thënë asgjë. Të bën ta lexosh e ta rilexosh, për të mos u gabuar në gjykimin, siç thotë autorja në analizën e librit me tregime të Muharrem Blakaj: “Pas çdo tregimi “mbyllesha” brenda një bote rrëfimesh, të cilat më bënin të mbisundohesha nga emocioni. Ky, emocioni, është ndjesia primare dhe fundore që merr fund e krye gjatë leximit të fletëve të këtij libri...”

Pra, a kam të drejtë kur them se ndjesia dhe emocioni që merr nga një libër i mirë, varet se me çfarë këndvështrimi e shikon dhe se sa përputhet gjendja jote shpirtërore me atë që është shkruar, dhe kësisoj edhe gjykimi për këtë vepër do të jetë i realtë dhe i pranueshëm për të gjithë. Sigurisht njëra vepër letrare apo artistike qoftë, ndryshon nga tjetra. Mënyra e të shprehurit të një ndjenje, ideje apo gjykimi nuk është e një llojit tek secili. Çdo krijues ka individualitetin e tij, ka personalitetin dhe nivelin e tij krijues. Por, ama, secili veças dhe të gjithë së bashku kanë një mision: të përçojnë tek lexuesi vlerat më të mira shoqërore dhe edukative, të japë zemër dhe shpresë për një botë më të mirë. Me dashuri dhe përkushtim, këto vlera i ka qëmtuar autorja Migena Arllati në librin e saj i cili do të jetë si një pasqyrë ku secili autorja do të shohë veten e saj, do të ndihet i nderuar dhe i vlerësuar, si dhe lexuesi do të nxitet për ta njohur nga afër çdo krijues dhe të jetë i interesuar për të lexuar secilën vepër më vete. Vepra të tilla janë Bibla të Artit që do të përcillen nga brezi në brez!

Kontributi i Megana Arllatiti shkëlqen në të gjitha segmentet profesionale në botë shqiptare

Në vazhdim të këtij promovimin folësi i dyte Nikollë Loka, shkrimtar dhe kritiku letrar duke folur për librin në mes tjerash tha: Autorja e librit që e promovuam  është një femër e tillë, e realizuar në një proces të pandalshëm rritjeje profesionale:   studiuese dhe poete, profesorë dhe publicistë, e angazhuar për të realizuar potencialet e veta krijuese në jetë, si një grua e suksesshme, nënë dhe bashkëshorte shembullore, studiuese akademike dhe shkrimtare e njohur etj. Puna intelektuale, më shumë se sferat e tjera të veprimtarisë njerëzore ka nevojë për mbështetje dhe atmosferë familjare të qetë. Njerëzit priren të besojnë se një grua e fortë dhe e pavarur mbështetet te vetja por, në fakt, shumica e grave të suksesshme kanë burra dhe fëmijë që i mbështesin. Ky mjedis pozitiv familjar, që Migena e pati gjithnjë të pranishëm në jetën e saj, bëhet shtytje për të ecur përpara. Ajo është rritur në një mjedis të kulturuar familjar dhe një ambient të ngjashëm ka gjetur në familjen e burrit të saj. Në familje të tilla, ku flitet gjithnjë për librin dhe dijen, të gjithë kontribuojnë për kulturën e punës, që çdo pjesëtar të bëjë zgjedhjen më të mirë profesionale në varësi të prirjeve dhe aftësive të veta. Kjo do të thotë se edhe pas një gruaje të suksesshme, gjithnjë ndodhet një burrë fisnik dhe i suksesshëm në jetë.

Image
Nga kryesia e promovimit të librit  në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi në Gjakovë kushtua veprës të Migena Arllatit 

Shkenca dhe arti shpesh konsiderohen të largëta, sa një person i angazhuar në njërën fushë, mendohet si i pasuksesshëm në fushën tjetër dhe shkencëtarët artistë apo shkrimtarë vështrohen me kuriozitet. Në realitet, shumë shkencëtarë janë dhe artistë e anasjelltas, pavarësisht se te njëri apo tjetri mbizotëron vokacioni shkencor apo artistik, sepse shkenca dhe arti janë në një marrëdhënie të ndërsjellët. Shkenca ka nevojë për art dhe për njerëz krijues që të kapërcejë të sotmen, por dhe arti gjen te shkenca mënyrat e reja shprehëse. Vendi ku shkenca dhe arti shkojnë më mirë bashkë është gjuhësi - letërsia, si streha e përbashkët e studimeve dhe krijimtarisë, duke bërë që krahas gjuhëtarëve, kritikëve letrarë dhe shkrimtarëve, të formohet edhe gjuhëtari studiues i letërsisë, njëkohësisht publicist, shkrimtar dhe poet. Një angazhim i tillë ka kërkuar motivim dhe qëllime të qarta. Janë tre cilësi që i bëjnë njerëzit e suksesshëm të dallohen nga të tjerët: Përcaktimi në jetë, shpirti krijues dhe këmbëngulja për të kapërcyer pengesat.

Në familje, ku flitet për librin dhe dijen, të gjithë kontribuojnë për kulturën ...

Migena është poete e shquar, shkrimtare e njohur, gjuhëtare, intelektuale me përmasa mbarë kombëtare, e lidhur shpirtërisht me dy qendra kulture: Elbasan dhe Gjakovë. Dashurinë për dijen që ajo e fitoi në gjirin e familjes së saj në Elbasan e ruajti edhe në familjen e re në Gjakovë, në qytetin që ia njohu dhe pranoi aftësitë. Atje filloi punë për herë të parë, u bë gazetare dhe publicistë e njohur; atje pati angazhimet e para qytetare si grua intelektuale; atje i hyri karrierës akademike dhe u bë një përfaqësuese e denjë e studiueses shqiptare. Dhe sot, ajo është një poete, publicistë,  krijuese dhe studiuese e gjuhësisë dhe letërsisë.

Ajo ka marr pjesë me publikime shkencore në dhjetëra konferenca të ndryshme të organizuara kombëtare dhe ndërkombëtare nga Universiteti i Tiranës, i Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe në aktivitete letrare e kulturore jashtë vendit, në Slloveni, Itali, Zvicër, Gjermani e Angli.

Ka dhe dhjetëra bashkëpunime të tjera dinjitoze në shoqata intelektuale, ku ajo si një humaniste e vërtetë kontribuon për shoqërinë pa shfaqur lodhje, deri te përfshirja kohët e fundit në stafin drejtues të gazetës së Alpeve “Tropoja”, ku Migena mban funksionin e rëndësishëm si  zëvendës kryeredaktore. Veprimtaria intelektuale dhe qytetare e Migenës nuk mund të përmblidhet në pak rreshta, pasi është në zhvillim të hovshëm, por arritjet e deritanishme janë të tilla sa ajo të ndihet mirë dhe të vazhdojë udhëtimin e saj krijues drejt objektivave të reja.

Image
Migena Arllati  u nderua me titullin “Imazhi kombëtar” për kritikën letrare

Publikime shkencore të Migena Arllaltit në qendër të vëmendjes të konferencave   kombëtare dhe ndërkombëtare

Shkrimtari poeti, studiuesi i artit dhe publicisti Miho Gjini në fjalën e tij- duke folur për librit para të pranishmeve në mes tjerash tha:’Në një veprimtari si “Netët e Poezisë” do të shijosh edhe poezinë, edhe natën. Por, kur në këtë harmoni të natyrës tretet edhe figura, zëri e shpirti i poetes apo i poetit, vetëm atëherë mund të jonizohet atmosfera, “yjet të zbresin në tokë” dhe njeriu të ndjehet i plotë. Dhe, ca më tepër akoma, kur je nën blirët e Korçës e flladin qytetar të saj, ndjesia për të bukurën është e prekshme. Pikërisht në një natë të tillë do ta njihja edhe poeten nga Elbasani, banore nga Gjakova Arllatin, duke interpretuar vargjet e saj poetike. Fytyra e saj ndriçohej nga neonet e fshehura nën degët e blirëve i cili bëhej edhe më i qartë imazhi i saj femëror, kur shqiptonte me zërin e saj të mëndafshtë vargje dashurie të ndjera për “tisin e natës, që i rrokullis ditë - netët njëra pas tjetrës, duke dëgjuar trokun e hapave pas mesnatës”, ndërsa “gjethet binin mbi shpirtra të zhveshur”, kur ajo ende “nuk dinte kush ishte, bashkë me qershorin, duke ndjerë çeljen e buzëve. Isha ulur në rreshtin e parë, bashke me mikun tim, poetin e njohur Xhevahir Spahiu që sapo kishte recituar poezinë e tij kushtua “Zogun mbi degën e mollës”, që cukiti me sqep gjysmën e kokrrës e gjysmën tjetër e la për poetin”. Në krahun tjetër kisha lirikun Skënder Rusi, poezia e të cilit për dashurinë na kishte flakëruar zemrat në moshatarëve. E, që të treve do të na ngazëllente Migena nga Kosova, për të cilën moderatori i mbrëmjes poetike Demir Gjergji, do të ngutej për të na qartësuar se poetja kosovare e cila realisht ishte bijë e Elbasanit, që e kishte ngritur folenë në Gjakovë, ku jeton me bashkëshortin e saj, muzikologun e njohur Behar Arllati, dhe katër yjet që kanë sjellë në jetë. Por, si fëmijët, Migena i do me shpirt edhe  librat, krijimet dhe studimet e saja. Vetëm atëherë ndihet e plotë në universin e saj. Të nesërmen, një drekë në Voskopojë, teksa Migena me fliste për gjurmët e lashta të qytetërimit tonë, do të ma plotësonte figurën e saj, edhe si pedagoge e filologjisë, e Albanologjisë, por edhe si kritike letrare, lektore në universitet dhe si veprimtare shoqërore, me një elokuencë e oratori sugjestive, përkrah një bashkëshorti që sapo kishte botuar librin monografik për këngëtarin Xhavit Xhepa, tepër i preferuar edhe në Kosovë. Nuk më kishte qëlluar të kisha pranë një çift kaq të dhënë pas poezisë, këngës, dashurisë, miqësisë e natyrës. Të hareshëm që të dy, duke shpërndarë dashuri e miqësi për të gjithë ne. Disa kohë më vonë, do të kaloja nga Gjakova me dy miqtë e mi shumë të dashur. Poetja ishte dhe nuk ishte aty, por një gotë vere do ta pinim për të, për “Qytetaren e Nderit” të Elbasanit, Migenën tonë që u bë qytetare e nderuar e Kosovës. E unë do të recitoja aty dy vargje nga poezia e saj për “perënditë që nuk dashurojnë: “Pa titull është kënga ime. Këndojeni si të doni!”. Po do të takohemi përsëri Migena, ndofta edhe aty, në Gjakovë, ku e njësove shpirtin tënd edhe me poezinë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...